Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhe Izraeli kërkojnë forma të reja të bashkëpunimit

Ditën e hënë u zhvillua një takim midis kryeministrave të Bullgarisë dhe të Izraelit Bojko Borisov dhe Benjamin Netanjahu.
Foto: BGNES
Vizitën e parë zyrtare jashtë shtetit për vitin 2010 kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov e bëri në Izrael. Gjithmonë kur bëhet fjalë për marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Izraelit, theksohet lidhja e thellë emocionale midis dy popujve, e pikërisht kontributi i hebrenjve bullgarë në zhvillimin e shtetit të ri, si dhe lidhjet tradicionalisht të mira biznesi.

Traditat ekzistojnë që të respektohen. Është fakt, se në Izrael gjithmonë ka ekzistuar një qëndrim miqësor ndaj Bullgarisë. Të paktën sepse vendi ynë shpëtoi hebrenjtë e vetë nga depërtimi në kampet naziste të përqendrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Aktualisht hebrenjtë bullgarë në Izrael janë mbi 80 mijë veta. Fëmijëria e tyre ka kaluar në Bullgari dhe shumë prej të afërmve të tyre jetojnë në vendin tonë. Kështu lidhjet e tyre me Bullgarinë nuk ndërpriten. Ka edhe një arsye tjetër për qëndrimin e ngrohtë të Izraelit ndaj Bullgarisë. Vendi ynë ishte ndër të parët që njohën shtetin e ri izraelit në vitin1948, shtet ky i cili mishëroi ëndrrën shekullore të hebrenjve të mbarë botës të rikthehen në atdheun. Të gjitha ato fakte nuk harrohen nga Izraeli mirënjohës.

Gjatë takimeve dhe bisedave në Jerusalem kryeministri Bojko Borisov dhe pjesëtarët e delegacionit diskutuan çështjet e bashkëpunimit të dyanshëm në fushën e sigurimit, energjetikës, bujqësisë, mbrojtjes, teknologjive të larta, kulturës dhe turizmit. Izraeli është partner i rëndësishëm, perspektiv dhe shpresëdhënës i Bullgarisë. Kriza botërore preku edhe shkëmbimin tregtar bullgar me Izraelin. Për nëntë muajit e parë të vitit 2009 ai ka qenë 72 milionë dollarë, me 20 për qind më pak në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2008. Nuk është e çuditshme, se sidomos aktiv është bashkëpunimi midis firmave të industrisë së mbrojtjes së të dy vendeve. Këto janë firma të afirmuara në tregun ndërkombëtar. Tani ato kërkojnë forma të reja të bashkëpunimit, të cilat të sigurojnë aplikimin e përbashkët të teknologjive të reja, gjë që do të bëjë ato më konkurruese në tregun ndërkombëtar të armëve. Një formë e re e prodhimit të energjisë elektrike – nëpërmjet kolektorëve diellorë, ishte objekt i interesit të veçantë të bisedimeve nga ana e Bullgarisë, sepse Izraeli ka përvojë të konsiderueshme në këtë fushë. Një sektor tjetër i rëndësishëm, zhvillimi i të cilit përbën interes të përbashkët, është turizmi. 106 mijë turistë nga Izraeli vizituan vendin tonë gjatë vitit 2008. Më qëllim të tërheqë më shumë turistë nga ky vend, Bullgaria shpalli dëshirën e vetë të marrë pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare Turistike IMTM gjatë muajit shkurt në Tel Aviv. Në sfondin e problemeve me Turqinë, Izraeli kërkon destinacione alternative për turistët e vetë. Në këtë listë, Bullgaria është në një prej vendeve të para.
E reja e kësaj vizite është, se në tryezën e bisedimeve në Jerusalem zoti Borisov uli përballë partnereve të vetë si kryeministër i një vendi anëtar të BE-së. Në praktikë, zoti Borisov zhvilloi bisedimet në cilësinë e ndërmjetësit të politikës së BE- së ndaj vendeve të treta. Në këtë kontekst përfshihen takimet në Ramallah me presidentin e pushtetit autonom palestinez Mahmud Abas dhe me kryeministrin Salam Fajad. E gjithë kjo ngre në një nivel cilësish të ri rëndësinë e vizitës dhe tregon dëshirën e Bullgarisë të luajë një rol më të rëndësishëm në politikën e BE-së në Lindjen e Mesme.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Dimitër Ushev


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD

Për përulësinë ndaj iluministëve dhe dimensionin bashkëkohor të iluminizmit

Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..

botuar më 24-11-01 1.05.MD

Persona me vështirësi mendore prezantojnë në fotot "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër"

Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..

botuar më 24-11-01 5.20.PD