Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në gjuhën bullgare, u prezantua mbrëmë nga Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT). Teknologjia mund të shfrytëzohet lirisht dhe të aplikohet në sistemin e çdo institucioni, kompanie apo organizate bullgare. “Teknologjia e re mund të përdoret për të krijuar përmbajtje edukative, për mësim të personalizuar, për kërkim shkencor dhe për të lehtësuar punën administrative”, shpjegoi ministri i arsimit Prof. Galin Cokov. "Avokatët gjithashtu mund të kërkojnë raste të ndryshme në një det vendimesh gjyqësore. Pyetje të ndryshme mund t'i bëhen edhe modelit të ri - për historinë, për kulturën", tha drejtori shkencor i INSAIT Prof. Martin Veçev. Shkencëtari shpjegoi se një nga aplikimet e tij është chat. Ai do të fillojë punën për shoqërinë nga e shtuna më 23 nëntor.
Lexoni më shumë:
Në vitin 2025, një numër rekord prej 4000 studentësh nga universitete elitare anembanë botës aplikuan për programin veror të kërkimit të Institutit për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji – INSAIT pranë Universitetit të..
Pas 55 vitesh, Bullgaria u rikthye triumfalisht në EXPO 2025 në Osaka të Japonisë, dhe pavijoni i saj në ekspozitën botërore gëzon interes të madh. "Interesi i sipërmarrësve japonezë në lidhje me investimet tregon se jemi në rrugën e duhur", tha..
Banica tradicionale bullgare renditet e treta në renditjen prestigjioze të faqes "Taste Atlas" për gatimet më të mira të djathit në botë. Banica (byreku) ka një vlerësim prej 4.5 nga 5 pikë të mundshme. Para pjatës bullgare renditen oferta nga..
Në Sofje u prezantua libri i ri "Komunitetet bullgare në Shqipëri dhe Kosovë. Proceset shoqërore-politike dhe pasojat demografike (1913-2024)". Studimi i..