Strategjia Detare e Bullgarisë për periudhën 2022-2027 dhe planet e përditësuara të menaxhimit për pellgjet e Danubit, Detit të Zi, Detit të Bardhë Lindor dhe Detit të Bardhë Perëndimor dhe programet kombëtare për zbatimin e tyre u miratuan nga Këshilli i Ministrave. Kështu, Bullgaria përmbush kërkesat e dy direktivave evropiane, sipas të cilave janë nisur procedurat kundërvajtëse. Me miratimin e Strategjisë Detare dhe Programit të Masave deri në vitin 2027 vendi i plotëson kërkesat e Brukselit dhe Sofja pret që procedura e shkeljes ndaj Bullgarisë të mbyllet nga Komisioni Evropian, raporton BTA. Planet e miratuara dhe Strategjia Detare çojnë në arritjen e objektivave të Direktivës Kornizë të Strategjisë Detare për arritjen dhe ruajtjen e statusit të mirë të mjedisit detar të BE-së.
Në ditën e parë të vitit të ri 2025 - më 1 janar, nga ora 10:30, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev, së bashku me ministra dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore, do të vizitojnë pikën "Kulata" në kufirin tonë me Greqinë. Arsyeja e vizitës..
Shoqata Turistike Trëna fton turistët të shikojnë së bashku perëndimin e diellit më 1 janar 2025 nga maja Ljubash (1399 m) në malin me të njëjtin emër në rajonin Trëna të Bullgarisë Perëndimore. Ata që dëshirojnë do të nisen për në majën në orën..
Ditën e mërkurë , në ditën e parë të vitit të ri, moti do të mbetet i pandryshuar. Gjatë natës moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa ditën do të jetë me diell dhe i qetë. Në lugina dhe ultësira do të ketë mjegull, me..
GERB-SDS përfundon negociatat për formimin e një qeverie të rregullt për shkak të refuzimit të "Bullgarisë Demokratike" (DB) për të mbështetur një kandidat..
Dy monedhat më të kërkuara nga bullgarët në vitin 2024 mbetën dollari amerikan dhe euroja, si në vitin 2023. Ishin jashtëzakonisht të njohura edhe..
Më 6 janar, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Epifaninë . Sipas Biblës, në këtë ditë Gjon Pagëzori pagëzoi Jezu Krishtin në lumin Jordan...