Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Më 3 mars, Bullgaria feston Lirinë

Foto: arkiva

Më 3 mars festojmë 147 vjetorin e Çlirimit të Bullgarisë pas pesë shekujve të sundimit osman. Kjo ditë u shpall festë kombëtare në vitin 1990 me vendim të Kuvendit Popullor.

Traktati i Shën Stefanit midis Rusisë dhe Perandorisë Osmane, i nënshkruar më 19 shkurt 1878 i jep fund Luftës Ruso-Turke (1877-1878). Dokumenti parashikon krijimin e një dege autonome që paguan taksa ndaj Sulltanit -  Principata e Bullgarisë.

Megjithatë, Anglia dhe Austro-Hungaria kundërshtuan traktatin paraprak të paqes dhe në korrik të të njëjtit vit u nënshkrua Traktati i Berlinit. Kështu vendi ynë u nda në pesë pjesë.

Çlirimi i Bullgarisë u festua për herë të parë në vitin 1879 në Veliko Tërnovo, kur ekzarku Antimi I - asokohe Kryetar i Kuvendit Popullor, bëri një shërbim përkujtimor në kishën e "Shën Marisë" në prani të deputetëve dhe qytetarëve. Që nga viti 1888 festohet si Dita e Çlirimit të Bullgarisë nga pushtimi osman.

Më 3 mars qytetarët vendosin lule në monumentin e ushtarëve që dhanë jetën e tyre për çlirimin e Bullgarisë, njerëzit përulen para dëshmorëve dhe dërgojnë lutje falënderimi.

Lexoni më tepër:

Përpiloi: Diana Cankova
Foto: arkiva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

40 vjet pas fillimit të të ashtuquajturit “Proces i Rilindjes”

Kanë kaluar 40 vjet nga protesta e parë kundër ndryshimit të detyruar të emrave të turqve bullgarë nga regjimi komunist. Në këtë ditë të vitit 1984 në fshatin Mleçino të bashkisë së Ardinos mblidhen mbi 3 mijë persona - njerëzit nga fshatrat e afërta Gorno..

botuar më 24-12-24 5.05.PD

Të krishterët ortodoksë nderojnë Shën Naumin e Ohrit

Më 23 dhjetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon Shën Naumin e Ohrit. Naumi ishte një studiues dhe shkrimtar bullgar mesjetar, i lindur rreth vitit 830. Vdiq më 23 dhjetor 910. Ai ishte me origjinë fisnike, por la gjithçka dhe ndoqi apostujt e..

botuar më 24-12-23 6.10.PD

Të krishterët ortodoksë festojnë ngjizjen e Shën Anës

Kisha Ortodokse kremton sot ngjizjen e Shën Anës – nënës së Virgjëreshës. Joakimi dhe Ana nuk kishin fëmijë për një kohë të gjatë, pavarësisht nga jeta e tyre e drejtë. Përveç pikëllimit të tyre personal, ata duruan edhe qortim publik, pasi mungesa e..

botuar më 24-12-09 10.21.PD