Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Arkeologu i ri doktor Zdravko Dimitrov: “Jam i lumtur se hobi im u bë profesioni im”

Foto: Diana Hristakieva
Me ardhjen e vjeshtës dhe të dimrit përfundoi stina arkeologjike në Bullgari për vitin 2009. Një prej vendeve te ne, ku gjatë disa viteve të fundit vazhdimisht zhvillohen gërmime është kompleksi i lashtë i kultit Perperikon, i cili gjendet në Rodopet Lindore. Gjatë vitit 2009 ekipi i udhëhequr nga profesori Nikollaj Ovçarov zbuloi monumentet e para historike me shkrim nga shekulli i IV, V i erës së re – këto janë dy monumente funebre me mbishkrime latine, si dhe një vulë plumbi nga shekulli i XVI – XVII. Tashmë për vit të pestë me radhë në ekipin e profesorit Ovçarov punon dhe arkeologu 35 vjeçar, doktor Zdravko Dimitrov. Ai shpjegoi se Perperikon i përket një epoke prej 6000 vjetësh dhe kërkon ndihmën e specialistëve më të ndryshëm, të specializuar në studimin e epokave të ndryshme. Doktor Zdravko Dimitrovi ka mbaruar në degën e arkeologjisë në Universitetin “Shën Klementi i Ohrit” në Sofje. Aktualisht punon si specialist i arkeologjisë antike pranë Institutit Arkeologjik Kombëtar me Muze pranë Akademisë Bullgare të Shkencave në Sofje. Zbulimi gjatë vitit 2009 është më i madhi gjatë punës së tij 15 vjeçare si arkeolog. “Këto janë epigrafet e para, të cilat i përkasin Perperikonit dhe janë gjetur në vetë objektin. Bëhet fjalë për mbiemra nga epoka romake në provincat Siri dhe Pamfili – dy prej provincave më të pasura të Perandorisë romake. Leximi i tyre na jep të dhëna serioze për zhvillimin e kontakteve ekonomike të rajonit të Rodopeve Lindore gjatë antikitetit të vonshëm”, shpjegon doktor Dimitrov, kurse për interesin e tij ndaj arkeologjisë thotë:

“Interesi im ndaj arkeologjisë është që nga fëmijëria ime. Shkaku kryesor është familja ime, e cila luajti një rol kryesor për zgjedhjen e profesionit tim. Babai im interesohet shumë për historinë. Shtëpia jonë ishte plot libra historike. Për të historia ishte vetëm një hobi, i cili u bë edhe hobi im. Unë kam mbaruar teknikum arkitekturor, kështu qe duhej të merresha me arkitekturë dhe ndërtim – një sferë krejt e ndryshme, por matematika ishte vendi im i dobët dhe u riorientova drejt Universitetit të Sofjes. Dhashë provime dhe u regjistrova në këtë specialitet dhe kështu vazhdova të merrem me këtë shkencë të dashur që nga vitet e fëmijërisë.”

Muzeu Arkeologjik në Sofje, ku punon doktor Zdravko Dimitrov, është më i madhi në Bullgari dhe me ekspozitat e tij është një prej qendrave më të rëndësishme në vend për popullarizimin e së kaluarës së trojeve të sotme bullgare. Me potencialin e tij shkencor dhe muzeor Instituti Arkeologjik Kombëtar me Muze pranë Akademisë Bullgare të Shkencave është institucioni më i madh shkencor për arkeologji në Evropën Juglindore. Pa dyshim puna në një institucion të tillë është shkas për krenari, por për doktor Dimitorvin puna në terren është më interesante.

