Shumë qytetarë përfituan nga mundësia për të parë Dorëshkrimin Eninski dhe Triodin e Argirovit, të cilat u ekspozuan sot, më 20 janar, për dy orë në Bibliotekën Kombëtare “Shenjtor Kirill dhe Metodij”. Ngjarja u zhvillua me rastin e 1170 vjetorit të krijimit të alfabetit bullgar dhe letërsisë sllave. Dy dorëshkrimet ruhen në një regjim konstant temperaturë-lagështi, prandaj ekspozimi i tyre jashtë mjedisit të kontrolluar ishte shumë i shkurtër.
Triodi i dhuruar nga filologu Stojan Argirov daton nga fillimi i shekullit të XIII-të. Fragmenti prej 58 fletësh, i shkruar në pergamenë, përmban pjesë të librit liturgjik - Triod të Kreshmës dhe Triod me Ngjyra. Dorëshkrimi është vepër e një letrari, i cili ndoshta e ka kopjuar tekstin nga një dorëshkrim më i vjetër glagolitik. Një tipar tjetër i monumentit janë notat muzikore të sistemit të vjetër bizantin të nevmave. Apostulli i gjetur në fshatin Enina është një monument i vjetër bullgar i shekujve X-XI dhe është monumenti më i vjetër cirilik i ruajtur në territorin e Bullgarisë. Është shkruar në cirilikën e lashtë dhe përmban lexime apostolike.
Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..