Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Panorama sportive

Vanja Stambollova regjistroi rezultatin e saj më të mirë në Evropë në vrapimin në 400 metra
Foto: arkiv
Mjaft e suksesshme ishte java e kaluar për sportistët bullgarë të atletikës së lehtë. Vanja Stambollova fitoi vrapimin në 400 metra me pengesa në turneun e atletikës së lehtë në Sankt Pjollten - Austri. Nxënësja e Gjeorgji Dimitrovit e ndaloi kronometrin në 54.57 sekonda. Rezultati, të cilin e shënoi bullgarja gjatë kushteve jashtëzakonisht të rënda - shi dhe erë është më i mirë në Evropë dhe i treti në botë për këtë stinë.

Ivet Llallova fitoi në vrapin në 200 metra tek gratë në garat për kupën turke të klubeve në Bursa me rezultat 23,80 sekonda gjatë një ere të fortë përballë. Më herët Llallova fitoi dhe në vrapimin në 100 metra me kohë 11,62 sekonda. Në këtë mënyrë sportistja e atletikës së lehtë i ndihmoi klubit të vet “Enka” të fitoi titullin e Turqisë.

Sportisti bullgar në kërcimin së larti Viktor Nonov bëri një garë shumë të mirë në turneun ndërkombëtar të atletikës së lehtë në qytetin slloven Postojna dhe fitoj vendin e parë me arritje prej 2,26 metra. Ninov po e vazhdon prezantimin e tij të shkëlqyer nga dimri, kur disa herë e përmirësoi rekordin e vet personal në sallë (2,25 metra) dhe për pak fare nuk mundi të mbulojë normativin për Kampionatin botëror në Doha gjatë muajit mars.

Skuadra e meshkujve e volejbollit e Bullgarisë fitoi 1 pikë nga të 6 të mundshmet në 2 ndeshjet e para nga Liga Botërore. Si miq të Brazilit bullgarët regjistruan 2 humbje me 1:3 dhe me 2:3 sete. Dhe në të dyja ndeshjet bullgarët fituan në pjesën e parë, por më tutje patën zbritje në lojë. Tepër dramatik ishte takimi i dytë në të cilin bullgarët mund të arrijnë deri më taj-brek, por aty mikpritësit nga Brazili përsëri dolën me nerva më të shëndosha.

Në Kampionatin evropian të boksit në Moskë në kategorinë deri më 75 kilogramë, bullgari Mlladen Manev mundi të fitojë në një ndeshje jashtëzakonisht të rëndë mbi Bojan Peshiç nga Mali i Zi me pikë - 3:2 dhe u klasifikua për çerekfinalet. Aty gjatë ditës së martë e pret ndeshja me Matijo Boderlik nga Franca. Gjatë një fitore mbi boksierin francez Mlladen Manev do ti siguroi vetes më të paktën një medalje të bronztë. Në ndeshjen e parë në ringun e Moskës kampioni botëror në kategorinë nga Milanoja 2009 dhe sportist numër 1 i Bullgarisë për vitin e kaluar Detelin Dallakliev në kategorinë deri më 54 kilogramë do të bëj boks me Memish Furkan nga Turqia dhe gjatë një fitoreje do të klasifikohet për çerekfinalet. Në kategorinë deri më 91 kilogramë Tervell Pulev fitoi mbi Damir Beljo nga Bosnja. Dy bullgarët e tjerë Aleksandër Aleksandrov dhe Evgjeni Borisov ranë nga kampionati.

Në Moskë gjatë javës së kaluar u realizua edhe një kampionat tjetër evropian mbi sportet e fuqisë. Në kampionatin e kontinentit të vjetër në mundjen kanadeze në Moskë bullgarët fituan 8 medalje. Krasimir Kostadinov fitoi finalin kundër Vasilij Dautashvili nga Gjeorgjia në kategorinë deri më 100 kilogramë dorë e djathtë në Kampionatin Evropian në mundjen kanadeze në Moskë. Në këtë mënyrë Kostadinov mbrojti titullin e vet nga kampionati i mëparshëm i Evropës.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Villhelm Balltaxhian


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nadja Tonçeva është ndër pretendentet për Kupën e Botës në Shah

Në edicionin e dytë radhazi të Kupës Botërore të shahut për femra, sërish do të ketë pjesëmarrje bullgare. Pasi Nurgjyll Salimova arriti në finalen e turneut në Baku në Kupën e Botës në Shah për femra, në vitin 2025 do të garojë Nadja Tonçeva. Në vitin..

botuar më 24-04-30 10.51.PD
Nikolla Gospodarski

Plovdivi mori flamurin e Kampionatit Evropian të Kanotazhit 2025

Në ditën e fundit të Kampionatit Evropian të Kanotazhit, i cili këtë vit u mbajt në Szeged (Hungari), qyteti pritës ia dorëzoi “stafetën” Plovdivit, i cili do të organizojë garën më të madhe të kanotazhit në Evropë vitin e ardhshëm, 2025. Në..

botuar më 24-04-29 5.32.MD
Borjana Kalejn

Gjithsej dy medalje bronzi për Borjana Kalejn në Kupën e Botës në Tashkent

Borjana Kalejn përfundoi e treta në finalen e rrethit në Kupën Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Tashkent. Kështu me dy medalje bronzi – një e fituar në shumëgarëshin, ajo përfundoi pjesëmarrjen e saj në turne. Në finalen me shkopinj,..

botuar më 24-04-29 11.29.PD