Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sasha Bezuhanova - liderе në biznesin evropian

Foto: BGNES
Për herë të parë në historinë e Dekoratave evropiane LEADERSHE një zonjë bullgare është e dekoruar mes grave me një ndikim më të madh në Kontinentin e vjetër, të cilat me punën e vet kanë kontribuar për një ndryshim të rëndësishëm në komunitetet e veta profesionale ose sociale. Gjatë kohës së Takimit të pestë të grave lidere në fushën e biznesit, të politikës dhe të jetës sociale në Evropën Qendrore dhe Juglindore “LEADERSHE 2010” të zhvilluar në Vjenë, Sasha Bezuhanova - një nga tre nominimet bullgare, mori dekoratën në kategorinë “Biznes”. Drejtorеsha e drejtorisë “Administratë publike” në Kompaninë “Hewlett-Packard” për Evropën Qendrore dhe Lindore prej viteve është simbol i karrierës së suksesshme në një botë tipike burrash.

“Mendoj se, si damat ashtu dhe meshkujt hyjnë në pozita liderësh, në qoftë se kanë ide të mira, talent, në qoftë se kanë kurajë të realizojnë rrugën e vet - thotë Sasha Bezuhanova. Unë nuk e ndaj botën në një plan profesional në burra dhe gra. E ndaj në njerëz të cilët kanë ide të mira dhe mund t’i tërheqin dhe t’i drejtojnë të tjerët, dhe të tillë të cilët i ndjekin. Gëzohem se gjithnjë e më shumë shikoj gra të virtytshme, të cilat zënë me të drejtë vendin e vet dhe në rolet lidere.”

Nën drejtimin e Sasha Bezuhanovës, ekipi bullgar i kompanisë ndërton me sukses IT-infrastrukturat e 3 kompanive më të mëdha të telekomunikacionit, të ndërmarrjeve industriale, institucione shtetërore dhe financiare në vend dhe në regjion. Disa nga këto projekte janë kontribut drejt praktikës botërore të kompanisë “Hewlett-Packard”. Sipas Sasha Bezuhanovës në situatën e krizës gratë-lidere luajnë një rol akoma më të madh në procesin shoqëror. Sepse ata kanë një refleks më të mirë sa i përket kësaj se si drejtohen sistemet në një situatë krize. Ata kanë dhe një qëndrim mjaft adekuat, kur nevojitet riorganizim në ekipet. Mundin t’i fusin dhe t’i përshtatin dhe të sigurojnë tërësinë e kolektivit, pa pasur pasoja të rënda për veprimtarinë.

“Unë besoj se kriza është shëruese në një plan afatmesëm - thotë Sasha Bezuhanova. Ka një periudhë të dhimbshme, në të cilën formatet e vjetra dhe modelet e drejtimit nuk punojnë. Por kriza e detyron mjedisin të investojë tek modelet e reja. Ajo ngre një lloj të ri lideri. Për shembull teknologjitë për kursimin e energjisë, teknologjitë e gjelbra, të cilët në bazë të një ose tjetër shkaku u vonuan. Jam e bindur se kriza do të ngrejë në sipërfaqe tipin e ri të drejtuesve, një tip të ri të menaxherëve, burra dhe gra, të cilët kanë zhdërvjelltësinë dhe vizionin se si të kenë sukses në realitetet e reja ekonomike."
Arritja më e konsiderueshme e Sasha Bezuhanovës është pozicionimi i Bullgarisë për ndërtimin e Qendrës Globale për shërbime të “Hewlett-Packard”, që shërben klientë të kompanisë nga Evropa, Lindja e Mesme dhe Afrika. Kjo e vuri vendin tonë në IT hartën investuese botërore. Por kjo, sipas Sasha Bezuhanovës, nuk është e mjaftueshme. Bullgaria ka tradita në sektorin IT, por ai akoma nuk është prioritet i shtetit. Ajo pret në rend të ditës të vijë teza për IT-shtet, të quajtur Bullgaria. Sasha Bezuhanova është e bindur se humbasim mundësi të shumta, duke u shtyrë në kohë. Ajo pret një debat më pragmatik shoqëror, që të mund vendi ynë të rivendos pozitat, të cilat i ka pasur në të kaluarën.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Iliana Rajçeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD