Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Forumi bullgar i liderëve të biznesit dorëzoi çmimet e përvitshme për biznes përgjegjës

Foto: Tanja Harizanova
“Ne mund si baroni Mynhauzen t’i kapim flokët tanë dhe të dalim nga kriza, për të jetuar në një mjedis më të mirë social” – tha në ceremoninë e dorëzimit të çmimeve për biznes përgjegjës Maria Shishkova, kryetare e Forumit bullgar të liderëve të biznesit, në të cilin anëtarësojnë më shumë se 1500 kompani. “Sa më të mëdha janë sfidat, aq më qartë shihet potenciali i vërtetë i kompanive dhe njerëzve – shtoi ajo. – Nga kjo pikëpamje kriza tregon sa të fortë jemi, sa përgjegjëse mund të jenë kompanitë ndaj shoqërisë megjithë pengesat ekonomike.”

Kryetarja e jurisë ishte kryetarja e Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova. “Kjo që ndodh tregon se kriza është një mundësi dhe biznesi bullgar mund ta shfrytëzojë mirë – tha Jordanka Fandëkova, duke përshëndetur të nominuarit. – Fitues janë jo vetëm firmat me çmime, fituesi është shoqëria bullgare, e cila është konsumator i produktit të tyre social.”

36 kompani bënin garë për çmimin për biznes përgjegjës në pesë kategori. Statujat ishin për ato që kujdesen për punonjësit e tyre, për shoqërinë, për mjedisin dhe brezin e ri. Shumëllojshmëria ndër kandidatët për çmimet është një provë për rritjen e përgjegjësisë sociale të biznesit në Bullgari. “Investitor në shoqëri” u bë operatori mobil M-tel për veprimtarinë e tij për zhvillim afatgjatë dhe prosperitet. “Investitorët në shoqëri janë njerëzit me një kauzë, me një vizion përtej krizës” – tha ministri i zhvillimit rajonal Rosen Plevneliev, duke e dorëzuar çmimin. Çmimin “Investitor në mjedis” e mori Unicredit Bulbank për programin e tij të gjelbër kombëtar. “Biznesi dhe mjedisi nuk janë armiq, aq më shumë se fjala është për nisma vullnetare” – i përshëndeti të nominuarit në këtë kategori ministrja e mjedisit Nona Karaxhova, duke saktësuar se fituesit do të marrin pjesë dhe në konkursin për çmimin evropian për mjedis. Çmimin “Investitor në kapitalin njerëzor dhe kushtet e punës” e mori Siemens – Bullgaria për ndërtimin e një kopshti për fëmijët e punonjësve në kompani. Në kategorinë “Investitor në dituri” për trajnim profesional të brezit të ri çmimin e fitoi kompania Overgaz. Çmimi në kategorinë “Merketing i lidhur me një kauzë” iu dorëzua kompanisë Procter&Gamble – Bullgaria për ndihmën e dhënë fëmijëve të lindur para kohe.

Sipas traditës çdo vit dorëzohet dhe çmimi ENGAGE, i cili caktohet nga Forumi ndërkombëtar i liderëve të biznesit nën patronazhin e princit Charles. Çmimi i jepet kompanisë, e cila i ka motivuar punonjësit e saj të marrin pjesë në veprimtari të dobishme për shoqërinë. Sivjet çmimi iu dorëzua kompanisë së telekomunikacioneve Vivatel nga ambasadori i Britanisë së Madhe tek ne Steve Williams.

“Çmimi ENGAGE është i veçantë – theksoi diplomati. – Ai nuk caktohet nga juria, kurse jepet direkt nga Forumi ndërkombëtar i liderëve të biznesit. Çmimi është për firmën, e cila ka angazhuar më shumë punonjësit e saj në përgjegjësinë sociale. Në këtë kategori nuk ka një medalje të argjendtë dhe të bronztë, ka vetëm ar.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova

Më shumë nga rubrika

Valdis Dombrovskis

Valdis Dombrovskis para BNR-së: Bullgaria mund të aplikojë euron gjatë vitit 2024

"Bullgaria është ende duke punuar mbi planin e rimëkëmbjes - veçanërisht në pjesët për qëllimet e gjelbra dhe përfshirjen sociale, përpara se ta paraqesë atë në Bruksel," vuri në dukje Zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian Valdis Dombrovskis para..

botuar më 21-04-13 5.45.MD

Pengjet ekonomike të partive në Parlamentin e ardhshëm

Me votën e tyre të fundit bullgarët treguan qartë se duan një ndryshim rrënjësor në qeveri. Për gati një vit ata demonstruan në sheshe qëllimin e tyre për t'u dhënë fund tendencave aktuale politike të cilat e mbështesin statukuon për dekada. Sidoqoftë,..

botuar më 21-04-06 1.28.MD

Gjatë vitit të pandemisë borxhi shtetëror është rritur me 22.5%

Borxhi i qeverisë u rrit me 2.72 miliardë euro ose 22.5% për një vit. Borxhi i nënsektorit të “Qeverisë Qendrore” në fund të shkurtit 2021 arriti në 14.8 miliardë euro, njoftoi Ministria e Financave. Në fund të shkurtit 2020, borxhi arriti në 12.1..

botuar më 21-04-01 4.55.MD