Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore.
Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen Petrov, njofton BTA. Tempulli në manastir është i pari në vend kushtuar Shën Aleksandër Nevskit dhe u ndërtua me sugjerimin dhe ndihmën financiare të Gjeneralit Mihaill Skobelev dhe familjes së tij. Në 1878, gjenerali dhe divizioni i 30-të i këmbësorisë i komanduar prej tij u vendosën pranë qytetit Jamboll. Në fillim të vitit 1879, ushtarët rusë dhe popullsia vendase filluan ndërtimin e një kishe, pranë vendit të manastirit mashkullor të shkatërruar nga turqit gjatë Kryengritjes së Prillit të vitit 1876.
Ndërtimi i tempullit përfundoi me punën vullnetare të banorëve të qytetit Jamboll dhe popullsisë së fshatrave përreth. Në shtator 1884 u shugurua solemnisht dhe deri në vitin 1934 i përkiste Kishës Ortodokse Ruse, pas së cilës i kaloi Patrikanës Bullgare.
Ungjilli, së bashku me një kryq ortodoks të gdhendur, iu dhuruan tempullit nga Gjenerali Skobelev, ndërsa nëna e tij dërgoi një llambadar xhami që ende ndriçon kishën. Të gjitha sendet e nevojshme për liturgjitë dhe pankartat e kishës janë ruse. Ikonat u pikturuan në Lavrën e Kievit-Peçora, dhe ikonostasi u gdhend nga murgjit rusë dhe u soll në Bullgari pjesë-pjesë.
Si një relikt veçanërisht çmuar, tempulli ruan gjithashtu disa faqe me emrat e 449 vullnetarëve bullgarë – opëllçenas dhe 462 ushtarëve rusë të Divizionit të 30-të të Këmbësorisë, të cilët vdiqën në betejat për çlirimin e Trakisë gjatë Luftës Ruso-Turke. Emrat e tyre lexohen gjatë shërbesave përkujtimore në kishë dhe janë shkruar në pllakat e mermerta të kompleksit memorial të ndërtuar në vitin 1978 pranë kishës.
Në vitin 1879 u rindërtua edhe manastiri i burrave “Shën Spas” dhe dy igumenët e parë ishin murgj rusë. Ata organizuan një fermë të vogël blegtorale me të cilën siguronin jetesën. Në vitin 1910, murgjit hapën një vrimë në një shpellë pranë manastirit, nga ku rridhte ujë shërues dhe e quajtën "Burimi i gruas samaritane".
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook /Stoimen Petrov, tourism-yambol.com
Arkeologët zbuluan në Plovdiv më shumë se 500 monedha nga periudha të ndryshme dhe shufra ari për të bërë bizhuteri. Gjetjet janë nga gërmimet e shpëtimit në rrëzat e Qytezës së Vjetër pranë portës së madhe lindore të Filipopollit të lashtë. Në epokën..
E quajnë Virgjëreshën e Shenjtë Nëna e Jetës së vërtetë, e cila me lutjet e saj shpëton shpirtrat e njerëzve nga vdekja. Ajo është më e dashura dhe më e lavdëruara pas Zotit, tek e cila të gjithë i drejtohen. Kisha e nderon atë më 15 gusht, Ditën e..
Dy kisha me emrin e Shën Nikollës ngrihen në një oborr në fshatin Vlladimirovo në rajonin e qytetit Montana të Bullgarisë Veriperëndimore. Njëra është ortodokse dhe tjetra katolike, gjysmë e rrënuar. Tempulli katolik u ndërtua në vitet 1422-1423 nga..
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës..