Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kronika e ngjarjeve kulturore

Në tregun e librave në Bullgari doli libri “Don Kishoti ne mesin e shqiptarëve”. Autor i librit është akademiku i njohur shqiptar Ali Aliu, i cili konsiderohet si njëri prej teoricienëve dhe kritikëve më të njohur të letërsisë shqiptare. Vitet e fundit ai punon si pedagog i teorisë dhe historisë së letërsisë shqiptare në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Ndër librat e tij janë “Studime Letrare”, “Teoria e Letërsisë”, “Reflekse Letrare”, “Antologjia e poezisë bashkëkohore shqiptare”. Libri “Don Kishoti ne mesin e shqiptarëve” doli për herë të parë në tregun e librave në Bullgari. Në këtë libër-ese autori kërkon figurën dhe shpirtin e Don Kishotit në veprat e disa prej autorëve më të mëdhenj shqiptarë si Jeronim de Rada, Naim Frashëri, Lasgush Poradeci, Faik Konica, Ali Podrimja, Luan Starova dhe Ismail Kadare. 

Në Sofje filloi xhirimi i projektit abcioz bullgar Love.net – një film për marrëdhëniet bashkëkohore qytetare dhe për dashurinë në internet. Regjisor është Ilijan Xhevelekov, i cili është dhe skenarist bashkë më Matej Konstantinovin. Ndër artistët, që marrin pjesë janë Hristo Shopovi dhe Zahari Baharov, i cili mori çmimin për artist të vitit 2008, si edhe këngëtari i grupit Juraja Hijp (Uriah Heep) Xhon Loutën. Sipas skenaristit Matej Konstantinov ky është një film për dashurinë.
*

Nga data 13 nëntor deri më 3 dhjetor në Sofje për herë të 23-të të radhës u zhvillua Kinomania – një forum, i cili tradicionalisht paraqes titujt më interesante dhe më të diskutueshme në fushën e artit bashkëkohor kinematografik. Në edicionin e sivjetshëm publiku kishte mundësi të shikojë 86 filma.

Festivali filloi me filmin më të ri të Karlos Saura “Unë, Don Zhuani” – një tregim për krijimin e një prej operave të Mocartit dhe për jetën jostandarde të autorit të njohur të libreteve operistike Lorenco de Ponte, i cili ka punuar bashkë me kompozitorin mbi disa opera.
Një interes të madh shkaktoi dokumentari i ri i Majkël Murit “Kapitalizmi: Një tregim dashurie”. Filmi u është kushtuar krizës botërore financiare dhe pasojave të saj.

Tre ishin filmat bullgarë, të cilat u paraqitën në festivalin Kinomania. Filmi “Gaforret” i Ivan Çerkelovit – historia e dy shokëve, të cilët janë përfshirë në luftën midis dy bosëve të mafisë. Sivjet ky film mori pjesë në festivalet prestigjioze të Moskës dhe të Karlovi Varit. Filmi “Parku i gjuetisë” i Lubomir Mlladenovit rrëfen për këtë si një takim i papritur mund të kthehet në ngjarje me rëndësi për dy të rinj. “Liqeni i hënës” ishte debuti filmor i regjisorit teatral bullgar Ivan Stanev, i cili jeton në Gjermani.
*
Në fillim të dhjetorit në kinemanë e kryeqytetit “Shtëpia e kinemasë” u zhvillua edicioni i radhës i Festivalit “Ditë të sfidave”. Publiku kishte mundësi të shohë dokumentarët më të rinj për udhëtimet dhe aventurat ekstreme, në të gjitha kontinentet. U zhvilluan dhe diskutime për mbrojtjen e natyrës bullgare. Ndër filmat e festivalit ishin edhe dy, që prezantonin përjetimet ekstreme nëpër shpellat e Gollobordës dhe lumenjtë e Shqipërisë.

Përgatiti në shqip: Maria Peeva

Fotografitë nga Festivali “Kinomania” janë dorëzuar nga organizatorët
По публикацията работи: Veneta Pavlova; Maria Peeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Aktori Icko Finci në moshën 91-vjeçare – një jetë që vazhdon të befasojë çdo ditë

Ichak Finci ka lindur më 25 prill, pjesë e të ashtuquajturit “brezi i artë” i aktorëve bullgarë. Për udhëtimin e tij 91-vjeçar në tokë, Icko Finci le gjurmë të dallueshme në jetën teatrale, filmike dhe kulturore bullgare. Ai ka lindur në Sofje,..

botuar më 24-04-25 7.30.PD
Bozhana Sllavkova

Një poeteshë bullgare fitoi konkursin "Mili Dueli"

Bozhana Sllavkova fitoi konkursin më të madh ndërkombëtar të poezisë "Mili Dueli", duke qenë autorja e parë bullgare që fitoi çmimin e madh. Në edicionin e 9-të të konkursit morën pjesë 711 autorë nga 104 vende. Tre bullgarë arritën në 50-shen..

botuar më 24-04-22 12.48.MD

Dian Kostov prezanton dimensione të reja të artit të krishterë në Bruksel

Krijuesi bullgar Dian Kostov transformon bazilikën më të madhe në Bruksel me ekspozitën-instalim “Udhëkryq – çmimi i zgjedhjes”, shkruan BTA. Skena 17 metra nga jeta e Krishtit dhe Virgjëreshës Mari, do të mund të shihen në fasadën e Bazilikës..

botuar më 24-04-21 10.52.PD