Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Profilaksia e osteoporozës akoma është sfidë për Bullgarinë

E quajnë osteoporozën epidemia e qetë sepse zhvillimi i saj është pa simptoma dhe në qoftë se nuk merren masa në kohë, çon deri në thyerje të rënda dhe një shërim të vazhdueshëm dhe të zgjatur dhe shumë të kushtueshëm. Profilaksia në kohë, mënjanimi i faktorëve të rrezikshëm, mundësitë për një diagnostikim modern dhe shërim me medikamente janë mes prioriteteve të fushatës kombëtare e cila po realizohet për vit të 10 të radhës kushtuar Ditës botërore për luftë me osteoporozën. Organizatorë të fushatës për luftë me osteoporozën tek ne janë Ministria e shëndetësisë, Asociacioni “Gra pa osteoporozë” dhe Qendrat regjionale të shëndetësisë. Në lidhje me realizimin e fushatës në 11 qytete të vendit janë hapur kabinete për një studim ekspres të trashësisë së kockave.

“Analiza quhet osteodenzitometria - sqaron doktori Nikollaj Denev. Aparati jonë është me ultratinguj dhe në këtë rast studiojmë plotësinë e kockave në thembrën e këmbës. Ka aparate të tilla për studimin e trashësisë së kockave të gjymtyrëve të sipërme të kyçeve, derisa ky i yni studion strukturën e kockave të thembrës. Studimi me të vërtetë është shumë i shpejt dhe absolutisht pa dhimbje. Përmes tij mund të ndiqen ndryshimet në strukturën e kockave. Kocka është një lëndë e gjallë dhe nga vet lindja tonë deri në fund të jetës në kockat ecin dy procese paralele - të ndërtimit dhe të shpërbërjes. Deri në moshën 30-35 vjeçe dominojnë proceset e ndërtimit të kockës dhe rreth kësaj moshe struktura e kockës është më e shëndoshe. Pas kësaj moshe fillon të dominojë procesi i shpërbërjes së kockës, që është shumë i forcuar tek gratë pas menopauzës, me qenë se atëherë fillojnë ndryshimet hormonale. Tek 80% nga gratë e studiuara në moshë 60-65 vjeç vihet re një hollim i madh i masës së kockave. Studimet moderne japin mundësi për një saktësim relativisht të herët të shkallës së ndryshimeve në strukturën e kockave. Kjo është me rëndësi, që të mund tu propozohet pacientëve një shërim adekuat.”

Osteoporoza rrit rrezikun e frakturave më tepër të shtyllës kurrizore, kofshës dhe kyçit të dorës, ve në dukje akoma doktori Denev. Një nga problemet e mëdha tek ne është se, medikamentet për shërim të osteoporozës janë të shtrenjta për një pjesë jo të vogël nga pensionistët bullgar, të cilët më shpesh kanë nevojë prej tyre. Problem mbetet dhe mangësia në vend të aparaturës për studimin e trashësisë së kockave. Nuk ka të dhëna të sakta dhe për numrin e të sëmurëve nga osteoporoza tek ne. Për shkak të plakjes së popullsisë në pjesën dominuese të vendeve evropiane, në këtë numër dhe në Bullgari, numri i njerëzve, të prekur nga sëmundja do të rritet - janë kategorik specialistët. Kontribut për rritjen e numrit të të prekurve nga osteoporoza kanë po kështu dhe ushqimi jo i shëndetshëm, aktiviteti i pakësuar lëvizës, shpërdorimi me alkool dhe cigare. Në përgjigje të planit për veprim të miratuar gjatë muajit nëntor në Bruksel, për veprim kundra osteoporozës në Bashkimin Evropian, tek ne u përpunua projekt për një Program kombëtar për kufizimin e osteoporozës. Qëllimi është të informohen njerëzit për rrezikun nga osteoporoza dhe të sigurohet një prani më e gjerë deri tek studimi me qëllim përcaktimin e rrezikut individual. Aksenti është mbi përparësinë dhe promovimin e mënyrës shëndetësore të jetesës.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Gabi e cila jeton në Dublin dhe rruga e saj drejt majave muzikore

Një nga bullgarët e shumtë të vegjël nëpër botë priti me shumë emocion ditën e parë shkollore në mijëra kilometra nga Bullgaria. Pavarësisht se është larg nga atdheu, Gabriella Ivanova nuk pushon së mësuari gjuhën dhe kulturën amtare në Shkollën..

botuar më 21-09-15 12.33.MD

Viti i ri shkollor vjen me dy fytyra - gëzim për nxënësit dhe frikë nga e ardhmja për disa prindër

Sipas traditës, shkollat në Bullgari hapin dyer më 15 shtator. Fillimi i vitit shkollor deri tani është shënuar si një festë, në të cilën fëmijët dhe mësuesit me padurim kapërcejnë pragun e shkollës. Por, korona-kriza la vulën e vet dhe mbi normat..

botuar më 21-09-15 6.45.PD

Bullgarët mbeten mbrapa me planin e imunizimit

Për nga natyra bullgari është një njeri dyshues dhe ka të vështirë t’u besojë apeleve, veçanërisht kur ato vijnë nga etazhet e larta të pushtetit. Kjo është një nga arsyet pse ai nuk nxiton me entuziazëm në larminë e ofruar kaq bujarisht të..

botuar më 21-09-14 3.41.MD