Në fushat akademike bullgare emri Elena Stoin është sinonim i devotshmërisë ndaj shkencës muzikore-folklorike, së cilës etnomuzikologia ia ka kushtuar tërë jetën. Ajo ka kontribut të madh për ruajtjen dhe studimin e muzikës popullore bullgare.
Elena Stoin e karakterizon studiuesin e njohur akad. Nikollaj Kaufman si një njeri i sinqertë dhe pa kompromise. Ai, si shumë studiues të tjerë të njohur të fushës së folklorit bullgar, kanë filluar punën e vet profesionale në departamentin е Institutit të Arteve pranë Akademisë bullgare të Shkencave. Elena Stoin është ndër themeluesit e departamentit, bashkë me Rajna Kacarovën dhe Ivan Kaçulevin. Ajo është vajza e etnomuzikologut Vasil Stoin, i cili ka mbledhur dhe ka incizuar mijëra këngë popullore dhe melodi instrumentale. Vasil Stoin është autori i botimit të parë të folklorit muzikor, i cili përmban këngë nga pothuaj të gjitha krahinat e vendit. Ai ka organizuar dhe ka zhvilluar ekspeditat e para në këtë sferë, u ka dhënë mësime shumë studiuesve të rinj. Ndër nxënësit më të shquar është edhe vajza e tij.
Elena Stoin ka lindur gjatë vitit 1915 në qytetin bullgar Samokov, ku babai i saj jepte mësime në muzikë. Më vonë familja u transferua në Sofje. Elena Stoin mbaroi Akademinë Muzikore Shtetërore dhe pastaj u nis në gjurmët e babait. Incizimet më të hershme të Elenës janë nga viti 1946. Ato ruhen në fondin e arkivit muzikor-folklorik të Institutit të Artëve. Shumica prej këngëve etnomuzikologia i ka deshifruar, vetëm duke i dëgjuar, pa pasur teknikën e duhur.
Të gjithë këngëtarët dhe instrumentistët e njohur të pjesës së dytë të shekullit XX shpesh kanë shprehur jo një herë nderimin e tyre ndaj etnomuzikologes. Elena Stoin ka incizuar qindra këngë nga repertori i interpretuesve shumë të shquar. P.sh. këngëtarja e njohur nga rajoni i malit Stranxha Magda Pushkarova ka lënë qindra audio incizime. Në arkivin e Akademisë bullgare të Shkencave ruhen më shumë se 200 këngë, interpretimi i të cilave i përket Magdës, ndërsa ato janë deshifruar nga Elena Stoin.
Magda Pushkarova, Boris Mashalov, Mita Stojçeva – këto janë vetëm disa prej këngëtarëve popullore, për të cilët Elena Stoin ka publikuar artikuj dhe studime. Ajo është themeluese e degës “Folklori dhe e tanishmja”. Studimi i saj i lidhur me dialektet muzikore-folklorike është i pari i tillë tek ne dhe përbën një kontribut shumë të madh në këtë sferë. Studimi tjetër “Këngët epike bullgare” ofron të dhëna për ndërtimin melodik të shumë këngëve, të cilat kanë luajtur rol të rëndësishëm në jetën e brezave të tëra bullgarësh.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Në vitin 2024, Shtëpia e Kulturës e Institutit Kulturor Komunal "Sredec" në Sofje feston 50 vjet nga themelimi i saj - rast që stafi i Shtëpisë po e shënon me një sërë ngjarjesh. Ndër to është edhe koncerti i Korit të Dhomës të Sofjes “Vasill..
Një version i ri dhe tejet emocionues i këngës së tyre legjendare “Përrallë” do të prezantohet nga muzikantët e grupit P.I.F. Emra ikonë nga estrada bullgare janë ndër këngëtarët që marrin pjesë në incizimin e ri. Kështu, në vend të zërit të..
Kur një person zbulon talentin brenda vetes, asgjë nuk mund ta ndalojë atë të zhvillohet dhe të ndjekë rrugën e ëndrrave të tij. Dhuntinë e të kënduarit dhe të interpretuarit në skenë e ka këngëtarja e re Viktoria Asenova. Ajo filloi të merret me..
Në vitin 2024, Shtëpia e Kulturës e Institutit Kulturor Komunal "Sredec" në Sofje feston 50 vjet nga themelimi i saj - rast që stafi i Shtëpisë po e..