Në vitin 2024 ka 16 268 bullgarë të rinj, sipas raportit të komisionit nën nënpresidenten Ilijana Jotova për vitin e kaluar. Pra, për herë të parë në 4 vitet e fundit numri i personave të cilëve u është dhënë shtetësia bullgare kalon 16 000 veta. Kjo la ndodhur për herë të fundit gjatë pandemisë së vitit 2020. Pastaj numri i bullgarëve të rinj ra në 15 171 njerëz në 2021, dhe në vitin e ardhshëm, 2022, pati një kolaps në gjysmë - në 7410 njerëz. Në vitin 2023 personat që morën pasaporta bullgare ishin 12 205.
11 778 persona kanë marrë nënshtetësinë në bazë të origjinës bullgare, për shkak të një prindi -shtetas bullgar, ose natyralizimit të përgjithshëm. 4490 persona kanë marrë dekret për rikthimin e shtetësisë. Komisioni nën presidenten Jotova ka shqyrtuar 24 dekrete për lirimin e shtetësisë bullgare të 240 personave që kanë kërkuar pasaporta për gjithsej 17 vende të tjera: Britania e Madhe, SHBA, Turqia, Maqedonia e Veriut, Zvicra, Japonia, Norvegjia, Singapori dhe vende nga BE-ja, si Belgjika dhe Gjermania. Asnjë bullgar nuk ka hequr dorë nga shtetësia për të marrë pasaportë ruse, siç ka pasur raste në vitet e mëparshme.
Nënpresidentja Jotova ka revokuar natyralizimin e 38 personave të tjerë për shkak të dokumenteve false, mungesës së të drejtës së qëndrimit në zonën Shengen dhe shkeljeve të tjera.
Ndryshe nga vitet e kaluara, kur më së shumti pasaporta bullgare jepeshin për qytetarët nga Maqedonia e Veriut, vitin e kaluar dy vendet e para për sa u përket shtetasve të rinj u zunë nga Ukraina dhe Turqia me përkatësisht 2436 dhe 2163 persona. Bullgarët e rinj nga Maqedonia e Veriut këtë herë renditen në vendin e katërt për nga numri - pas atyre janë qytetarët nga Moldavia (1887). Numri i qytetarëve nga Shqipëria që kanë marrë nënshtetësi bullgare është 1328.
Jordan Minkov mbërriti në Bruksel me familjen e tij në vitin 2007, kur vendi ynë u bë anëtar i plotë i Bashkimit Evropian, pasi gruaja e tij mori një kontratë të përhershme me institucionet evropiane dhe kjo ndryshoi jetën e gjithë familjes. "Në..
Inteligjenca artificiale tani është krijuar tërësisht nga kompjuterët klasikë me algoritme, ndërsa inteligjenca artificiale e bazuar në kompjuterë kuantikë do të jetë shumë më e shpejtë dhe më funksionale, thotë doktoranti Ivo Mihov nga Qendra për..
Pikërisht 3 vjet më parë, më 24 shkurt, filloi pushtimi rus i Ukrainës - një ngjarje që zgjoi Evropën 77 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe vuri në pikëpyetje një nga synimet kryesore të BE-së - parandalimin e një konflikti të ri në..
57% e bullgarëve mbështesin aplikimin e mësimeve të fesë si pjesë e kurrikulës së rregullt në shkolla, tregon një sondazh i Agjencisë Trend. 26% janë..