Ju ofrojmë një dozë magjie me këngën më të re të interpretueses Kristina Dimitrova-Manasieva, ose e njohur më mirë si KristinSax. Përveçse këndon ajo i bie saksofonit dhe flautit. Veçse interpretuese e këngës së saj të re “Magjia”, KristinSax është autore e muzikës dhe e tekstit, vetëm për aranzhimin iu drejtua Artur Nadosjan.
Ja çfarë thotë KristinSax për këngën e re "Magjia":
“Gjithçka nis me një vështrim kalimthi nën tingujt e saksofonit. Prania e trëndafilit të kuq (në video) si simboli më sensual, e përforcon emocionin. Le të jetë burri një zotëri dhe zonja një grua e vërtetë. Le ta ruajmë bukurinë në dashuri. “Magjia” është një këngë që tregon për marrëdhënie romantike tashmë të harruara”.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook / Kristin SaxGjatë 14 viteve, që kur është në skenë, Mihaella Fileva u afirmua si një nga këngëtaret më të suksesshme të brezit të ri në Bullgari, duke fituar zemrat e një publiku të gjerë. Më 22 tetor në një koncert madhështor në Sofje ajo do të prezantojë këngët..
Një nga ngjarjet muzikore të padiskutueshme të këtij sezoni është koncerti i Barcelona Gipsy balKan Orchestra (BGKO) . Më 22 tetor në Plovdiv, formacioni sensacional etno do të performojë një spektakël të zjarrtë që e çon muzikën përtej dallimeve..
Një ansambël prej dy ose më shumë harpash nuk është diçka e re në skenën bullgare. Por për herë të parë do të kemi mundësinë të dëgjojmë një oktet të tërë, që sigurisht është një ngjarje për vendin tonë . Ideja, përzgjedhja e programit dhe..
Eventi i radhës me të cilin grupi Mary Boys Band shënon 30-vjetorin e tij është një koncert me një orkestër të madhe simfonike në sallën..