Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

UNESCO në epokën e globalizimit

Shfaqja e parë publike e Irina Bokovës qe në Forumin e grave në Dovill (Deauville) të Francës
Foto: Архив
Drejtoresha e porsazgjedhur e përgjithshme e UNESKO-së, bullgarja Irina Bokova ëndërron të rikthejë njohjen e kësaj organizate botërore si një “laborator për ide” në kuadrin e OKB-së. Ide për një zhvillim paqësor dhe të qëndrueshëm të botës sonë në epokën e globalizimit, duke mobilizuar elitën intelektual të planetit. Në ditën e fundit nga konferenca e përgjithshme e UNESKO-së, zonja Bokova paraqiti përpara shteteve anëtare idetë e veta për të ardhmen e Organizatës.

Gruaja e parë-drejtoresh e përgjithshme e UNESKO-së do ta marrë postin më 15 nëntor 2009. Në këtë ditë mbushen 64 vjet nga fillimi i idesë së guximshme të pasluftës në provën për “ndërtimin e paqes në mendjet e njerëzve”, pikërisht aty ku “lindin luftërat”. Sot, pas fundit të luftës së ftohtë” dhe në botën vizatuese të re me shumë pole, kjo njohje e UNESKO-së është po kështu aktuale, por ka nevojë të ripërcaktohet në përshtatje me sfidat e reja të kohës. Sipas zonjës Bokova, njerëzimi duhet të ecë drejt një bote të re të paqes dhe humanizëm, drejt shoqërive më të drejta, shoqëri të dijes dhe të teknologjive të reja, të futura në shërbim të njerëzimit dhe të cilët mbrojnë mjedisin rrethues. Politika e dialogut midis kulturave, respekti dhe njohja e larmisë kulturore gjuhësore, respektimi i dinjitetit personel, liria e fjalës dhe prania deri tek një pjese të informacionit nga instrumentet për arritjen e bilancit në botën globale. Në lidhje me këtë drejtoresha e porsazgjedhur e përgjithshme gëzohet se mesazhi i saj bazë për dialog, respekt reciprok dhe tolerancë është pranuar mirë nga të gjithë në UNESKO-së. Dialogu dhe bashkimi do të jenë duket shkrimi i saj në drejtimin e institucionit, të deklaruar akoma në momentin e parë pas zgjedhjes së saj. Bullgarja Irina Bokova është për një organizatë me dyer më gjerësisht të hapura për të gjithë “mendje të ndritshme” të botës, më e hapur drejt medieve dhe opinionit shoqëror, më të dukshme në ditët e përditshme të njerëzve. Në bazë të drejtimeve prioritare për UNESKO-në zonja Bokova mendon të formojë “këshillat e pleqve të urtë” me pjesëmarrjen e ekspertëve të njohur, laureatë të Nobelit dhe mendimtarë të kohës sonë.

Drejtoresha e re e përgjithshme mendon të vazhdojë reformat e filluara nga paraardhësi i saj Koiçiro Macuura për optimizmin e administratës, decentralizimin e veprimtarive, transparencë dhe efikasitet në shfrytëzimin e buxhetit më modest të Organizatës.

Do të ketë pranim dhe në prioritetet bazë të UNESKO-së. I parë dhe i padiskutueshëm mbetet arsimi, deri tek i cili nuk kanë prani afro 1 miliardë njerëz nëpër botë, dy të tretat nga të cilat janë gra. Një pjesë e madhe prej tyre gjenden në Afrikë, kontinent, drejt të cilit organizata botërore do të vazhdojë të drejtojë më tepër përpjekje dhe resurse. Barazia e gjinive është fusha tjetër me një vëmendje të rritur. “Derisa gratë nëpër botë nuk kanë një prani të barabartë me arsimin, informacionin dhe pozitat në post, nuk mund të flitet për një barazi të arritur të gjinive”, mendon zonja Bokova. Jo rastësisht prezantimi i saj i parë publik pas zgjedhjes së saj qe pjesëmarrje në Forumin e Grave në Dovill - Francë, të quajtur këtu “Davosi i grave”. Ajo do të donte që dhe shkenca të zërë një vend të duhur në palestrën e gjerë prej veprimtarive të UNESKO-së,si dhe problemet e mjedisit rrethues. Ruajtja e trashëgimisë kulturore dhe natyrore mbeten, kuptohet, “marka e ruajtur” të organizatës me aksent mbi thesarin e trashëgimisë jo materiale të njerëzimit. Shprehje të synimit për ruajtjen e larmisë kulturore dhe të identitetit në epokën e globalizimit dhe këmbimin e kufijve botëror.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Desisllava Hristozova

Mbipesha është një problem që mund të zgjidhet

"Mbi 60 për qind prej shoqërisë bullgare ka probleme me peshën. Obeziteti është si një ortek. Të jesh i shëndoshë është një stigmë. Shoqëria thotë se i pranon këta njerëz, por a është e vërtetë" - thotë Desisllava Hristozova, e cila është autore e..

botuar më 24-08-03 9.45.PD

Për çfarë është një vizë e tipit C?

Radio Bullgaria në një seri botimesh jep informacion për të ndihmuar mysafirët e vendit tonë nga jashtë. Vizat janë një çështje për të cilën interesohen njerëzit që udhëtojnë nëpër botë. Përgjigja varet nga cili vend dhe për sa kohë do të vizitojnë,..

botuar më 24-08-01 7.20.PD

Sinodi i Shenjtë doli me pozitë për ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike

Evropa e krishterë është e gjallë dhe përpjekjet për ta dekristianizuar dhe dehumanizuar nuk do të kenë sukses, thuhet në qëndrimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare në lidhje me hapjen e Olimpiadës në Paris. “E gjithë bota..

botuar më 24-07-30 4.22.MD