Më 16 shkurt, një nga kantautorët më të dashur bashkëkohor – Stefan Diomov – mbush 80 vjeç. Shpirti i tij djaloshar u ka dhënë jetë dhjetëra hiteve të këngëtarëve dhe grupeve tona më të njohura, por kompozitori krijon edhe muzikë për dokumentarë, shfaqje kukullash etj.
Puna e tij lidhet më së shumti me qytetin e tij të lindjes, Burgas (Bullgaria Juglindore), dhe këngët e tij sjellin një ndjenjë deti, vere, miqësie...
Përvjetori do të shënohet me një sërë ngjarjesh, duke përfshirë tre koncerte radhazi - një më 4 prill dhe dy më 5 prill në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, në të cilat do të dëgjojmë disa nga këngët e tij më të njohura. Dhe në ditëlindjen e Stefan Diomov, në Teatrin Muzikor "Stefan Makedonski" në Sofje do të prezantohet mjuzikëli "Përshëndetje, si je mik". bazuar në këngët e tij dhe me libretin e Juri Daçev.
Ju ofrojmë hitin e tij “Përshëndetje, si je mik?” me tekst të Pejo Panteleevit, interpretuar nga grupi vokal “Familja Tonika”, i cili u bë jo vetëm kënga e tij me më shumë çmime, por edhe një himn i miqësisë.
Përpiloi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Këngëtarja Ivelina Kollaksëzova - IVE dhe autori, producent dhe interpretues me popullaritet në rritje Ljubomir Bojanov - Chaz prezantuan këngën e tyre të re "Vrapoj". Ajo është një vazhdim i historisë për të cilën ata bënë aluzion në këngën e tyre..
Opera më e vjetër jo-kryeqytetëse në Bullgari – Opera e Stara Zagorës, e cila feston një përvjetor mbresëlënës këtë sezon krijues, paraqet kryeveprën e Verdit "Rigoletto" më 28 dhe 29 mars. Ekipi i produksionit drejtohet nga këngëtari dhe..
Kristian Kostov, edhe pse i ri, tashmë është një interpretues dhe autor i njohur. Ai la një përshtypje të fortë gjatë sezonit të katërt të X Factor në vendin tonë, duke arritur në finalen e madhe dhe duke fituar një audiencë të madhe. Më pas ai u shfaq..
Këngëtarja Ivelina Kollaksëzova - IVE dhe autori, producent dhe interpretues me popullaritet në rritje Ljubomir Bojanov - Chaz prezantuan këngën e..