Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Panorama sportive

Seleksionuesi i skuadrës përfaqësive bullgare të futbollit Stanimir Stoillov pranoi, se viti 2009 ishte i pasuksesshëm për futbollistët bullgarë.
Foto: BGNES
Seleksionuesi i skuadrës përfaqësive bullgare të futbollit Stanimir Stoillov pranoi, se viti 2009 ishte i pasuksesshëm për futbollistët bullgarë, sepse ata nuk arritën të klasifikohen për kampionatin botërore. Si problem kryesor i ekipit ai tregoi mbrojtjen. Sipas tij futbollistët e rinj akoma nuk kanë përvojën e domosdoshme dhe bëjnë gabime. Megjithëqë sulmi i ekipit është i mirë, mbarë niveli i lojës duhet të rritet. Një problem tjetër i skuadrës përfaqësive janë futbollistët që luajnë jashtë. Ata janë bërthama e skuadrës, sepse janë pothuajse 8 veta.

Kapiteni i skuadrës përfaqësive bullgare dhe sulmues i ekipit “Mançestër Junajted” – Dimitër Berbatov do të bëjë një leje të detyrueshme brenda tri muajve të ardhshëm. Berbatovi është me traumë dhe gjuri i tij i djathtë duhet të operohet, që të shërojë. Futbollisti vuan nga trauma që nga vjeshta, por mjekët e kampionëve anglezë bënin gjithçka, që të mos arrihet deri te intervencioni kirurgjik. Mirëpo, doli që kjo është e pamundshme, sepse ndikon mbi cilësinë e lojës së futbollistit.

Basketbollisti grek Vasilis Spanulis u bë sportisti numër një i Ballkanit për vitin 2009 në anketën e 37-të me radhë të agjencisë telegrafike bullgare. Ai zuri vendin e parë në klasifikimin me 43 pika gjithsej, i ndjekur nga gjimnasti Martin Dragulesku nga Rumania. I treti në klasifikim me 36 pika është kampioni botëror i boksit në kategorinë 54 kilogram, bullgari Detelin Dallaklliev. Ndër 10 sportistët më të mirë në Ballkan gjeti vend edhe një bullgar tjetër – futbollisti Dimitër Berbatov. Ai zuri pozitën e gjashtë. Në anketën prestigjioze të agjencisë bullgare morën pjesë agjencitë kombëtare të lajmeve të 8 vendeve ballkanike – Greqia, Rumania, Turqia, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Bullgaria.

Skiatorët e skuadrës kombëtare Georgi Georgiev dhe Sillvija Maxharska fituan dy slalomat për Federatën Ndërkombëtare të Skive, që u zhvilluan në qytetin Bansko. Te meshkujt 22 vjeçari Georgi Georgiev përfundoi i pari në dy manshet. Garën e startuan 45 skiatorë nga 10 vende. Te femrat Sillvija Maxharska pa problem fitoi garën, duke avancuar para skiatores më të mirë bullgare Marija Kirkova.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Vesella Vlladkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kristian Vasilev

Kristian Vasilev u kualifikua në finalen e skifit në Szeged

Bullgari Kristian Vasilev u kualifikua në finalen e skifit të Kualifikimit Olimpik Evropian të kanotazhit në Szeged (Hungari). Ai fitoi gjysmëfinalen e dytë dhe zuri një vend në fazën finale të kualifikimeve për Paris 2024, duke kaluar 2000 metra për..

botuar më 24-04-26 3.42.MD
Kristian Vasilev

Vozitësi ynë Kristian Vasilev shkon në gjysmëfinale në Szeged

Kristian Vasilev do të garojë në një gjysmëfinale të skifit për kualifikimin Olimpik Evropian në Szeged (Hungari). Ai fitoi bindshëm ndeshjen e dytë pasi e përshkroi distancën 2000 metra për 6:53.08 minuta. Në vitin 2023, Kristian Vasilev humbi..

botuar më 24-04-25 5.38.MD
Hristo Prodanov

40 vjet nga ngjitja e parë bullgare në Everest

Sivjet shënohet 40 vjetori i ekspeditës së parë bullgare për t'u ngjitur në majën më të lartë të planetit - Everest. Më 20 prill 1984, majën e ngjiti pa maskë oksigjeni 41-vjeçari Hristo Prodanov në shpatin më të vështirë perëndimor. Ai arriti..

botuar më 24-04-20 6.25.PD