Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil Neftohim Burgas. Dje, Financial Times, duke cituar burimet e veta, raportoi se gjigandi rus i energjisë Lukoil planifikon t'i shesë pjesën më të madhe të aksioneve në rafinerinë e tij në Bullgari, aseti më i madh i kompanisë në Ballkan, një konsorciumi katar- britanik.
"Kjo më shqetëson mua personalisht - mungesa e ndonjë informacioni të dhënë në mënyrë zyrtare," komentoi Malinov. “Nuk mund të komentoja pronarin e ri të shpallur nga ju, mediat, pasi nuk jam i njohur as me strukturën dhe as me përbërjen e kësaj prone”, shtoi ai.
Malinov deklaroi se do të bëjë pyetje zyrtare tek aksionerët dhe menaxhmenti i rafinerisë për transaksionin e mundshëm, pas së cilës do të bëhet një analizë e plotë e tregut të karburanteve në Bullgari dhe e ndikimit të shitjes së mundshme në politikën fiskale të shtetit. Ai deklaroi se për momentin nuk mund të thotë se si do të ndikonte kjo në tregun e karburanteve në vendin tonë dhe në të ardhurat në buxhet, duke pasur parasysh taksimin e fitimit të tepërt të “Lukoil Neftohim Burgas”. Bullgaria ka një aksion ari në rafineri, por ky aksion ka të drejta të kufizuara.
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..
Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..
Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..