Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Panorama sportive

Elica Kostova fitoi turneun e tenisit në qytetin francez Ljo Avër
Foto: BGNES

Skuadra përfaqësive bullgare e futbollit luajti ndeshjen kontrolluese kundër një skuadre të klubit. Sipas planeve paraprake Bullgaria duhet të ndeshej më 14 nëntor me skuadrën kombëtare të Bolivisë në Sofje, por latinoamerikanët nuk plotësuan angazhimin e tyre. Kështu kryesia e Bashkimit Futbollistik Bullgar ishte e detyruar në momentin e fundit të kërkojë kundërshtarë të skuadrës bullgare. Kështu u arrit dyluftimi në stadiumin “Kemal Atatjurk” në pushimoren turke Antalija midis skuadrës përfaqësive të Bullgarisë dhe fituesit të fundit në turneun për kupën e UEFA-së Shahtjor Doneck. Ndeshja përfundoi me rezultatin e bardhë 0 me 0. Disa nga lojtarët më të mirë nuk u përfshin në ndeshje për shkak të sëmundjeve të gripit. Më 18 nëntor skuadra përfaqësive bullgare do të luajë ndeshjen e dytë kontrolluese në Maltë.

Elica Kostova fitoi turneun e tenisit në qytetin francez Ljo Avër me fondin e çmimeve 10 mijë dollarë. Në final bullgarja mundi gjermanen Sina Haas me 6 me 0 dhe me 6 me 4. Me këtë titull bullgarja grumbullon 12 pika për ranglistën UTA, gjë me të cilën radhitet ndër 340 tenistët e parë në botë.

Ndërkohë u njoftua, se raketa e parë bullgare e meshkujve Grigor Dimitrov nuk do të luajë gjatë kësaj stine. 18-vjeçari Dimitrov refuzoi pjesëmarrje në turneun e tenisit nga seritë “Çallënxhër” në Shampejn me fondin e çmimeve 50 mijë dollarë. Shkaku është një sëmundje.

Evgenija Radanova përfundoi e 10-ta në vrapimin 1500 metra dhe e 19-ta në vrapimin 500 metra në startin e katërt për kupën botërore të shortrekut në SHBA-në. Ky është kualifikimi i dytë olimpik për Vankuvërin 2010. Në gjysmë finalin në 1500 metra bullgarja përfundoi e katërta dhe nuk u klasifikua për final. Në distancën më të shkurtër nga 500 metra nënkampionia olimpike Radanova humbi që në seritë. Pas shpalljes së rezultateve definitive nga dy startet e fundit në Kanada dhe në SHBA-në do të shihet sa kuota do të fitojë Bullgaria.

Pas vazhdimit të ndeshjes nga java e dytë e Ligës Ballkanike të Basketbollit mbajtësi i kupës së Bullgarisë “Levski” pësoi humbje si mysafir nga skuadra serbe OKK Beograd me 100 kundrejt 103 pika. Ekipi bullgar është me një sukses dhe një humbje pas fillimit të turneut më 17 tetor. Lider me dy fitore është OKK Beograd. Skuadra Spartak nga Pleveni regjistroi suksesin e parë në garën e sivjetshme të Ligës Ballkanike me një fitore mbi skuadrën “Mornar” me 77 kundrejt 60 pika.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

По публикацията работи: Vesella Vlladkova

Më shumë nga rubrika

Ergynall Sebahtin

Boksieri Ergynall Sebahtin përfundoi i dyti në Evropë

Ergynall Sebahtin fitoi një medalje argjendi në kategorinë 48 kg në Kampionatin Evropian të Boksit në Jerevan. Bullgari 21-vjeçar, i cili debutoi në një forum kaq të madh, tregoi një nivel shumë të mirë, por në fund humbi me 1:4 vota nga..

botuar më 22-05-30 5.14.MD
Ivan Dimov dhe Gabriell Marinov me trajnerin Ivan Ivanov

Medalje e dytë për Bullgarinë në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes në Tiranë

Ivan Dimov fitoi titullin dhe Gabriell Marinov medaljen e bronztë në kategorinë deri në 61 kg në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes në Tiranë. Kjo është medalja e dytë e artë për Bullgarinë nga Kampionati, pasi ditën e diel Angell Rusev u..

botuar më 22-05-30 9.55.PD
Ivet Goranova

Karateistja Ivet Goranova fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian në Turqi

Kampionia olimpike Ivet Goranova u kualifikua për në finale në kategorinë “kumitë” deri në 55 kg në Kampionatin e 57-të Olimpik Evropian të Karatesë për burra dhe gra në Gaziantep, Turqi. Bullgarja arriti katër fitore në rrugën e saj drejt fitores..

rinovuar më 22-05-30 9.17.PD