Gjatë kërkimeve shkencore gjeofizike në akullnajën Kondell në Antarktidë dhe në afërsi të bazës bullgare "Shën Kliment Ohridski", fizikani bërthamor Vasill Gurev ra në një të çarë të thellë akulli. Falë protokollit të sigurisë të ndjekur dhe lëvizjes jashtë zonës së bazës në një komunikim alpin, partneri i Gurev - ndihmësi në terren Aleksandër Vëllçev, arriti ta mbajë atë në një thellësi prej dy metrash dhe ta nxjerrë në sipërfaqe. Këtë e bëri të ditur udhëheqësi i ekspeditave bullgare në Antarktidë, Prof. Hristo Pimpirev, cituar nga BTA. “Aksidenti përfundoi pa komplikime dhe tregoi rëndësinë ekstreme të respektimit të rregullave të sigurisë dhe punën profesionale të ekipeve. Kërkimet gjeofizike në akullnajën Kondell vazhdojnë pa ndërprerje”, shtoi Pimpirev.
Federata e Konsumatorëve në Bullgari, lëvizja “Sistemi po na vret” dhe Sindikatat e Bashkuara të Pensionistëve shpallën bojkot kundër çmimeve të larta në zinxhirët ushqimorë, sipas shembullit të kroatëve, të enjten më 13 shkurt. Gjithashtu u bë thirrje..
Revista “The Economist” mban sot në Sofje një forum kushtuar zhvillimit të ekonomisë bullgare. Aktiviteti mbledh së bashku përfaqësues të institucioneve shtetërore, të biznesit dhe sektorit bankar, si dhe diplomatë. Mysafir nderi dhe folës në forum do të..
Ditën e mërkurë vranësira do të jetë e ndjeshme në pjesën më të madhe të vendit, me ndërprerje të përkohshme para mesditës mbi Bullgarinë Perëndimore. Vende-vende në Bullgarinë Lindore dhe në zonat malore do të bjerë borë të dobët. Do të fryjë erë..
Për herë të parë, Chef's Food Park do të mbahet në Stara Zagora si pjesë e edicionit të tretë të Forumit Kombëtar të Kuzhinës " Chef's Secrets -..
Për të 13-tin vit radhazi, prodhuesit e verës nga rajoni i Mellnikut do të prezantojnë më të mirën e prodhimit të tyre në Festivalin e Verës së Mellnikut..