Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Depozita bankare është forma më e preferuar e kursimit nga bullgari

Para pak kohe kompania për studime marketingu GFK paraqiti rezultatet e studimit për qëndrimet ndaj kursimeve dhe investimeve të popullsisë në shtetet nga Evropa Qendrore gjatë vitit 2009. Del se në krahasim me vitin 2005 gjatë vitit të kaluar kursimi i parave nuk ka qenë aq i lehtë. Shkaqet për mundësitë e zvogëluara fshihen edhe në pasojat e krizës ekonomike. Vetëm 6 për qind e bullgarëve të anketuar kanë deklaruar se do të kishin mundësinë për të kursyer para gjatë 12 muajve të ardhshëm. Një moment interesant në studimin nga viti 2009 në krahasim me vitin 2005 janë motivet e ndryshme për kursim. Për dallim nga viti 2005, ku në Austri, Kroaci dhe Sllovaki kanë kursyer për veturë, për festat, për vitet, kur do të jenë në pension, për shtëpi, në shtetet, të cilat janë më në lindje si Bullgaria, Rumania, Polonia, Ukraina dhe Rusia, shkaqet janë të tjera. Në këto vende njerëzit kanë kursyer për remont, ose për mobilie të shtëpisë, për kurim, ose thjeshtë, që të kenë para të kursyera për periudhat e ardhshme. Gjatë vitit 2009 situata është e ndryshme dhe pothuaj nuk ka dallime midis shteteve të veçanta. Vëzhgohet ulje e rreptë e aftësisë për të kursyer dhe momenti dominues tani është sigurimi i kursimeve.

Tanja Tosheva nga GFK – Bullgaria shënon: “Për Bullgarinë mund të shënoj tri shkaqe kryesore, të cilat i motivojnë njerëzit për të kursyer. Në vend të parë është shkaku i shënuar nga përqindja më e madhe e të anketuarve dhe kjo është mundësia të blesh diçka më vonë”, domethënë po të dua të blej diçka më të madhe desha të kem para të kursyera. Afro 40 për qind e popullsisë së Bullgarisë, e cila është 7,5 milionë veta, kursejnë para për këtë qëllim. Në vend të dytë të anketuarit shënojnë se kursejnë kryesisht për arsimin e fëmijëve të tyre, për të ardhmen e tyre. Dhe në vend të tretë është shkaku tradicional për popullin tonë: “të kem para për remont, në qoftë se duam të bëjmë diçka për shtëpinë, për apartamentin tonë.”

Mirëpo vëzhgohen dhe dallime të konsiderueshme midis shteteve sa u përket produkteve të përdorura për kursim. Bëhet fjalë për investime nën formën e obligacioneve, për kursime nëpërmjet fondeve investuese, letrave me vlerë. Në Bullgari këto forma kursimi ende nuk janë zhvilluar dhe shumë pak janë njerëzit të cilët investojnë për produkte të tilla. Ato janë tërheqëse për vetëm 3 për qind prej popullsisë. I përdorin njerëzit, të cilët kanë arsim ekonomik, ose njerëz, të cilët disponojnë një kulturë të mirë ekonomike, punojnë në sfera të ngjashme dhe e njohin shumë mirë mekanizmin e veprimit të tyre. Zakonisht këta janë njerëz me të ardhura më të larta, pra me mundësi më të mëdha për të kursyer nëpërmjet investimit të parave të tyre në fonde investuese, në aksione dhe në letra me vlerë. Tanja Tosheva shton:

“Për bullgarin metodat dhe mundësitë më të preferuara për kursime janë depozitat, të cilat janë sidomos aktuale gjatë 2 – 3 vjetëve të fundit. Shkaqet për kursime te ne janë edhe blerja e pronave të patundshme. Ka shtete, në të cilat skemat e ndryshme të investimeve pranohen si mënyra më të përshtatshme dhe më atraktive për kursime. Mirëpo dua të nënvizoj se gjatë vitit 2009 edhe te produktet investuese, me sa ato janë alternativë për shtetet më të zhvilluara në krahasim me Bullgarinë, vëzhgohet një tendencë vonimi.”

Sipas studimit aktualisht 13 për qind e bullgarëve përdorin produkte kursimi, shumica prej të cilave nën formën e depozitave. Të dhënat e studimit shënojnë gjithashtu se një përqindje jo e vogël e njerëzve në Evropën Qendrore dhe Lindore ndiejnë dyshim sa u përket institucioneve financiare. Në shumicën e gjysmës së shteteve të përmendura në studim, përfshi këtu edhe Bullgarinë, nga 11 deri në 20 për qind prej të anketuarve i mbajnë paratë e tyre në shtëpi. Kjo përqindje është shumë e lartë në Serbi dhe Ukrainë, ku njerëzit, të cilët e preferojnë këtë mënyrë kursimi, janë përkatësisht 51 dhe 65 për qind. Në Poloni për shembull vetëm 10 për qind e polakëve i mbajnë kursimet e tyre në shtëpi. Ka dhe akoma një fakt: për gjithnjë e më shumë bullgarë është shumë e rëndësishme sigurimi “jetë”. Në qoftë se gjatë vitit 2009 28 për qind e bullgarëve kanë qenë të këtij mendimi, të dhënat nga muaji janar i vitit 2010 tregojnë se ky sigurim tashmë u përket 34 për qind prej bullgarëve.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Papunësia në Bullgari u ul në 4.4%, në BE - në 6.4%

Norma e papunësisë në eurozonë në maj u stabilizua për të dytin muaj radhazi në një nivel rekord të ulët që nga viti 1998 prej 6.4%. Në Bullgari papunësia u ul në 4.4% në maj nga 4.5% në prill. Papunësia e të rinjve (për personat nën moshën 25 vjeç)..

botuar më 24-07-02 5.39.MD
Godina e BNB-së

BNB njoftoi ulje të re të normës kryesore të interesit

Banka Kombëtare Bullgare (BNB) njoftoi se do të ulë normën kryesore të interesit në 3.63 për qind nga 1 korriku. Në maj dhe qershor, norma e interesit ishte 3.78%. Bullgaria është në një bord valutor dhe vlera e levit bullgar është e fiksuar ndaj..

botuar më 24-07-01 9.27.PD
Georgi Kadiev

Georgi Kadiev nga e “Majta”: “Më mirë pres që të hyjmë në Eurozonë në vitin 2027”

Derisa të ardhurat mesatare të popullsisë të arrijnë 80% të mesatares evropiane, nuk duhet të hyjmë në Eurozonë. Së bashku me të shkon edhe inflacioni dhe duhet të ketë një rezervë. Këtë e deklaroi para BNR, Georgi Kadiev, ish-zëvendësministër i..

botuar më 24-06-27 2.48.MD