Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çmime për arritje të mëdha sportive gjatë vitit 2009 të sportistëve bullgarë

Në një ceremoni në Stadiumin Kombëtar “Vasill Levski” në Sofje, organizuar nga Ministria e Fizkulturës dhe Sportit dhe Totalizatori Bullgar i Sportit, u dekoruan sportistë bullgarë për arritje të larta gjatë vitit 2009. Me automobila, të siguruar nga Totalizatori Bullgar i Sportit, u nisën boksieri Detelin Dallakliev - mbajtës i medaljes së artë në kategorinë deri më 54 kilogramë në Kampionatin Botëror në Milano, si dhe trajneri i tij Petër Lesov. Ata u shpallën përkatësisht sportist dhe trajner No 1 i Bullgarisë për vitin 2009.

Sportistët e tjerë, të cilët kanë shënuar suksese të larta gjatë vitit të kaluar morën çmime të tjera. Çmimet, sende të ndryshme ose mjete financiare, u dorëzuan nga ministri i bullgar i sportit Svilen Nejkov dhe nga drejtori ekzekutiv i Totalizatorit Bullgar i Sportit Damjan Damjanov. Vetë ministri Nejkov nuk dorëzonte vetëm çmimet, por vetë ai mori një shumë për punën e tij si trajner, të cilën ua dhuroi fëmijëve në tri jetimore. Dekoratë financiare për arritjet e tyre sportive morën sportistja e atletikës së lehtë Vanja Stambollova dhe trajneri i saj Georgi Dimitrov, gjimnasti Jordan Jovçev dhe trajneri i tij Millko Tankushev. Një prej emrave të njohur në qitjen bullgare Maria Grozdeva dhe trajneri i saj Valeri Grigorov gjithashtu morën çmime. Ndër sportistët e dekoruar ishte dhe sportistja e shorttrekut Evgenia Radanova dhe trajneri i saj Julian Angellov, si dhe sportistet No 1 në kanotazhin bullgar – Rumjana Nejkova dhe Miglena Markova. Njohje për arritjet e tij sportive mori dhe noteri Petër Stojçev, fitues i shumëhershëm në maratona botërore të notimit, bashkë me trajnerin e tij Krasimir Tumanov. Stanka Zllateva, Ralica Ivanova dhe Kirill Terziev janë vetëm disa prej emrave të njohur në mundjen bullgare, të cilët gjithashtu morën dekorata nga Ministria dhe Totalizatori Bullgar.

Çmime morën edhe mbajtësit e medaljeve nga Lojërat e 21-ta Olimpike për të Shurdhur gjatë vitit 2009. Kjo është sportistja e badmintonit Gergana Barëmova dhe mbajtësit e medaljes në mundje Angell Kremov. Shumë çmime morën dhe sportistet me të meta fizike nga Kampionati Botëror dhe Evropian i Atletikës së Lehtë, që u zhvillua vitin e kaluar.

“Ju jeni krenaria e Bullgarisë. Këto çmime janë njohja e tërë kombit ndaj sukseseve tuaja sportive” – komentoi ministri i sportit Svilen Nejkov. “Ju uroj arritje edhe më të larta gjatë vitit 2010” – shtoi drejtori ekzekutiv i Totalizatori Bullgar të Sportit Damjan Damjanov.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Dimitër Ushev


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kristian Vasilev

Vozitësi ynë Kristian Vasilev shkon në gjysmëfinale në Szeged

Kristian Vasilev do të garojë në një gjysmëfinale të skifit për kualifikimin Olimpik Evropian në Szeged (Hungari). Ai fitoi bindshëm ndeshjen e dytë pasi e përshkroi distancën 2000 metra për 6:53.08 minuta. Në vitin 2023, Kristian Vasilev humbi..

botuar më 24-04-25 5.38.MD
Hristo Prodanov

40 vjet nga ngjitja e parë bullgare në Everest

Sivjet shënohet 40 vjetori i ekspeditës së parë bullgare për t'u ngjitur në majën më të lartë të planetit - Everest. Më 20 prill 1984, majën e ngjiti pa maskë oksigjeni 41-vjeçari Hristo Prodanov në shpatin më të vështirë perëndimor. Ai arriti..

botuar më 24-04-20 6.25.PD

Pjesëmarrës nga 20 vende në Sofia Karate Open 2024 për Kupën e Presidentit

Presidenti Rumen Radev do të hapë turneun ndërkombëtar Sofia Karate Open 2024 – Kupa e Presidentit të shtunën, më 20 prill. Ngjarja sportive mbahet për herë të 11-të. Këtë vit, më shumë se 1500 pjesëmarrës nga 20 vende do të marrin pjesë në të. Turneu..

botuar më 24-04-20 5.20.PD