Në bazën bullgare të Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” janë instaluar pajisje matëse që mbledhin të dhëna të vlefshme për aktivitetin diellor dhe lidhjen e tij me fushën magnetike të Tokës për dy muaj. Studimet po kryhen në kuadër të projektit të parë të astronomisë polare të Bullgarisë - "Ndikimi i aktivitetit diellor në dinamikën jonosferike dhe flukset e grimcave me energji të lartë mbi Antarktidë" - mbi të cilin punon asistenti kryesor Dr. Ivajllo Naçev nga Universiteti Teknik - Sofje.
Në kuadër të projektit po kryhen katër eksperimente kryesore. I pari ka për qëllim matjen e emetimeve të radios të krijuara nga ndezjet diellore. Antarktida ofron një mjedis jashtëzakonisht të pastër për vëzhgime të tilla, pasi nuk ka shqetësime lokale si teknologjitë e komunikimit. Kjo lejon një lidhje të qartë të një sinjali radio të veçantë me aktivitetin specifik diellor, shpjegon studiuesi.
Eksperimenti i dytë heton ndezjet diellore dhe ndikimin e tyre në jonosferë. Gjëja interesante këtu është se pajisjet e zhvilluara në Universitetin Teknik janë instaluar si në Bullgari ashtu edhe në ishullin Livingstone.
Eksperimenti i tretë ka për qëllim matjen e ndryshimeve në fushën magnetike të Tokës dhe lidhjen e tyre me aktivitetin diellor.
Eksperimenti i katërt studion grimcat me energji të lartë që hyjnë në atmosferë gjatë nxjerrjeve të plazmës ose masës koronale nga Dielli.
Të dhënat do të ndihmojnë kërkimin shkencor në lidhjen midis fushës magnetike të Tokës dhe aktivitetit diellor, si dhe do të ofrojnë informacione të reja rreth stuhive gjeomagnetike.
Më pas, rezultatet e publikuara do të lejojnë shkencëtarë të tjerë të analizojnë marrëdhëniet midis aktivitetit diellor, stuhive gjeomagnetike dhe ndikimit të tyre në shëndetin e njeriut.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Foto: Marina Velikova (BNR), BTA
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella MançevaTemat lidhur me burimet e rinovueshme dhe fatkeqësitë natyrore mblodhën së bashku nxënës nga shkolla bullgare e së dielës "Asen dhe Ilija Pejkovi" në Romë, Gjimnazi i Parë i Gjuhës Angleze në Sofje dhe shkolla e mesme Greve pranë Kopenhagës. Projekti..
Ndërsa dimri e ngrin natyrën jashtë, të fshehura në strehëzat e tyre, të mbrojtura nga i ftohti dhe kërcënimet jashtë, breshkat flenë gjumin e tyre dimëror. Por çfarë ndodh me to gjatë kësaj periudhe? Ku ndihen më të sigurta dhe kur duhet të presim që..
Nuk ka statistika të sakta për numrin e bullgarëve në Izrael. Vlerësohet se hebrenjtë bullgarë të shpërngulur nga vendi ynë janë rreth 50 000. Pavarësisht nga numri i tyre, si në vende të tjera të botës, disa nga bashkatdhetarët tanë janë jashtëzakonisht të..
“Trakët, vera dhe kultura” është tema e seminarit në kompleksin arkeologjik “Lugina e mbretërve trakë” pranë Kazanllëkut, i cili do të mbledhë së..