Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Krahu jugor i NATO-së është prioriteti më i rëndësishëm për Bullgarinë

Për Bullgarinë prioriteti më i rëndësishëm në kontekstin e Strategjisë së re të NATO-së është siguria e Krahut jugor të NATO-së. Ai përfshin vendet e Ballkanit Perëndimor me perspektivën e tij të qartë euroatlantike dhe rajonin e Detit të Zi me efektin e tij specifik për sigurinë energjetike të vendit dhe të BE. Këtë e shpjegoi zëvendësministri i punëve të jashtme i Bullgarisë Milen Ljuckanov në tryezën e rrumbullakët në Sofje me temën “Koncepti i ri strategjik i NATO-së - vështrim nga Bullgaria”. Në të morën pjesë diplomatë, deputetë, ekspertë nga pushteti ekzekutiv dhe sektori joqeveritar. Bullgaria do të parashtrojë një dokument jozyrtar për çështjet prioritare të vendit, i cili do të marrë në konsideratë propozimet e bëra në tryezën e rrumbullakët, dhe do të jetë kontributi bullgar në konceptin e ri strategjik të NATO-së, në përgatitjen e të cilit marrin pjesë të gjitha vendet anëtare të Aleancës. Sipas fjalëve të Elena Poptodorovës - drejtore e drejtorisë “Politika e sigurimit” pranë Ministrisë së punëve të jashtme, atentati i fundit në Moskë konfirmon nevojën e më shumë përpjekjeve të përbashkëta për solidaritetin praktik në luftën kundër terrorizmit, si edhe për përparimin në punën e Këshillit NATO-Rusi.

“Bullgaria përkrah më aktivisht zgjerimin e infrastrukturës së NATO-së drejt vendeve të reja anëtare të Aleancës dhe gërshetimin më të balancuar të qëndrimeve kombëtare, ndërkombëtare dhe kolektive për përvetësimin e aftësive të reja të mbrojtës kundër raketave” – vuri në dukje Milen Ljuckanovi.

“Bullgaria, si të gjithë aleatët, përkrah shqetësimin e rrezikut të sulmit me raketa balistike, dhe Krahu jugor i Aleancës është më delikat – nënvizoi ai. Qëndrimi i SHBA do të forcojë mbrojtjen e të gjithë aleatëve dhe do të ishte një kontribut i rëndësishëm në ndërtimin e mbrojtjes kundër raketave të NATO-së. Bashkëpunimi potencial me Rusinë mbi këtë çështje është me leverdi reciproke. Sfidat dhe kërcënimet e ndryshme para NATO-së kërkojnë përpjekje gjithëpërfshirëse dhe të koordinuara mirë të pjesëmarrësve në sferën civile dhe ushtarak, të sektorit joqeveritar, të organizatave humanitare dhe të biznesit.”

Miq të posaçëm në forum qenë dy anëtarët e ekipit ekspert të Madlin Ollbrajtit për përgatitjen e konceptit të ri - profesor Adam Rotfelld, ish ministër i jashtëm i Polonisë dhe studiues në sferën e sigurisë ndërkombëtare dhe ambasadori Janis-Aleksis Zepos, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së jashtme greke dhe ish përfaqësues i përhershëm i Greqisë në NATO. Ekipi është i ngarkuar të përpunoi dokumentin fillestar me pjesëmarrjen e të gjitha vendeve si një bazë për vet konceptin.

“Ky dokument, nënvizoi Janis-Aleksis Zepos, duhet të jetë transparent dhe duhet të dimë se çfarë përbën ai. Koncepti përfundimtar do të përgatitet nga kombet dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-së. Pjesa më e madhe prej nesh mendojnë se, strategjia e NATO-së nga viti 1999 është akoma aktuale dhe teksti është modern. Por që atëherë kanë rastisur ndryshime të rëndësishme dhe sot ne po punojmë me një vështrim drejt kërcënimeve të ardhshme. Përpara vetes tonë nuk kemi një top magjik të kristaltë, me fjalë të tjera janë të mundshme kërcënime jashtë fushës tonë. Kështu që dokumenti duhet të ketë dhe imagjinatë për kërcënime potenciale. Po punojmë në bashkëpunim me Rusinë. Por është me rëndësi dhe Kina dhe India po kështu të thonë se si e shikojnë sigurinë gjatë viteve të ardhshme.”

“Aktualisht NATO-ja është organizata më mirë e ndërtuar dhe shumë vende duan që të hyjnë në të - vuri në dukje Adam Rotfelld. Por kjo akoma nuk është kriter se Aleanca është shumë e mirë. Është e rëndësishme dhe çështja për sfidat e reja - sulmet kibernaetike. Me fjalë të tjera duhet shumë haptazi ti shqyrtojmë këto çështje , si dhe sesi Bullgaria i shikon ato”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Sekretariati i shtypit i Presidentit

Presidenti Rumen Radev: Besoj se kemi talent për ta konfirmuar Bullgarinë si një vend sovran dhe të begatë në hartën e Evropës

Presidenti i Republikës së Bullgarisë Rumen Radev uroi të gjithë bullgarët në vendin tonë dhe në mbarë botën me rastin e Vitit të Ri 2025 dhe u uroi paqe, shëndet dhe prosperitet. “Bota po përcjell një vit plot rreziqe. Luftërat po bëhen më të..

botuar më 25-01-01 12.05.PD

Çfarë e pret BE-në në vitin 2025

“Siguria, Evropa” është motoja e Presidencës polake të Këshillit të Bashkimit Evropian, e cila fillon më 1 janar. Ajo përkon me një periudhë pasigurie rreth luftës në Ukrainë, hyrjen e ardhshme në detyrë të Presidentit të porsazgjedhur të SHBA-së, Donald..

botuar më 24-12-31 1.35.MD

Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit përcolli një vit të suksesshëm

Një vit i mbarë për Agjencinë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit, në të cilin gjithçka u zhvillua ashtu siç duhej – kështu e përmblodhi vitin 2024 drejtuesja e saj, Rajna Manxhukova. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, ajo shprehu kënaqësinë për..

botuar më 24-12-29 9.10.PD