Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fotografja Mihaella Arojo: Është e rëndësishme të njohim historinë e bullgarëve të Besarabisë

10
Foto: Facebook / Mihaela Aroyo

Mihaella Arojo është një fotografe profesioniste nga Varna dhe nuk ka të afërm apo miq që janë bullgarë besarabianë. Megjithatë, në vitin 2019, e impresionuar nga një prej udhëtimeve të saj në një festival të të rinjve në një fshat moldav, ajo vendosi t'i përkushtohej seriozisht studimit të kulturës, historisë dhe identitetit të diasporës bullgare në Besarabi. Kjo i lejoi asaj të bënte 14 udhëtime në rajon, të vizitonte mbi 60 vendbanime, të banuara kryesisht nga bullgarë dhe të regjistronte intervista me ta, këngë dhe tregime. Ajo pranon se në vizitën e saj të parë, nuk dinte pothuajse asgjë për rajonin:

"Para se të shkoja atje për herë të parë, mendoja se Moldavia dhe Ukraina ishin vende që ndodheshin shumë larg. Doli që nga Varna në Bolgrad janë vetëm 350 kilometra. Ndjenja që mbizotëron kur udhëton drejt atij vendi është se pavarësisht se kalon disa kufij, ndihesh sikur je duke udhëtuar drejt një vendi të afërt, sikur kthehesh në atdhe. 200 vitet e fundit kanë qenë jashtëzakonisht dinamike për rajonin dhe autoritete të ndryshme vendosin kufizimet, urdhrat, gjuhët e tyre dhe qeverinë e tyre. Të pranuara nga vendasit, disa nga këto ndikime mund të ndihen ende sot."

Mihaella kujtoi se në jetën e tyre të përditshme bullgarët e Besarabisë flasin të paktën tre gjuhë - bullgarishten amtare, rusishten, e cila pranohet si gjuhë universale e komunikimit për shkak të përbërjes multietnike të rajonit, si dhe moldave ose ukrainase, në varësi të faktit se në cilën anë të kufirit jetojnë. Një grua nga rajoni, e cila merret me përkthime nga anglishtja, i tha një herë se nuk ishte e sigurt se në cilën gjuhë mendonte, por ishte e bindur se ëndërronte në bullgarisht. Pikërisht kjo shprehje e sinqeriteit u bë edhe titulli i një ekspozite fotografie të përfunduar së fundmi, në të cilën Mihaella tregon vetëm një pjesë të fotove të shumta që solli nga udhëtimet e saj në Besarabi:

"Ato korrespondojnë disi me përvojën dhe njohuritë e mia për Besarabinë, e cila në fillim, pesë vjet më parë, përfshinte vetëm tiparet kulturore më të dukshme, dhe gradualisht kaluam në fotografi më metaforike që zbulojnë detaje të tjera nga jeta e njerëzve atje”.

Një nga temat që shqetëson thellësisht bullgarët e Besarabisë, edhe pse rajoni është larg vijës së frontit, është padyshim lufta e vazhdueshme në Ukrainë për më shumë se dy vjet.

"Kjo është një temë që mundohem ta hulumtoj, por ajo nuk mbizotëron në projektin “Ëndërroj në bullgarisht”, sepse e kam nisur në vitin 2019. Mund të thuash se gjysma e kohës që kam bërë fotot ka qenë para luftës, ndërsa gjysma tjetër - pas luftës. Kjo është një temë që padyshim e ndan shoqërinë si atje, ashtu edhe këtu tek ne. Përpiqem ta shikoj përmes mënyrës sesi lufta mund të ndikojë në identitetin e rajonit, pasi shumë nga iniciativat që bashkojnë komunitetin bullgar aktualisht nuk po zhvillohen, sepse nuk është e sigurt të organizohen tubime masive. Gjithashtu, sa ndikon lufta në jetën e përditshme, pasi njerëzit nuk mund të jetojnë më si dikur dhe janë vazhdimisht nën stres se mund të ndodhë diçka. Muajt e fundit, mosha minimale nga e cila mund të mobilizohen ka rënë dhe kjo prek gjithnjë e më shumë njerëz. Në fshatrat që kam vizituar që nga fillimi i luftës, shoh se pothuajse çdo familje ka bërë sakrificat e saj në front”. 

Mihaella mendon se në vendin tonë tema e bullgarëve besarabianë diskutohet jashtëzakonisht rrallë dhe në mënyrë të kufizuar. Kjo mungesë e njohjes me diasporën e madhe bullgare na vë në shumë situata të sikletshme që mund t'i shmangnim nëse do të interesoheshim më seriozisht për jetën e njerëzve me rrënjë bullgare në Besarabi. Ndërsa të rinjtë në Moldavi dhe Ukrainë rriten me një imazh të idealizuar ndaj Bullgarisë, të formuar nga historitë e paraardhësve të tyre. Por në ditët e sotme ata kanë mundësi të udhëtojnë në vendlindjen e paraardhësve të tyre në raste të ndryshme, dhe shpesh kur mbërrijnë këtu, realiteti nuk i përmbush pritshmëritë. Bisedat e tyre me njerëz të rastësishëm, të cilët, të mashtruar nga gjuha e tyre, mendojnë se ata janë rusë dhe janë jashtëzakonisht armiqësorë ndaj tyre, shpesh kontribuojnë në shembjen e imazhit të Bullgarisë - thotë fotografja Mihaella Arojo.

Lexoni më tepër:
Foto: Joan Kolev, BTA, mihaelaaroyo.com, Facebook / Mihaela Aroyo 
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tervell-Ljubomir Bojanov

Si Tervell-Ljubomir ndjek ëndrrat e tij më të guximshme si zbulues në Bullgari

Kurioziteti për botën përreth nesh dhe një dëshirë e pandërprerë për të ecur përpara dhe për të kuptuar se çfarë fshihet pas çdo hapi të ri dhe përparimi në shkencë - ky është filli kryesor i përparimit për një shkencëtar shumë të ri në Bullgari...

botuar më 24-07-16 7.30.PD

Prof. Asoc. Dr. Raqi Bello: Shqiptarët janë një popull tolerant dhe i vlerësojnë bullgarët

Si në shumë vende të tjera nëpër botë, edhe në Shqipëri gjuha bullgare studiohet në mënyrë akademike. Lektorati jonë është pjesë e Departamentit të Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës dhe prej disa..

botuar më 24-07-09 7.30.PD
Doktori Stajko Stajkov

Dr. Stajko Stajkov hodhi themelet e klimatologjisë në Bullgari

Pas Çlirimit të Bullgarisë në vitin 1878, vendi ynë filloi të zhvillohet me ritme të shpejta për të kompensuar mungesën pesëshekullore nga harta historike e botës. Të rinjtë bullgarë diplomoheshin në universitete prestigjioze evropiane dhe ktheheshin..

botuar më 24-07-05 7.10.PD