Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria, “Mustaqet e Dalí” dhe Picasso

10
Foto: BTA

Lidhja mes Bullgarisë, "Mustaqet e Dalí" dhe Picassos është një temë që mund të mbetet gjerësisht e diskutuar për vitet e ardhshme, e ndoshta edhe për dekadat e ardhshme. Arsyeja për këtë nuk lidhet me teknologjitë e reja dhe inteligjencën artificiale, as me zbulimet në lidhjet e prejardhjes së artistëve të mëdhenj të shekullit të 20-të, por me një grua bullgare - piktoren Anna Mutavska.

E lindur në Burgas dhe e njohur më shumë në skenën e artit botëror sesa në Bullgari, ajo e nisi rrugëtimin e saj krijues në Spanjë, e cila ishte edhe shtëpia e saj në atë kohë. Pikturat e saj gjetën shpejt adhuruesit e tyre mes koleksionistëve në Kanada, Francë, Spanjë, por edhe në vendin tonë. Së shpejti pikturat e saj filluan të merrnin çmime profesionale nga konkurset prestigjioze të artit bashkëkohor. Një prej tyre është çmimi i saj nga konkursi “Mustaqet e Salvador Dalí” në Madrid, në vitin 2022. Menjëherë pas kësaj, organizatorët e Festivalit Ndërkombëtar të Paqes në Kanada krahasuan një nga punimet e saj me pikturën më të famshme të Pablo Picassos dhe në vitin 2023, kuratori i Bienales së Milanos, Salvo Nugnes, e përcaktoi Anna Mutavskën si një "frymëzuese e artit dhe kulturës" dhe theksoi se veprat e saj "nuk pushojnë kurrë së mahnituri shikuesit" sepse ato janë "një urë që kalon përmes artit".

Sot, galeristë dhe kuratorë nga Evropa dhe Amerika e Veriut tregojnë interes të jashtëzakonshëm për punën e artistes bullgare, duke e cilësuar atë si një fenomen të krahasueshëm me atë të artistëve të mëdhenj të shekullit të 20-të. Në shtator 2024, pikturat e saj u ekspozuan për herë të parë në Bullgari, në vendlindjen e artistes - Burgas.

Është interesant fakti se talenti i Annës ka qenë i dukshëm që në fëmijërinë e saj, kur në moshën 10-vjeçare fitoi çmimin e parë në një konkurs mbarëkombëtar vizatimi për fëmijë dhe presidenti i atëhershëm Dr. Zheljo Zhelev ia dhuroi personalisht çertifikatën. Megjithatë, pas mbarimit të shkollës së mesme, Anna mori një rrugë krejtësisht të ndryshme profesionale. Ajo e çon atë në Spanjë dhe atje arti e gjen vetë atë.

Historia e Annës tingëllon si një përrallë dhe si një provokim që mund të përmbysë disa nga idetë tona më themelore për botën, si ideja që ne vetë përcaktojmë se çfarë rruge profesionale duam të ndjekim dhe se zgjedhjet tona janë të pakufizuara.

"Nëse Zoti të ka puthur dhe të ka thënë: "Ti do të jesh i tillë!" "Ti do të jesh!" – do ta kalosh gjithë jetën tënde duke bërë diçka ndryshe, si në rastin tim, shumë më fitimprurëse dhe më pak të bezdisshme, dhe në fund do t'i kthehesh përsëri thirrjes tënde. Para se të bëhesha artiste, kisha një biznes mjaft të suksesshëm në fushën e menaxhimit, turizmit dhe administrimit të biznesit. Tani, falë disa konkurseve spanjolle, kam fituar bursë në Akademinë e Arteve në Madrid, dhe po studioj "Histori Arti" - ndan Anna Mutavska, ndërsa një nga konkurset që përcaktoi rrugën e saj duke fituar bursë në Akademi është “Mustaqet e Dalí". Piktura në të cilën ajo merr pjesë është katërdimensionale dhe titullohet “Dashuria është një pëllumb”.
Dashuria është një pëllumb
"Ideja e përgjithshme ishte për unitetin në këtë botë të pashpirt, në të cilën një nga gjërat e paçmueshme është dashuria. Secila anë e pikturës përshkruante një aspekt të ndryshëm të saj dhe një subjekt të ndryshëm. Në fëmijërinë time, më kishte lënë shumë përshtypje Claude Monet dhe për faktin se si në fillim nuk kuptohej asgjë nga pikturat e tij, por kur e shikoje më nga afër, gjithçka bëhej e qartë. Kishte një frymë në to. Kjo frymë që duhet të jetë gjithmonë e pranishme në çdo gjë që njeriu bën. Edhe nëse ai shet çamçakëz, ai duhet ta ketë!" – thotë Anna Mutavska dhe shton se sot artisti i saj i preferuar është Picasso – pikërisht ai me të cilin e krahasuan në festivalin e Kanadasë:

“Kam marrë pjesë në mënyrë plotësisht anonime në këtë pjesë, që kishte të bënte me kulturën e artit. Më dhanë çmimin e tretë, por nuk kishte asnjë tjetër pikturë të kësaj fushe. Më pas kuratori kanadez dhe kuratori i një prej galerive të Nju Jorkut e quajtën pikturën time: "Gernica moderne". Interesantja është se unë jam e vetmja që më kanë krahasuar me Picasson, dhe unë jam një grua dhe jam bullgare, dhe kështu do të mbetem gjithmonë. E dua Bullgarinë, e adhuroj!" – vëren me buzëqeshje Anna Mutavska, për të cilën “fryma” duket se është ajo ndjenjë e pashpjegueshme në të cilën secili mund të shprehë potencialin e tij të plotë, duke i dhënë kuptim gjërave dhe vendeve ku dështojnë konceptet logjike. Pikërisht kjo është lidhja mes Bullgarisë, “Mustaqet e Dalí” dhe Picassos.

Lexoni më tepër:
Foto: BTA,  Desisllava Shapkarova 
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nicola Zambelli dhe Maria Makedonska

Ruajtja e riteve dhe porosive të paraardhësve tanë na ndihmon të rizbulojmë rrënjët tona

Një histori si një film - ne shpesh themi me vete kur na tregohet një histori e jashtëzakonshme ose dëgjojmë një të tillë nga tavolina fqinje në një kafene. Por është pikërisht kinemaja ajo që duket se e ndihmon njeriun e sotëm të varur në mënyrë..

botuar më 25-01-05 10.05.PD
Daniell Spasov

Daniell Spasov për kuptimin e harruar të traditës "Koleduvane"

Çdo festë ka aromën, teshat dhe meloditë e saj. Kështu është edhe me Krishtlindjet. Dihet pak për këngët e Koledarëve (Grupet e djemve të Krishtlindjeve) dhe qëllimin e tyre, dhe flitet pak për to, madje në shumë raste ato që thuhen janë të gabuara. Por..

botuar më 24-12-26 6.05.PD

Skulptori Jusein Jusuf shndërroi një shatërvan në një galeri në mes të pyllit

Si një galeri arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçe, rajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë Jugore. Fillimi i ndërtimit u dha në vitin 1985 nga babai i Jusein Jusufit dhe një vit më vonë, kur..

botuar më 24-12-22 7.05.PD