Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore u mbajt përpara monumentit të Apostullit të Lirisë në Sofje. Homazhe bënë kreu i shtetit Rumen Radev dhe nënpresidentja Ilijana Jotova. Kreu i shtetit mbajti një fjalim dhe vendosi kurorë lulesh.
Qindra banorë dhe mysafirë të qytetit Pleven, pavarësisht të ftohtit, u renditën para monumentit të Vasil Levskit për të bërë homazhe në kujtim të heroit dhe për të vendosur lule.
Në një ceremoni zyrtare, Aeroporti i Sofjes mori emrin e Vasill Levskit. Kjo u bë e mundur pasi kreu i shtetit nxori një dekret për këtë.
Mbi 100 fëmijë morën pjesë në Konkursin Tradicional "Kërcimi i luanit" në Shkollën e Mesme të Specializuar të Shkencave Natyrore-Matematikore "Vasill Levski" në Smoljan. Nxënësit garuan në kërcim trehapësh dhe kërcim nga vendi, vrapim dhe stafetë në kuadër të manifestimeve kushtuar 152 vjetorit të vdekjes së Apostullit të Lirisë.
Gjithashtu u shpall se po fillon ndërtimi i rrugës turistike “Rruga e Levskit”. Itinerari do të fillojë nga qyteti Trojan në malin Stara Pllanina, do të lidhë Bullgarinë Veriore dhe Jugore. Parashikohet që ai të kalojë nëpër vende që lidhen me veprën e Apostullit të Lirisë.
Foto: BTAProgrami i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj që ai t'i përgjigjet të gjitha pyetjeve në shoqëri. Kryeministri ka komentuar edhe buxhetin..
Kryeministri Rosen Zheljazkov do të marrë pjesë më 19 shkurt në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Bullgaria mori një ftesë nga Pallati Elysee..
Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e shpenzimeve nuk do të kalojë 40 për qind të PBB-së. Projektbuxheti përfshin programin e investimeve..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në..