Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kriza nuk prek në mënyrë të dhimbshme pasurinë e bullgarëve

Foto: Tanja Harizanova
“Nuk ka të dhëna, të cilat të tregojnë se, bullgari është më i varfër në krahasim me vitin 2008.” Këtë e shpjegoi në një intervistë për Radio Bullgarinë analizatori ekonomik Gjeorgji Stoev. Del se, kriza nuk ndikon rrënjësisht mbi pasurinë e familjeve bullgare në kuptimin ekonomik të fjalës, sepse kjo është kryesisht në pamjen e banesave, pronave, vreshtave, fushave dhe aktive të tjera. Thjesht vlera e llogaritur në para është ulur për shkak të deflacionit të përgjithshëm të aktiveve në të gjithë botën, përfshi dhe në Bullgari.

Çfarë humbjesh po duron portofoli i familjeve bullgare sot?

“Pasuria e familjeve të veçanta - kjo përfshin si pasurinë financiare, ashtu dhe pasurinë e banesave-ngushtohet deri në rreth 160 miliardë leva ose 80 miliardë euro, që i dedikohet në një shkallë më të madhe të pakësimit të çmimeve të banesave me 22% - përgjithëson të dhënat ekonomike Gjeorgji Stoev. Mund të themi se, kemi ngushtim të pasurisë së bullgarëve nga rreth 40 miliardë leva (20 miliardë euro), por e llogaritur në para - nënvizon analizatori. Prapë së prapi këto para sot blejnë më shume mallra, shërbime dhe aktive, se sa blinin përpara një viti. Ato sjellin përqindje më të larta mbi depozitat, me to mund të blihen më shumë banesa dhe mallra të konsumit, sepse ka deflacion të një pjesë të madhe nga tregjet. Është e vërtetë se, paratë janë më pak, të llogaritur në euro dhe në leva, por ato sjellin një aftësi më të madhe blerëse sesa përpara një viti.”

Çfarë bëhet me pasurinë financiare të bullgarëve? Del se, afro 67% nga aktivet financiare u dedikohen depozitave, kurse rreth 21% prej tyre janë para “nga dysheku”. Sa i përket detyrimit të kreditimit, 55% nga portofoli i familjeve nuk është shumë në sfondin e kësaj, që ngjan nëpër botë.

Ku jemi ne nëpër këta tregues në kuadrin e Bashkimit Evropian?

“Në Bullgari detyrimi i kreditimit kundrejt të ardhurave është rreth 3 herë më i ulët se sa në Bashkimin Evropian - saktëson Gjeorgji Stoev. Më fjalë të tjera evropiani i mesëm është i detyruar mjaftë dhe në një pozitë më të paleverdishme, sesa bullgari i mesëm në periudhë të problemeve financiare. Nga kjo pikëpamje dhe kriza do të na prek më dobët. Por le të mos gënjehemi - një pjesë e madhe nga kriza vjen nga jashtë dhe sado që të jemi në një pozitë favorizuese, prapë së prapi duhet të gjallërohen fillimisht në tregun amerikan dhe evropian dhe mezi atëherë të flasim për një farë stabiliteti.”

Nga treguesit ekonomik del se, bullgarët jetojnë në të njëjtën mënyrë, si përpara krizës.

“Statistika makroekonomike me asgjë nuk tregon, se jeta e bullgarit është bërë më e varfër dhe më e keqe - është i bindur analizuesi ekonomik. Me përjashtim të sektorëve dominues shtetëror si arsim dhe shëndetësi, ku çdo vit gjërat keqësohen - dhe sa i përket cilësisë së shërbimit dhe sa i përket çmimeve gjithnjë e më të larta, të cilat i paguajmë dhe si taksapagues. Me fjalë të tjera, duke përjashtuar këta sektorë regullativ dhe shtetëror-monopolit, në pjesën tjetër nga tregjet bullgarët nuk mund të ndihen më të varfër, sesa qenë gjatë vitit 2008.”

E lemë fundin e hapur dhe pa koment, sepse pesimisti do të thoshte se gota është bosh përgjysmë, kurse optimisti - përgjysmë plotë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Është më realiste që Bullgaria të anëtarësohet në eurozonë në vitin 2026

Bullgaria mund të hyjë në eurozonë në fillim të vitit 2026. Sipas një studimi të Shoqatës së Tregtarëve të Mallrave Jo-Ushqimore, kjo është periudha reale në të cilën vendi ynë do të mund të përmbushë kriteret për Eurozonën. Sipas sondazhit, 25% e të..

botuar më 24-06-18 6.16.MD

Eksporti i mallrave bullgare në Kinë është dyfishuar

Tregtia e produkteve bujqësore dhe ushqimore mes Bullgarisë dhe Kinës u rrit me mbi 37% në vitin 2023. Këtë e deklaroi ministri i bujqësisë dhe ushqimeve Georgi Tahov në hapjen e Forumit Bullgaro-Kinez të Biznesit në Sofje. Sipas tij, eksporti i..

botuar më 24-06-17 6.14.MD

Të rinjtë bullgarë kërkojnë një punë me pagë mbi 4300 leva neto (rreth 2200 euro)

45% e të rinjve në Bullgari preferojnë të punojnë për një punëdhënës bullgar, sipas një sondazhi përfaqësues kombëtar të kryer në maj nga agjencia e sondazheve të marketingut në internet JTN dhe Bulgaria Wants You (një platformë që synon të ofrojë..

botuar më 24-06-13 4.46.MD