Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkolla kombëtare e arteve “Prof. Veselin Stojanov” në qytetin bullgar Ruse

Gjatë vitit shkollor 2009/2010 Shkolla kombëtare e artеve “Prof. Veselin Stojanov” në qytetin buzë lumit Danub - Ruse shënon jubileun e vet 50 vjeçar. Programi përfshin koncerte, ekspozita, spektakle, në të cilat janë paraqitur arritjet më të mira si të ish nxënësve, ashtu dhe të nxënësve të sotëm të shkollës.

Festa filloi më 1 nëntor dhe deri në muajin korrik janë parashikuar afro 40 shfaqje. Një prej theksave kryesorë është Konkursi i shtatë kombëtar “Franc Shubert”, i cili u zhvillua gjatë nëntorit. Para jurisë së autoritetshme u paraqitën mbi 120 kandidatë nga 8 shtete. Hapja e konkursit filloi me koncertin e pjesëmarrësve të jurisë nën dirigjimin e Johanes Majls-it. Më 26 nëntor ishte koncerti gala i laureatëve. Këta, që morën çmimin e parë në tri grupet e klasifikuara sipas moshës, do të japin koncert në sallën Vitgenshtajn në Vjenë.

Për dëgjuesit e Radio Bullgarisë drejtorja e shkollës, zonja Marija Dukanova përcaktoi theksat e programit jubilar deri në muajin korrik të vitit 2010: “Vendosëm të shënojmë 50-vjetorin e shkollës me shfaqje të shumëllojshme të disa prej nxënësve më të njohur të shkollës – të sotëm dhe ish. I vumë vetes qëllimin të bëjmë një jubile, i cili do t’i dhurojë qytetit Ruse një festë për tërë vitin. Një theks tjetër i madh i programit është shfaqja e shkollës në Festivalin e 50 ndërkombëtar “Ditët muzikore të marsit” që do të zhvillohet gjatë vitit 2010. Në hapjen e festivalit solisti do të jetë Evgeni Bozhanov, një prej pianistëve bullgarë më të njohur në botë. Më 25 mars Emill Tabakovi do të dirigjojë orkestrën simfonike, në të cilën do të marrin pjesë ish nxënës të njohur të shkollës, të cilët do të arrijnë në Ruse nga vende të ndryshme. Solistët do të jenë violinisti Svetlin Rusev dhe dueti klavir Aglika Genova - Ljuben Dimitrov. Theksi tjetër i madh është Java e arteve që do zhvillohet gjatë muajit prill. Ajo do të hapet me një koncert të mrekullueshëm që titullohet “Zërat nga skenat botërore”. Në qytetin Ruse do të këndojnë këngëtarët e njohur bullgarë të operës Petja Ivanova, Svetlla Krësteva, Emilia Boteva, Iva Joneva, Vencisllav Atanasov dhe Mariana Cvetkova. Dirigjenti do të jetë Najden Todorov. Interpretimet e tyre do të pasohen nga shfaqje të të gjithë gjinive artistike, në të cilat shkolla ka nxënës. Do të hapet ekspozita e madhe në Galerinë e arteve në Ruse dhe në të do të marrin pjesë të gjithë pedagogët dhe nxënësit. Ajo do të përfshijë performance, multimedia, pikturë, grafikë, skulpturë. Më 19 prill do të japim një koncert të madh multimedial për piano, në të cilën do të paraqiten si nxënësit e sotëm, ashtu dhe pianistët me të njohur, që kanë përfunduar shkollën. Festa e patronit është më 20 prill – ditëlindja e profesorit Veselin Stojanov, emrin e të cilit mban shkolla. Festa do të zhvillohet me pjesëmarrjen e Orkestrës frymore të Bashkisë së Ruses. 99 për qind prej pjesëmarrësve të orkestrës janë nxënës të shkollës. Do të jepet dhe koncert- spektakël i nxënësve të sotëm. Spektakli folklorik do të zhvillohet më 22 prill. Përveç Ansamblit të valleve, për herë të parë do të paraqitet Kori popullor, që do të dirigjohet nga Vanja Moneva. Java do të përfundojë me një spektakël të madh të baletit. Përveç 50-vjetorit të saj shkolla do të shënojë dhe 20-vjetorin e krijimit të degës vallëzim klasik. Koreografia u është besuar zotit Hikmet Mehmedov – themelues i klasës për vallëzime klasike, dhe zonjës Mariana Zaharieva. Në fund të vitit shkollor nga Republika Afrika e Jugut, India, Norvegjia, Belgjika, Franca do të kthehen nxënësit, të cilët luajnë rok dhe xhaz, që të bëjmë një koncert të tillë për herë të parë në historinë e shkollës.”

Nga krijimi i shkollës kombëtare të arteve “Prof. Veselin Stojanov” në vitin 1959 deri tani në të kanë marrë arsimin e tyre afro 2000 talente të reja muzikore. Gjatë 20 vjetëve të fundit specialitetet mësimore gradualisht po zgjerohen, duke përfshirë arte të reja dhe tani numri i tyre i përbashkët është 22. Shumë prej nxënësve të shkollës janë laureatë të konkurseve kombëtare dhe ndërkombëtare në vend dhe jashtë vendit.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Antoaneta Radosllavova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Aktori Icko Finci në moshën 91-vjeçare – një jetë që vazhdon të befasojë çdo ditë

Ichak Finci ka lindur më 25 prill, pjesë e të ashtuquajturit “brezi i artë” i aktorëve bullgarë. Për udhëtimin e tij 91-vjeçar në tokë, Icko Finci le gjurmë të dallueshme në jetën teatrale, filmike dhe kulturore bullgare. Ai ka lindur në Sofje,..

botuar më 24-04-25 7.30.PD
Bozhana Sllavkova

Një poeteshë bullgare fitoi konkursin "Mili Dueli"

Bozhana Sllavkova fitoi konkursin më të madh ndërkombëtar të poezisë "Mili Dueli", duke qenë autorja e parë bullgare që fitoi çmimin e madh. Në edicionin e 9-të të konkursit morën pjesë 711 autorë nga 104 vende. Tre bullgarë arritën në 50-shen..

botuar më 24-04-22 12.48.MD

Dian Kostov prezanton dimensione të reja të artit të krishterë në Bruksel

Krijuesi bullgar Dian Kostov transformon bazilikën më të madhe në Bruksel me ekspozitën-instalim “Udhëkryq – çmimi i zgjedhjes”, shkruan BTA. Skena 17 metra nga jeta e Krishtit dhe Virgjëreshës Mari, do të mund të shihen në fasadën e Bazilikës..

botuar më 24-04-21 10.52.PD