“Ka një kënaqësi, të cilën e ndiej pasi e kam kryer mirë punën time – shpjegon ai. – Emocioni është lidhur me lirinë e punës në të hapur, jashtë mjedisit urban. Për mua është më e këndshme të punohet në të hapur, sesa të jesh i mbyllur në ndonjë zyrë për shembull. Aktualisht arkeologjia, sidomos në vendet e zhvilluara ekonomikisht është një vend me zhvillim shumë dinamik. Përdoren teknika gjithnjë e më moderne për zbulimin dhe datimin e fakteve historike. Arkeologjia zhvillohet në lidhje me shkenca më të ndryshme – me antropologjinë, etnografinë etj. Kështu qe aktualisht ka një fushë shumë të gjerë veprimi. Para gjashtë muajsh isha në një specializim në Jordani dhe arrita të kuptoj se si arkeologjia përdoret në sferën civile. Objektet, të cilat po studiohen dhe të cilat në Lindjen e Mesme janë ruajtur jashtëzakonisht mirë, restaurohen në mënyrë direkte. Domethënë arkeologjia nuk është një shkencë e vdekur, por ajo duhet të jetë objekt i politikës shtetërore dhe gjithçka të jetë reglamentuar shumë mirë. Një objekt arkeologjik mund të socializohet menjëherë dhe të bëhet një atraksion turistik.”

Thonë se në një vend me një histori mijëvjeçare, siç është Bullgaria, kudo që të gërmosh, do të gjesh ndonjë monument historik. A është vërtetë kjo? A ka vërtetë shumë objekte, të cilat mund të studiohen?

“Projektet infrastrukturore, magjistralet, të cilat po ndërtohen, e vërtetojnë këtë. Mund të jap si shembull trasenë e ardhshme të magjistralit nga Sofja deri në Burgas, e cila kalon përmes Fushës së Trakisë për rreth 350 km. Në të ka ndoshta rreth 60 objekte. Domethënë dendësia e objekteve turistike është shumë e madhe. Nuk bëhet fjalë vetëm për objekte të mëdha dhe të njohura si Carevec dhe Perperikon, por vërtetë kudo në vend zbulohen jashtëzakonisht shumë monumente historike të kulturës. Ky është një regjion shumë i populluar që nga neoliti deri më sot.”

A ka probleme në punën tuaj tani në lidhje me krizën ekonomike? A ka interes ndaj arkeologjisë në sfondin e specialiteteve atraktive si ekonomia, shkenca kompjuterike, e drejta?

“Po, ka probleme, madje me financimet elementare. Me të vërtetë nuk mjaftojnë mjetet për shkencën, gjë që ndihet edhe në sferën tonë. Është e dukshme se duhet të ndryshohet vetë mënyra e organizimit tek ne, që të kemi një financim më të mirë. Por megjithatë nuk mungon interes ndaj këtij specialiteti. Kam mjaftë miq në katedrën e arkeologjisë pranë Universitetit të Sofjes, me të cilët punoj prej disa vitesh. Kam përshtypje se gjithnjë e më shumë rritet numri i kandidat studentëve dhe kërkohen rezultate gjithnjë e më të larta të provimeve, që të mund ët regjistrohesh në këtë specialitet. Nuk mungon entuziazëm edhe sa u përket studentëve, të cilët e kalojnë stazhin e tyre bashkë me ne gjatë gërmimeve. Është vështirë, patjetër, sepse nuk ka realizim aq të mirë, por jam i bindur se arkeologjia ka të ardhme në Bullgari.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kuzhina bullgare hyri në top 15 të Evropës

Kuzhina bullgare renditet e 14-ta nga të gjitha kuzhinat kombëtare në Evropë në renditjen prestigjioze të faqes së specializuar të kuzhinës TasteAtlas, njoftoi BNR Varna. Renditja bëhet çdo vit në bazë të vlerësimit nga përdoruesit e faqes. Bullgaria..

botuar më 24-06-24 1.25.MD

Dhurata e Rrëshajëve është jetë e bollshme

Të dielën e tetë pas Ngjalljes së Krishtit, ne kremtojmë një nga festat më të rëndësishme për mësimin e krishterë, Rrëshajën. Në këtë ditë, Fryma e Shenjtë - Personi i Tretë i Trinisë së Shenjtë - zbret në tokë për t'iu shfaqur dymbëdhjetë apostujve,..

botuar më 24-06-23 6.10.PD

Ditët e jogës mbledhin adhurues të praktikave shpirtërore në Bullgari

Për të dhjetën vit radhazi në ditët rreth 21 qershorit, shumë vende të botës festojnë festivalin e jogës. Në Bullgari, nga 15 deri më 23 qershor, 44 vendbanime, duke përfshirë qytetet më të mëdha - Sofje, Plovdiv, Stara Zagora, Burgas, Varna, Ruse,..

botuar më 24-06-22 9.10.PD