Të Mërkurën e Madhe kujtohet një nga ngjarjet e fundit para vuajtjeve shpëtimtare të Birit të Zotit për njerëzimin. Në pendimin e saj të sinqertë, një mëkatare arriti të hynte në shtëpinë ku po qëndronte Krishti dhe, duke dashur të tregonte respektin e saj, derdhi miron mbi kokën e Shpëtimtarit. Miroja ishte shumë e shtrenjtë, kështu që disa njerëz u indinjuan me të: "Pse është ky shpërdorim?", "Përse të mos shitej kjo miro dhe paratë t'u jepeshin të varfërve." Dhe Jezusi u përgjigj atyre: ''Të varfëritë i keni gjithmonë me ju, ndërsa mua nuk më keni gjithmonë''. Kjo grua i kuptoi gabimet e saj, derdhi lot pendimi dhe fshiu këmbët e Shpëtimtarit me flokët e saj.Me këtë zell, ajo jep një shembull përulësie dhe pendimi të sinqertë për të gjithë ata që duan të ndjekin Krishtin.
Në të njëjtën ditë, Kisha kujton gjithashtu vendimin e Sinedrit për të dënuar Jezu Krishtin dhe tradhtinë e Judës.
Një nga dymbëdhjetë dishepujt e Krishtit, Juda Iskarioti, shkoi te krerët hebrenj të priftërinjve dhe ra dakord me ta që t'ua tradhtonte Shpëtimtarin për tridhjetë copë argjendi. Në këtë kuptim, Kisha ngre pyetjen nëse njerëzit që e quajnë veten të krishterë nuk e tradhtojnë Krishtin, duke u pikëlluar dhe duke e tradhtuar Atë vazhdimisht me veprimet dhe mendimet e tyre.
Tekst: Aleksandra Karamihaleva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Mitropolia e Vidinit, pravoslavieto.com
Mbushen 105 vjet nga lindja e Akad. Valeri Petrov – poet, shkrimtar, skenarist, dramaturg dhe përkthyes. I lindur më 22 prill 1920 në Sofje me emrin Valeri Nisim Mevorah, ai u diplomua në mjekësi në Universitetin e Sofjes. Për një farë kohe ai..
Shërbesat e së Shtunës së Madhe fillojnë të premten në mbrëmje me Oden për Krishtin. Kisha përkujton varrimin e Krishtit Shpëtimtar dhe zbritjen e Tij në ferr për të shpëtuar të drejtët e kyçur atje që vdiqën para veprës së Tij shëlbuese...
Të Premten e Madhe, Kisha kujton vuajtjet e mëdha të Jezu Krishtit, i cili me dëshirë të vet pranoi të gjykohej, të fshikullohej, të pështyhej, të poshtërohet, të rrihej me shuplaka dhe të shfaqej para popullit me mantelin për fyerje, me një..