Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së Krishtlindjes në sheshin “Vëzrazhdane”. Veprimtaria do të përfshijë këngë, valle, një shfaqje nga fëmijët e Shkollës Kombëtare të Arteve “Panajot Pipkov” dhe pjesëmarrës të tjerë.
Qyteza e Krishtlindjeve do të jetë qendra e ngjarjeve, duke përfshirë kauza bamirësie. Një atraksion i pritur këtë vit është sheshi i akullit, i cili do të qëndrojë i hapur deri më 2 janar.
Në programin e Vitit të Ri do të performojnë dyshja “Amore”, Polli Genova dhe këngëtarja popullore Petja Baneva, të cilët do të argëtojnë ata që festojnë në shesh në orët e fundit të vitit 2024. Organizatorët premtojnë shumë humor, efekte ndriçimi dhe një atmosferë festive për të gjithë banorët dhe mysafirët e qytetit.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook /Qyteza e Krishtlindjes – Pleven, BTA, Motoçiklistët e Krishtlindjeve Pleven (arkivë)
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për iniciativat e saj të shumta për të promovuar vendet kulturore dhe historike në rajonin e qytetit..