Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Legjenda për lumenjtë bullgarë

Tradita të njerizohen lumenjtë vjen nga këngët dhe legjendat popullore.
Foto: Veneta Nikollova

Në jug të malit Stara Planina lumenjtë mbajnë emra grash – Marica, Tunxha, Arda, Veleka, Mesta, Struma. Kurse në Bullgarinë Veriore populli ua ka dhënë lumenjve emra burrash – Iskër, Osëm, Vit. Megjithëse janë të ndarë, njërit shkojnë drejt veriut, të tjerët – drejt jugut, ata gjithmonë mendojnë për njëri-tjetrin. Kështu poeti Georgi Konstantinov ka vizatuar në vjersha hartën e lumenjve të mëdhenj bullgarë. Tradita të njerizohen lumenjtë vjen nga këngët dhe legjendat popullore.

Një këngë popullore lidh tre lumenj nga Bullgaria e Jugut në një tregim: Marica, Tunxha dhe Arda janë tri motra. Por një herë ato u grindën keq. Tri ditë dhe tri net vazhdoi grindja. Më në fund motra më e madhe – Marica, propozoi të pushonin pak dhe të flinin një natë. Ajo që zgjohej e para, t’i zgjonte të tjerat dhe atëherë të niseshin së bashki dhe të shihnin cila është më e shpejta. Por më e vogla, Tunxha, u zgjua “më herët se gjeli, më herët se agimi”. Dhe pa i zgjuar motrat e tjera, u nis shpejt përpara. Kur u zgjua Arda, pa se Tunxha nuk ishte atje. Ajo i tha Maricës se motra më e vogël është nisur e vetme. Atëherë Marica e mallkoi Tunxhën: “të shkonte dhe të shkatërronte pyjet, malet, drunjtë njëqindvjeçarë, të qanin fshatarët dhe të shkonte Tunxha prapa të gjithëve”. E dëgjoi këtë mallkim Zoti dhe e zbatoi. Që atëherë Tunxha gjithmonë shkon shpejt përpara, por përballon shumë pengesa, ndërsa motrat e saj shkojnë pas asaj, por e tejkalojnë. Në fakt tre lumenjtë mblidhen në Edrene të Turqisë, dy lumenjtë më të vegjël derdhen në Maricë dhe ajo vazhdon në drejtim jugor dhe dredhet në Egje.

Kanioni i lumit Negovanka

Ka një legjendë për një mrekulli, e cila tregohet për lumenj të ndryshëm, por më saktësisht e ilustron emrin e lumit Zlatra Panega – Panega e Artë. Një bari çoi delet e tij për të kullotur në malin Rila. Por një dele u largua. Për ta kthyer prapa, bariu hodhi shkopin e tij. Për fat të keq, ai ra në një nga liqenet e Rilës. Kjo ishte një humbje e madhe për bariun e shkretë. Në shkopin e tij ai kishte gdhendur një vrimë të vogël, ku kishte fshehur paratë e fituara. Kështu gjithçka që posedonte u zhyt në liqen. I dëshpëruar, bariu bredhte nëpër male dhe kështu arriti deri në malin Stara Planina. Atje u ul pranë një burimi dhe pa se uji hodhi në breg shkopin e tij. Kështu për shkak të parave të fshehura në shkop njerëzit e quajtën lumin “të artë”.

Emri i lumit Luda Jana – Jana e Çmendur, lidhet me një histori dashurie nga Mesjeta. Një bujar i ri i dërgonte së dashurës Jana lule, duke i vënë në ujërat e lumit që buronte afër kështjellës së tij. Jana ishte vajza e një bujeri tjetër, i cili donte ta martonte me një grek të pasur. Prandaj ajo shkoi gjatë natës tek i dashuri. Por ushtarët e babait të saj rrethuan kështjellën dhe pas përleshjeve të egra, të dy të rinjtë vdiqën. Kujtimi për vajzën e guximshme ruhet me emrin e lumit Luda Jana – Jana e Çmendur.

Lumi Veleka

Në Bullgarinë Verilindore tregohet një legjendë si një mbret ndërtoi kryeqytetin e tij në këto toka. Ai çoi nënën e tij dhe e pyeti në se i pëlqente vendi. Ajo u përgjigj se vendi është i bukur, por nuk ka ujë. E këshilloi të çonte deri në qytet ujërat e lumit Kriva reka – Lumi i shtrembër. Biri tha se kjo ishte e pamundur. Por nëna i tha se “uji është si një grua – do të shkojë atje, ku e çon”. Atëherë mbreti gdhendi një kanal në tokë deri në qytetin e tij. Ai ishte i kënaqur nga fitorja dhe i tha lumit me krenari: “Do të shkosh pas meje si qen”. Duke e dëgjuar këtë, lumi u zemërua dhe u kthye në shtratin e tij.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova

По публикацията работи: Rumjana Panajotova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët, rumunët dhe moldavianët prezantuan së bashku martenicën (veroren) në Bruksel

Shoqata Kulturore Bullgare së bashku me përfaqësues nga Rumania dhe Moldavia organizoi në Bruksel Festën e Martenicës (Verores) që u mbajt më 18 shkurt. Ky është edicioni i dytë kushtuar simbolit të pranverës që bashkon të tre vendet. Në stenda u..

botuar më 24-02-19 10.32.PD

Vallja popullore bullgare mahniti bullgarët, amerikanët dhe japonezët në Nju Jork

Për herë të parë, Nju Jorku organizoi një klasë të mjeshtërisë në vallet popullore me koreografin tonë të njohur Prof. Dr. Anton Andonov, shef i departamentit "Koreografi" në Akademinë e Muzikës, Valleve dhe Arteve Figurative "Prof. Asen Diamandiev"..

botuar më 24-02-08 10.16.PD

Festivali i maskaradës dimërore në Trën

Për të katërtin vit radhazi, qyteti i Trënit do të presë një festival dimëror të lojërave të maskaradës. Fillimi do të jetë më 3 shkurt nga ora 12:00 deri në orën 14:00 në sheshin qendror të qytetit. Katër grupe survakarësh / survakarët janë djem..

botuar më 24-02-03 7.05.PD