Shkalla e lindjeve në BE ra me 5.4% në vitin 2023 krahasuar me vitin 2022. Kjo është rënia më e madhe vjetore që nga viti 1961 e deri më sot. Bullgaria ka normën më të lartë të lindjeve në BE në vitin 2023 me 1.81 lindje të gjalla për grua. Këtë e tregojnë të dhënat më të fundit të publikuara nga Zyra Evropiane e Statistikave Eurostat. Pas Bullgarisë në këtë tregues janë Franca me 1.66 lindje të gjalla për grua dhe Hungaria me 1.55. Në nivel evropian, norma totale e lindshmërisë për vitin 2023 është 1.38 lindje të gjalla për grua, që është një rënie nga 1.46 në vitin 2022.
Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov në një përgjigje me shkrim drejtuar deputetit të “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” Ivajllo Mirçev, njoftoi se Bullgaria dhe Ukraina kanë një projekt të përbashkët të teknologjisë së lartë. Të dy..
Pas konsultimeve ndërmjet institucioneve bullgare dhe UNESCO-së, Byroja e Komitetit të Trashëgimisë Botërore ra dakord të organizojë Sesionin e 47-të të Komitetit në selinë e UNESCO-së në Paris nga 6 deri më 16 korrik. Këtë e bëri të ditur Ministria e..
Në një bisedë telefonike, presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski dhe kryeministri bullgar Rosen Zheljazkov diskutuan mënyrat për të vendosur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë. Zelenski shkroi në rrjetin social "X": "Shpreha..
Në “Asics Arena” në Sofje do të mbahet sot turneu “Ti je fituesi”. Ngjarja mbahet nën patronazhin e presidentit Rumen Radev dhe është për një qëllim..
Një fushatë informuese në shkallë të gjerë për aplikimin e euros në Bullgari do të fillojë në mars. Këtë ka bërë të ditur ministrja e financave..