Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Buxheti i ri i kryeqytetit bullgar ka për qëllim të ruajë aktivitetin investues në qytet

“Aktiviteti investues në Sofje nuk ndalet megjithë krizën.” – shtoi Minko Gerxhikovi.
Foto: BGNES
“Realist, por i tensionuar” – kështu administrata e kryeqytetit përcaktoi projektbuxhetin e Sofjes për vitin 2010. Dokumenti tashmë është prezantuar për diskutim shoqëror. Mbi 1 miliard e 200 milionë leva (afro 600 milionë euro) është vëllimi i përgjithshëm i buxhetit të propozuar të Sofjes, që është me 200 milionë leva (100 milionë euro) më shumë se sa vitin e kaluar.

Si burime kryesore të ardhurash gjatë vitit 2010 tregohen tatimet, taksat bashkiake, transferet shtetërore dhe fondet evropiane. Këto burime përbëjnë pak mbi 1 miliard leva (500 mln euro). Mjetet e tjera do të vijnë nga gjobat, sanksionet dhe interesat ndëshkues. Për shpenzime kapitale gjatë vitit 2010 parashikohen 285 mln leva (142,5 mln euro) nga buxheti i bashkisë dhe 266 mln leva (133 mln euro) nga programet evropiane. Afro 204 mln leva (102 mln euro) do të harxhojë bashkia për arsimin e kryeqytetasve, kurse 122 mln leva (61 mln euro) për pastërtinë. Me financimin më të ulët do të jetë kultura, gjelbërimi dhe turizmi. Sipas udhëheqësit të ekipit që e përgatiti buxhetin e Sofjes – Minko Gerxhikov, zëvendës kryebashkiak në fushën e financave dhe veprimtarisë ekonomike, ky është plani më i mirë i mundur i të ardhurave dhe shpenzimeve të bashkisë.

“Ky është një nga buxhetet më të mëdha që administrohen në vendin tonë – shpjegoi ai. Ne jemi nga strukturat që, megjithë krizën ekonomike, janë stabile dhe i bëjnë pagesat me kohë. Me këtë buxhet kemi për qëllim të ruajmë stabilitetin ekonomik të qytetit tonë dhe kushtet e mira për njerëzit që bëjnë biznes këtu. Është e rëndësishme të tërheqim dhe më shumë investitorë. Prandaj gjatë këtij viti nuk do t’i vështirësojmë firmat me taksa më të larta vendëse.”

Sipas të dhënave të fundit Sofja prodhon 34% të PBB-së të Bullgarisë. Mbi 70% të të gjitha investimeve direkte realizohen në kryeqytet. Ky është një nga shkaqet që Sofja të jetë qyteti me papunësinë më të ulët ndër qytetet e Evropës me popullsi 1,5 milionë veta. Në sajë të investimeve të huaja çdo vit në kryeqytetin bullgar hapen midis 12 000 dhe 18 000 vende të reja pune. Niveli mesatar i papunësisë në vendin tonë është 9,13%, ndërsa në Sofje – mezi 2,9%.

“Aktiviteti investues në qytetin tonë nuk ndalet megjithë krizën – shtoi Minko Gerxhikovi. – Ndërtohen objekte të mëdha, si për shembull ai i vargut tregtar Carrefour, gjatë marsit do të fillojë ndërtimi i IKEA, vazhdojnë punët e ndërtimit të metrosë. Do të vazhdojmë ndërtimin e kopshteve të fëmijëve, sepse duhet t’u sigurojmë një arsim të mirë fëmijëve të të gjithë të rinjve që vijnë për të banuar dhe për të punuar në Sofje. Duhet të theksojmë se Sofja është qyteti i parë në Bullgari, i cili arriti të marrë financim evropian. Me të po ndërtojmë metronë, do të marrim dhe mjete evropiane për ndërtimin e uzinës së përpunimit të mbeturinave shtëpiake. Tashmë punojmë për zgjerimin e sistemit të ujësjellësve dhe kanalizimit në sajë të fondeve evropiane.”

Gjatë këtij viti bashkia ka në plan të marrë katër kredi të mëdha nga disa institucione financiare të huaja me përmasë 165 mln leva (83 mln euro) me këto mjete do të financohet ndërtimi i metrosë, ndërtimi i udhëkryqeve me dy nivele dhe i uzinës për mbeturinat shtëpiake.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Krasimir Martinov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Papunësia në Bullgari u ul në 4.4%, në BE - në 6.4%

Norma e papunësisë në eurozonë në maj u stabilizua për të dytin muaj radhazi në një nivel rekord të ulët që nga viti 1998 prej 6.4%. Në Bullgari papunësia u ul në 4.4% në maj nga 4.5% në prill. Papunësia e të rinjve (për personat nën moshën 25 vjeç)..

botuar më 24-07-02 5.39.MD
Godina e BNB-së

BNB njoftoi ulje të re të normës kryesore të interesit

Banka Kombëtare Bullgare (BNB) njoftoi se do të ulë normën kryesore të interesit në 3.63 për qind nga 1 korriku. Në maj dhe qershor, norma e interesit ishte 3.78%. Bullgaria është në një bord valutor dhe vlera e levit bullgar është e fiksuar ndaj..

botuar më 24-07-01 9.27.PD
Georgi Kadiev

Georgi Kadiev nga e “Majta”: “Më mirë pres që të hyjmë në Eurozonë në vitin 2027”

Derisa të ardhurat mesatare të popullsisë të arrijnë 80% të mesatares evropiane, nuk duhet të hyjmë në Eurozonë. Së bashku me të shkon edhe inflacioni dhe duhet të ketë një rezervë. Këtë e deklaroi para BNR, Georgi Kadiev, ish-zëvendësministër i..

botuar më 24-06-27 2.48.MD