Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Faqja turistike e Sofjes

Foto: arkiv
Për ditë kryeqyteti i Bullgarisë – Sofje pret qindra miq nga të gjitha këndet e botës. Për shumicën prej tyre Sofja është pikënisja e itinerarit të tyre turistik në Bullgari. Vendet për pushim tek ne janë shumë – si pushimoret e shumta bregdetare gjatë verës, ashtu edhe pistat e skive në malet piktoreske gjatë dimrit. Mirëpo përshtypjet e para për vendin tonë miqtë e huaj grumbullojnë në kryeqytet.

Me qëllim të përshkruajmë faqen turistike të Sofjes iu drejtuam kryetarit të Asociacionit të Ciceronëve në Bullgari Nikollaj Mindov. Ai rikrijon vetëm njeri prej itinerareve të shumta turistike në Sofje – një qytet i lashtë me histori mijëvjeçare:

“Në Sofje ka shumë monumente me vlerë kulturore dhe historike, që përbëjnë interes për turistët e huaj. Zakonisht shëtitja e miqve fillon nga qendra e kryeqytetit, atje ku në të kaluarën e lashtë ishte forumi romak. Në këtë rajon ngrenë shtatë disa kisha të krishtere, ndërtuara gjatë epokave të ndryshme. Aty janë xhamia dhe sinagoga. Sinagoga e kryeqytetit është njëra nga sinagogat më të mëdha në mbarë Evropën nga tipi sefarad. Pranë këtyre godinave ka edhe një kishë katolike. Ato disa tempuj të feve të ndryshme ekzistojnë që prej shumë viteve pranë njëri tjetrit dhe formojnë një kompleks të tërë origjinal fetar. Kishte ide, që me një rreze laser të lidhen kupolat e këtyre ndërtesave, që të tregohet bashkëjetesa paqësore të disa feve në një qytet. Ndër ato hapësira të shenjta miqtë e kryeqytetit mund të shikojnë edhe godina të tjera interesante të ndërtuara në mesin e shekullit XX-të. Pikërisht aty ndodhet qendra administrative e shtetit me godinat e Këshillit të Ministrave dhe Presidencës. Turistëve u pëlqen të fotografohen me ushtarët e gardës para hyrjes parade. Ata shfaqin interes edhe ndaj uniformave të tyre origjinale. Pas ceremonisë së ndërrimit të rojës, miqtë vizitojnë nënkalimin midis dy godinave më të rëndësishme shtetërore. Në të mund të shihen rrënojat e murit, që rrethonte qytetin në vazhdim të 12 shekujve. Ky mur u zbulua rastësisht gjatë punimeve të ndërtimit të nënkalimit. Arkeologët janë të mendimit, se në këtë rajon mund të zbulohen rrënoja të tjera interesante nga epoka romake. Pranë godinës së Presidencës ngrihet ndërtesa e Muzeut Arkeologjik, e cila në të kaluarën ishte xhami. Sot në sallat e këtij muzeu ruhen sende dhe eksponate nga epoka të ndryshme të historisë së vendit tonë. Aty mund të shihen shumë thesare zbuluara në trojet bullgare.”

