Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar një grevë efektive kombëtare, rreth 25% - janë për mitingje kombëtare dhe rajonale, dhe mbi 20% - për mosmbarimin e semestrit të parë shkollor.
Mësuesit kërkojnë rritje të pagave prej 21%, gjë që do t'u garantojë 125% mbi pagën mesatare bruto për vendin, tha për BNR Julijan Petrov, kryetari i Sindikatës "Arsimi" pranë Konfederatës së Punës "Podkrepa".
“Një mësues i ri merr aktualisht një pagë prej 1445 leva (738,8 euro), gjë që është tregues se të rinjtë edhe nëse bëhen mësues nuk do të mbeten në shkollë për një periudhë të gjatë me detyrat e shumta që kanë”, komentoi sindikalisti. Kështu, nëse shpërblimet nuk rriten, mosha mesatare në sistem – mbi 52 vjeç për momentin – do të rritet edhe më shumë.Bullgaria do të përfaqësohet nga presidenti Rumen Radev dhe ministri i jashtëm Georg Georgiev në Konferencën e Sigurisë në Munih. Në axhendën e liderëve botërorë është lufta në Ukrainë, propozimet e presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet e paqes,..
Të premten do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i lindjes. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-jugperëndimor. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 4° dhe 1°, për Sofjen - rreth minus 1°...
Pas shembullit të Kroacisë, e ndjekur nga Greqia, Rumania, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, katër organizata në Bullgari e shpallën 13 janarin një ditë pa blerje në zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë për shkak të..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e..
Më në fund ekziston vullneti politik në nivelin më të lartë për të zgjidhur konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë përmes diplomacisë dhe ky proces duhet të..