Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vizita e parë e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së Anders Rasmussen në Bullgari

Më 20 maj Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së Anders Fogh Rasmussen do të bëjë vizitën e tij të parë në Bullgari. Parashikohen bisedime me presidentin Georgi Përvanov, me kryeministrin Bojko Borisov dhe me ministrin e punëve të jashtme Nikollaj Mlladenov dhe me atë të mbrojtjes Anju Angellov. Në prag të vizitës u bënë disa anonsa për përmbajtjen e tyre.

Siç duket, bisedimet do të jenë lidhur me kontekstin e diskutimeve për konceptin e ri strategjik të NATO-së. Tri ditë para vizitës zyrtare, Rasmussenit iu dorëzua një raport, në të cilin zhvillohet ideja se sistemi i propozuar nga SHBA-ja për mbrojtjen kundër raketave duhet të jetë një mision i NATO-së dhe të mbulojë të gjitha shtetet anëtare të paktit. Vendimi përfundimtar i çështjes do të diskutohet në takimin e nivelit të lartë të NATO-së gjatë muajit nëntor, por sekretari i përgjithshëm e mbështet që tani.

Në fillim të majit kryeministri Bojko Borisov tha, se Bullgaria duhet të jetë aktive në çështjet lidhur me krijimin e mbrojtjes kundër raketave. Deri tani vendi nuk ka zhvilluar bisedime konkrete lidhur me çështjen, por është i gatshëm të vendosë në territorin e tij elemente të sistemit të ardhshëm kundër raketave. Ministri i mbrojtjes Anju Angellov njoftoi se Bullgaria do të kërkojë nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së bisedimet në këtë drejtim të përshpejtohen.

Gjatë vizitës së tij në SHBA në fund të prillit ministri bullgar i punëve të jashtme Nikollaj Mlladenov nguli këmbë se të gjitha çështjet, të cilat janë lidhur me garantimin e sigurimit në Evropë, duhet të zgjidhen me pjesëmarrjen e Rusisë, e cila duhet të konsiderohet si mike. Sipas tij, rusëve duhet t’u tregohet se hapat e lidhur me vendosjen e mbrojtjes kundër raketave në Evropë nuk janë kundër Rusisë, ndërsa kundër atyre, veprimet e të cilëve e kërcënojnë paqen. Pritet që ky aspekt i pozitës bullgare të theksohet edhe gjatë vizitës së sekretarit të përgjithshëm të NATO-së.

Gjatë vizitës Sofja do të insistojë që të diskutohet roli dhe vendi i Bullgarisë në misionet dhe operacionet ushtarake të NATO-së, sidomos në Afganistan. Ajo ka ndërmend të shtrojë çështjen për nevojën e përgatitjes së një plani për veprim në krahun juglindor të NATO-së, që të mund në bazë të të cilit të planifikojë mbrojtjen e vet. Një plan të tillë tashmë ka për Poloninë dhe shtetet baltike. Aktualisht kjo çështje është shumë aktuale duke marrë në konsideratë synimet për shkurtime të reja në sferën e mbrojtjes kombëtare, të cilat janë diktuar nga kriza ekonomike.

Me siguri para Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së do të shtrohet edhe çështja për inkurajimin e të ashtuquajturit solidaritet atlantik në lidhje me vendet e Ballkanit Perëndimor. Në takimin joformal të ministrave të punëve të jashtme të Aleancës, i cili u zhvillua para pak kohe në Tallin, ministri bullgar i punëve të jashtme Nikollaj Mlladenov vuri në dukje se mjetet për stimulimin e proceseve konstruktive në rajon tani për tani nuk janë të mjaftueshme. Gjatë turneut të tij në vendet ballkanike, i cili u realizua para dhjetëra ditësh, ministri bullgar i bindi homologët e tij se Bullgaria si anëtare e NATO-së dhe e BE-së do t’i japë një fillim të ri politikës së vendit në rajon në mbështetje të perspektivës së tij euroatlantike.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Stoimen Pavllov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Georgi dhe Maria janë emrat më të zakonshëm në Bullgari në vitin 2024

Emrat më të zakonshëm në Bullgari në vitin 2024 ishin Georgi (140 818) dhe Maria (100 651). Ata pasohen nga Ivani dhe Ivanka, dhe më pas Dimitër dhe Elena, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Ndër të sapolindurit vitin e kaluar 2024,..

botuar më 25-01-03 1.51.MD
Foto: Shoqata e Ekipeve të Shkencave Olimpike

91 medalje në shkencat natyrore fituan nxënësit në vitin 2024

Në vitin 2024 nxënësit bullgarë fituan 91 medalje nga olimpiada ndërkombëtare, evropiane, rinore dhe ballkanike dhe garat e shkencave natyrore. 11 prej tyre janë ari, 40 - argjendi dhe 40 - bronzi. Këtë e njoftuan nga Shoqata e Ekipeve Olimpike në..

botuar më 25-01-03 6.55.PD

Çmimet e reja për dokumentet bullgare hyjnë në fuqi nga 1 janari

Sipas ndryshimeve në tarifën nr.4, lëshimi i kartës së identitetit nga sot, 1 janari, do të kushtojë 30 leva (rreth 15 euro) në vend të 18 levave të mëparshme për një porosi të thjeshtë. Shërbimi i shpejtë rritet në 60 leva (30 euro) dhe shërbimi ekspres..

botuar më 25-01-01 4.59.MD