Duke vazhduar tregimin e vet ciceroni Nikollaj Mindov përshkruan shëtitjen në qendrën e kryeqytetit: “Pranë godinës së Muzeut Arkeologjik shtrihet sheshi më i madh i qytetit “Princ Aleksandër Batenberg”. Këtu është edhe Pallati i vjetër Mbretëror, në të cilin më se gjysmë shekulli ndodhet Galeria Kombëtare e Arteve Figurative dhe Muzeu Etnografik. Ato janë objekte interesante për turistët, sepse këtu mund të njihen me veprat e mjeshtërve piktorë bullgarë dhe të mësojnë më shumë për ritet karakteristike në trojet bullgare. Këtu vizituesit mund të shikojnë edhe kostume autentike të krahinave të ndryshme dhe veshje qytetare. Në këtë shesh, që shtrihet në zemrën e kryeqytetit, gjatë verës vihen shfaqje operistike në të hapur. Një vazhdim i natyrshëm i një shëtitjeje të tillë kulturore është vizita te Teatri Kombëtar “Ivan Vazov”. Godina e tij u ndërtua në fillim të shekullit XX nga arkitekt nga Vjena në stilin neoklasik. Godina jashtëzakonisht e bukur është njëra nga simbolet e qytetit. Gjatë verës para saj jepen koncerte dhe rregullohen ekspozita. Në afërsi të Teatrit Kombëtar njëra prej godinave që bie në sy është kisha ruse “Shën Nikollaj” që daton nga viti 1914. Ajo lë mbresa të thella te turistët me kubetë e bukura dhe me ndërtesën origjinale. Ajo ngrihet në këndin e dy rrugëve qendrore të kryeqytetit. Njëra prej tyre mban emrin “Rakovski”. Pikërisht ky është rruga teatrore e Sofjes. Këtu janë sallat e pothuajse të gjitha teatrove të mëdha. Padyshim një itinerar turistik në kryeqytet nuk mund të mos përfshijë kishën “Shën Aleksandër Nevski” – njëra prej më të mëdhenjve në mbarë Evropën. Këndimet e korit gjatë shërbimeve fetare preokupojnë turistët e huaj, sepse akustika e tempullit është e mrekullueshme. Aty afër është edhe godina e Parlamentit. Këtë shëtitje turistët e bëjnë më këmbë, që të njihen nga afër me të gjitha monumentet interesante në kryeqytet. Pas shëtitjes në qendrën e Sofjes, turistët mund të vizitojnë edhe Muzeun Kombëtar Historik, ku ruhen koleksione të pasura që mbajnë kujtesën historike të Bullgarisë. Ai ngrihet në rrezet e malit Vizosha afër lagjes së kryeqytetit Bojana. Ndërsa Kisha e Bojanës është një vend historik, të cilin secili duhet të vizitojë. Në të ruhen afreske mbi mur që datojnë nga shekulli XIII. Që në vitin1979 kjo kishë u përshi në listën e Trashëgimisë Botërore Kulturore dhe Natyrore të UNESKO-së. Pak janë vendet, që disponojnë një pasuri të tillë aq të madhe.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Lina Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Disa nga hotelet në pushimoren Sllënçev Brjag janë hapur për festat e Pashkëve

30% e hoteleve në pushimoren Sllënçev Brjagnë Detin e Zi do të hapen më 1 maj. Bëhet fjalë për hotele të kategorisë së lartë për të cilët janë bërë rezervime nga turistë bullgarë, rumunë dhe grekë. “Çmimet e paketave turistike për këtë verë janë..

botuar më 24-05-01 10.21.PD

Dasma në pyll, musaka argjentinase, shëtitje për bimë medicinale ... shtëpia malore e ndryshme e Nikoletës dhe Uriell

Shtëpia me ushqimet më të shijshme, banuesit më të rinj dhe eksperiencat më të pazakonta ndodhet në Rodope dhe mban emrin përrallor "Momçill Junak". Deri pak kohë më parë, baza në pronësi të Bashkisë së Smoljanit ishte bosh. Por mbërritën Nikoleta dhe..

botuar më 24-04-20 7.30.PD
Në shekullin e XIX-të, qyteti i Elenës u quajt „Bitlehemi Bullgar“

Turizmi i festivalit, romanca dhe natyra e pastër - njihuni me qytetin e Elenës dhe rrethinat e tij

Rajoni i malit Stara Pllanina përreth qytetit të Bullgarisë Veriore - Elena gëzon interes të pandërprerë turistik jo vetëm nga bashkatdhetarët tanë, por edhe nga shumë të huaj. Madje disa prej tyre vendosen këtu përgjithmonë, duke u bërë pjesë e..

botuar më 24-04-14 10.45.PD