Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri Kirill Petkov për bilancin e 100 ditëve të para: Ndryshimi po vjen, edhe pse me një ritëm më të ngadaltë

Kryeministri Kirill Petkov
Foto: BGNES

Me rastin e 100 diteve te para të hyrjes së tij në detyrë, Kryeministri Kirill Petkov iu drejtua qytetarëve bullgarë. "Në ditën kur u betuam, Komisioni Rregullativ i Energjisë dhe Ujit propozoi një rritje të madhe të çmimit të gazit dhe energjisë elektrike dhe çmimet e energjisë elektrike në tregjet botërore filluan të rriten," filloi ai. Kryeministri vuri në dukje se për 100 ditë kabineti ka mbajtur çmimet e energjisë elektrike për konsumatorët familjarë në nivelet e verës së kaluar dhe në muajin prill do të ketë një mbështetje të madhe financiare për bizneset me një tavan të ri më të lartë.

Në bilancin e tij, Kirill Petkov u fokusua edhe në tejkalimin e krizës Covid, sigurimin e ndihmës së domosdoshme për ata që ikin nga lufta në Ukrainë dhe në përfundimin e çështjeve teknike për Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë.

Në fushën e korrupsionit lufta është e vështirë – në fakt nuk kemi një Prokurori funksionuese dhe hapat janë më të ngadaltë”, tha ai. Ai vuri në dukje edhe opozitën e fortë që qeveria ka hasur në punën e saj në interes të shoqërisë. Na vjen mirë që ndryshimi po vjen, ndonëse me hapa më të vegjël nga sa duam, por në drejtimin e duhur”, përfundoi Kirill Petkov.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vlerësimet për resorin bullgar në KE - nga kënaqësia deri në zhgënjim

Komisionerja bullgare Ekaterina Zaharieva merr resorin "Start-ups, kërkimet shkencore dhe inovacionet" në Komisionin e ardhshëm Evropian. Për mediat, Ekaterina Zaharieva e përcaktoi resorin e saj si "portofoli i së ardhmes", dhe më pas refuzoi t'u..

botuar më 24-09-17 5.34.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Rajoni Tulcea po përgatitet të bëhet një gjeopark i UNESCO-s Autoritetet në qarkun Tulcea po ndërmarrin hapa për ta kthyer Dobruxhën Verilindore në një Gjeopark Global të UNESCO-s, një territor i zhvillimit të qëndrueshëm, vlerat e të..

botuar më 24-09-14 10.25.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Turqia dëshiron të anëtarësohet në BRICS Turqia ka aplikuar për anëtarësim të plotë në BRICS dhe anëtarësimi i saj do të diskutohet në samitin e organizatës në Rusi në tetor, raportojnë mediat bullgare. Nëse pranohet, do të jetë vendi i parë..

botuar më 24-09-07 8.15.PD