Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore u mbajt përpara monumentit të Apostullit të Lirisë në Sofje. Homazhe bënë kreu i shtetit Rumen Radev dhe nënpresidentja Ilijana Jotova. Kreu i shtetit mbajti një fjalim dhe vendosi kurorë lulesh.
Qindra banorë dhe mysafirë të qytetit Pleven, pavarësisht të ftohtit, u renditën para monumentit të Vasil Levskit për të bërë homazhe në kujtim të heroit dhe për të vendosur lule.
Në një ceremoni zyrtare, Aeroporti i Sofjes mori emrin e Vasill Levskit. Kjo u bë e mundur pasi kreu i shtetit nxori një dekret për këtë.
Mbi 100 fëmijë morën pjesë në Konkursin Tradicional "Kërcimi i luanit" në Shkollën e Mesme të Specializuar të Shkencave Natyrore-Matematikore "Vasill Levski" në Smoljan. Nxënësit garuan në kërcim trehapësh dhe kërcim nga vendi, vrapim dhe stafetë në kuadër të manifestimeve kushtuar 152 vjetorit të vdekjes së Apostullit të Lirisë.
Gjithashtu u shpall se po fillon ndërtimi i rrugës turistike “Rruga e Levskit”. Itinerari do të fillojë nga qyteti Trojan në malin Stara Pllanina, do të lidhë Bullgarinë Veriore dhe Jugore. Parashikohet që ai të kalojë nëpër vende që lidhen me veprën e Apostullit të Lirisë.
Foto: BTANë kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9 lloje të materialeve higjienike. Programi europian zbaton edhe operacionin “Dreka e nxehtë”,..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në..