Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Siguria është premisa më e rëndësishme për zhvillimin e Bullgarisë si një destinacion turistik

Turizmi është një nga fushat më të prekura nga terrorizmi në ekonomi. Me rritjen e kërcënimeve prej tij duhet të rriten dhe paratë për siguri. Këtë e rekomandon presidenti i kompanisë izraelite për siguri “Armeros Hollding” Ichak Dar në konferencën ndërkombëtare në fund të javës së kaluar në Sofje nën titullin “Kërcënimi nga terrorizmi dhe kriminaliteti në turizëm në kontekstin e politikës të Bashkimit Evropian”. Sipas tij siguria kudo nëpër botë është një nismë e shtrenjtë, por akoma më e shtrenjtë është të përballojmë pasojat dhe dëmet, kur rastis një incident jo i këndshëm. Sipas fjalëve të ish ministrit të transportit dhe zëvendësministër të mbrojtjes të Izraelit Efrahim Sneh, Bullgaria në ngjashmëri me Izraelin është në buzën gjeografike të kësaj pjese të botës, ku fanatizmi regjional është në rritje. Dhe duhet të përballojë emigracionin ilegal si një farë kërcënimi eventual.

“Përpara disa vjetëve shteti shpëtoi të prognozojë zhvillimin e turizmit. U vonua me ndërtimin e rrugëve të domosdoshme, infrastrukturës dhe përgatitjen e kuadrove. Nuk duam që të dalim të vonuar dhe me ato masa, të cilat garantojnë sigurinë, në këtë numër investimet në këtë sektor kyç për ekonominë si tërësi” - vuri në dukje në intervistë për Radio Bullgarinë Poli Karastojanova, drejtoresh ekzekutive e Bordit kombëtar të turizmit, organizator i forumit.

“Në Bullgari - shtoi ajo - investimet të cilat bëhen në sigurim, janë në kompetencën e institucioneve shtetërore. Por ato nuk janë të ndërthurura përmes prizmat e turizmit, por janë në planin e përgjithshëm të sigurisë së vendit. Kuptohet, ka investime të cilat i bën sektori privat. Duke ndërtuar hotelet, një pjesë e rëndësishme prej tyre është i lidhur me sigurinë - sistemet e posaçme për prani deri tel dhomat, sistemet elektronike për vërejtje. Por ka dhe një boshllëk të madh midis punës së përbashkët dhe angazhimit të shtetit - shkalla e efektivitetit në vërejtjen e objekteve publike. Roli i bashkive nuk është i përcaktuar qartë për video vërejtjen e objekteve të mëdha turistike dhe përgjithësisht të objekteve publike. Prandaj e pranojmë këtë forum si platformë, mbi të cilën të fillojmë të flasim mbi këto probleme. Dhe presim shifra konkrete dhe angazhime nga organet kompetente. Si një organizatë joqeveritare ne e konsiderojmë si të rëndësishme të luajmë rolin e mediatorëve dhe të krijojmë mundësi të mund të dëgjohet mendimi dhe të ndahet përvoja e kompanive prijëse në botë në këtë fushë.”

Marrëveshja e Lisbonës, e cila hyri në fuqi nga data 1 dhjetor e vitit 2009, parashikon të krijohet një politikë e përgjithshme mbrojtëse e Bashkimit Evropian. Tani Bashkimi Evropian akoma nuk ka një strategji të përcaktuar të përgjithshme mbrojtëse dhe politikë. “Në këtë kuptim për Bullgarinë është edhe më e vështirë se i përket sigurisë”, vuri në dukje Poli Karastojanova.

“Si një kufi i jashtëm i Bashkimit Evropian roli mbase i Bullgarisë gjatë një kërcënimi potencial është më specifik sesa të vendeve, të cilat janë në kufi vetëm me vendet e tjera anëtare - shtoi ajo. Pikërisht prandaj presim që vendi ynë të ketë një politikë më qartë të shprehur në këtë drejtim, e cila mbase duhet të vijë prej nesh, nga Bullgaria. Pas këtij forumi ndërkombëtar të fokusuar mbi problemet në Bullgari, hapi tonë tjetër pas disa muajve do të jetë të bëjmë një forum të ngjashëm dhe me vendet nga Ballkani. Problemet tona janë të përbashkëta, kurse nga pikëpamja e hartës së sigurisë, Ballkani ndërmerret si një regjion i përbashkët. Në qoftë se duam të themi se në hartën e madhe e përbashkët e tregjeve turistike Ballkani është një rajon atraktiv për turizëm, duhet të themi dhe se Ballkani është një rajon i qetë për turizëm.”

“Shengeni është një mekanizëm i mbrojtur mjaft dhe aderimi i Bullgarisë ndaj tij nga njëra anë do të jetë dëshmi, se jemi një shtet i sigurt, kurse nga ana tjetër - do të rrisë dhe sigurinë në Bullgari - tha për Radio Bullgarinë kryetari i Klubit atlantik dhe ish ministër i Bullgarisë Sollomon Pasi, sipas të cilit hyrja në Shengen duhet të jetë një prioritet bazë. Në qoftë se hyjmë në hapësirën e Shengenit, një pjesë e madhe nga rreziqet, të cilat ekzistojnë tani, do të bien” - është kategorik ai.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët janë të vetëdijshëm për ndryshimet klimatike, por jo për mënyrat për ta parandaluar atë

Bullgarët janë të vetëdijshëm për shkaqet dhe pasojat e ndryshimeve klimatike. Por ata janë të painformuar për kundërmasat. Këtë e tregojnë të dhënat për vendin, nga sondazhi i fundit i 6-të radhazi i klimës i Bankës Evropiane të Investimeve...

botuar më 24-07-08 10.06.PD

Për çfarë është dhe kujt i duhet një vizë e tipit A?

Në një seri materialesh do t'ju tregojmë për vizat që kërkohen për qëndrim dhe kalim tranzit përmes Bullgarisë, si dhe për qytetarët e të cilave shtete kanë nevojë për to. Siç dihet, nga 31 mars 2024, Bullgaria është pjesë e zonës Shengen nga ajri dhe..

botuar më 24-07-08 7.20.PD
Shkaba Egjiptiane

Dy shkaba egjiptiane u çelën në Rodopet

Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi mbarështimin e parë të suksesshëm të një shkabe egjiptiane në natyrë në vendin tonë. Zogu konsiderohet si specia më e rrezikuar në Gadishullin Ballkanik. Zogu femër, i quajtur Izi, u çel dhe u rrit..

botuar më 24-07-07 1.53.MD