Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sfidat e mëdha para komisares evropiane të Bullgarisë Kristalina Georgieva

Foto: BGNES
Kandidatja bullgare për komisare evropiane mbi çështjet e bashkëpunimit ndërkombëtar, ndihmës humanitare dhe reagimit në raste krizash Kristalina Georgieva u paraqit shumë mirë në dëgjimin e saj në Parlamentin Evropian dhe u pranua shumë mirë madje ndër fraksionet parlamentare, të cilat ishin shumë kritike ndaj kandidaturës së mëparshme bullgare për resorin e njëjtë. Me miratimin e kandidaturës së Kristalina Georgievës u eliminua një pengesë serioze para formimit të Komisionit të ri Evropian. Starti i komisares së ardhshme evropiane ishte i favorshëm, por pa dyshim para saj do të ketë sfida të mëdha.

Resori bashkëpunim ndërkombëtar, ndihmë humanitare dhe reagim në raste krizash deri tani nuk ka ekzistuar në Komisionin Evropian. Ai do të duhet të koordinohet me sfera të rëndësishme si marrëdhënie të jashtme, siguri dhe mbrojtje, financa etj., jo vetëm në nivelin e Komisionit Evropian, por edhe në nivel vendesh – anëtare të BE-së. Kjo kërkon që Kristalina Georgieva të tregojë jo vetëm njohje të materies, por edhe takt politik, sepse sa u përket problemeve, të cilat do të zgjidhë, ka pozita të ndryshme. Në dëgjimin e saj në Parlamentin Evropian u bë e qartë se gjatë praktikës së saj në Bankën Botërore ka marrë edhe aftësi të tilla. Tani duhet t’i aplikojë edhe si komisare evropiane.

Themelimi i resorit, për të cilin do të përgjigjet komisarja evropiane e Bullgarisë, koincidon me domosdoshmërinë për një reagim urgjent sa i përket situatës së rëndë në Haiti. Kjo e bën përgjegjësinë e Kristalina Georgievës edhe më të madhe dhe ajo vetë i vuri vetes detyrën për të garantuar se evropianët do t’i japin Haitit më të mirën, që mund të jepet nga BE-ja. Ideja e saj është që përvoja e grumbulluar në Haiti të shërbejë si një bazë për ndërtimin e një mekanizmi më efektiv për reagim në raste krizash, i cili të garantojë një ndihmë më të madhe dhe një koordinim më të mirë si në vetë BE-në, ashtu dhe midis punonjësve të ndryshëm humanitarë dhe personave ushtarakë.

Gjatë dëgjimit të saj Kristalina Georgieva komentoi se qëllimi për krijimin e korpusit vullnetar evropian për ndihmë humanitare gjatë vitit 2011 është realist. Deri në një vit ajo duhet të propozojë se si kjo strukturë të krijohet pa u përdorur mjete të destinuara për ndihmë humanitare.

Disa herë gjatë dëgjimit të saj Georgieva shënoi se do të përpiqet që të krijohen mundësi për pjesëmarrje në proceset e rimëkëmbjes jo vetëm të institucioneve shtetërore, por edhe të biznesit privat. Një qëllim i tillë është jashtëzakonisht interesant në kontekstin e nevojave në rritje dhe të buxheteve të pamjaftueshme, por në të njëjtën kohë është i vështirë për t’u arritur, pra është edhe një sfidë e madhe para komisares evropiane të Bullgarisë.

Në përgjigje të pyetjeve të deputetëve evropianë Kristalina Georgieva demonstroi jo vetëm përgatitje dhe aftësi shumë të mira analitike, por edhe vendosmëri, e cila do ta ndihmojë realizimin e saj si anëtare të Komisionit Evropian. Në një shkallë të madhe suksesi i Kristalina Georgievës do të varet nga ruajtja e besimit të shfaqur ndaj saj që gjatë startit të saj si komisare evropiane.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Stoimen Pavllov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dëllinja e pemës në rezervatin

Në Bullgari është vendi më i madh natyror i pemëve të dëllinjës në Evropë

Pikërisht 75 vjet më parë, përkatësisht në vitin 1949, vendi më i madh natyror i dëllinjës së pemës (Juniperus excelsa) në Evropë - "Tisa", që ndodhet rrëzë të malit Pirin, u shpall rezervë. Dëllinja është një specie relikte e mbrojtur jugore, me..

botuar më 24-10-17 8.15.PD

Kënga “Hajde: Më të mirë” u bën thirrje fëmijëve të jenë më të sjellshëm dhe tolerantë ndaj njëri-tjetrit

Dhuna dhe bullizmi në shkollë është një problem aktual jo vetëm në Bullgari, por edhe në shumë vende evropiane dhe të tjera. Tetë vjeçari Johan Tansoe, i cili ka lindur në Norvegji, por për rreth një vit studion në një shkollë bullgare në Burgas, u..

botuar më 24-10-17 7.15.PD

Një projekt hapësinor evropian me një kontribut në mbrojtjen e Tokës

Një nga subjektet e përdorura shpesh në filmat apokaliptikë të Hollivudit ka të bëjë me një asteroid të madh që do të godasë Tokën. Një dramatizëm shtesë sjellin masat që duhen marrë për të parandaluar një katastrofë të tillë. Fabula në..

botuar më 24-10-16 8.26.MD