Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 21 shkurtin

Në të gjithë vendin është lëshuar kod i verdhë për temperaturat nën zero

Foto: BTA

Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore. Temperaturat do të jenë brenda kufijve të gjerë. Vlerat maksimale do të jenë nga minus 6 deri në 5° në qarqet më jugperëndimore, në kryeqytet do të jenë rreth minus 1°.

Do të mbajë mot kryesisht me diell në zonat malore. Do të fryjë erë mesatare, me erë të fortë nga veriu-verilindja në kreshta. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m. do të jetë minus 8°, në 2000 m. rreth minus 13°.

Në bregdetin e Detit të Zi do të ketë vranësira të shpërndara dhe diell të ftohtë. Temperaturat maksimale do të jenë nga minus 3° deri në 1° në jug. Temperatura e ujit të detit është 5-6°. Lëvizja e detit do të jetë 1-2 ballë.

Të shtunën do të mbajë mot shumë i ftohtë, me vranësira të shpërndara, kryesisht me diell në shumë zona. Temperaturat do të jenë brenda kufijve të gjerë. Minimumi do të jetë nga minus 20° në verilindje deri në minus 5° në rajonet ekstreme jugperëndimore, ndërsa maksimumi nga minus 6° deri në 2-3°.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi gjysmë milioni bullgarë janë ndihmuar me një program evropian për të pafavorizuarit social

Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9 lloje të materialeve higjienike. Programi europian zbaton edhe operacionin “Dreka e nxehtë”,..

botuar më 25-02-22 1.35.MD
Pamje nga qyteti detar Nesebër

Parashikimi i motit për 22 shkurtin

Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..

botuar më 25-02-21 6.55.MD

Bullgaria do të marrë helikopterin e dytë mjekësor deri në fund të shkurtit

Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..

botuar më 25-02-21 2.45.MD