Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali kinematografik në qytetin Ballçik

Drejtori i festivalit Canko Vasillev dhe Margarita Radeva, e cila përgjigjet për veprimtaritë arsimore që shoqërojnë festivalin
Foto: Veneta Pavllova
Nga data 19 deri më 26 qershor në qytetin bregdetar bullgar Ballçik do të zhvillohet festivali i 8-të ndërkombëtar i filmave me metrazh të shkurtër. Për pjesëmarrje në të u prezantuan një numër rekord filmash – më se 5 mijë nga 80 vende të mbarë botës. Prej tyre për programin e konkursin u zgjodhën 242 tituj nga 44 shtete. Filmat do të prezantohen për herë të parë në vendin tonë, ndërsa për shumicën prej tyre shfaqja në Bllaçik do të jetë premiera botërore. Deri tashti pjesëmarrja e tyre në festival u afirmuan pjesa dërmuese prej autorëve. Krahas filmave evropianë spektatorët do të shikojnë vepra nga Afrika, Amerika Jugore, Australia, Singapori, Malajzia, Tajlanda etj. Festivali fitoi një popullaritet me programet e veta atraktive arsimore për kinematografët e rinj. Për shembull në kuadrin e festivalit të sivjetshëm të rinjtë do të kenë mundësi të mësojnë si të formojnë ekipe dhe kontakte të dobishme. Një program tjetër ka të bëjë me aftësitë të krijohen projekte me cilësi, të cilët të prezantohen me sukses para producentëve dhe përfaqësuesve të fondeve. Ka një program tjetër orientuar te eksperimentimi dhe kërkimi i mjeteve të reja shprehëse në artin e shtatë. Si zakonisht organizohen edhe klasa të mjeshtërisë nën udhëheqjen e krijuesve dhe pedagogëve të njohur dhe të afirmuar. Ndër ta janë operatorët me famë botërore: Sergej Astahov nga Rusia dhe Sandi Sisell nga SHBA-ja. Për veprimtaritë arsimore që shoqërojnë festivalin përgjigjet Margarita Radeva, e cila sjell më shumë hollësi për këtë aktivitet kulturor:

“Festivali startoi para 8 vitesh si një nismë të studentëve nga universitetet kinematografike në Bullgari. Ata kishin dëshirë dhe nevojë të shfaqin filmat e tyre të xhiruara. Kështu lindi ideja për këtë forum, i cili që atëherë e deri më sot ruan frymën e vet rinore. Me siguri në të prezantohen një numër të madh krijuesish të rinj, që bëjnë hapat e parë në kinema. Mirëpo, kjo nuk është qëllimi i vetëm i festivalit. Në të tashmë prej vitesh shfaqen filma në nivel të lartë profesional, biografia e krijuesve të të cilëve është shumë e pasur dhe zbulon përvojë serioze kinematografike. Edhe kur bëhet fjalë për studentë të cilët akoma nuk kanë mbaruar arsimin, zakonisht ata janë krijues me disa filma të prezantuara në festivale ndërkombëtare edhe të dalluara në to. Mirëpo, nuk janë vetëm studentët ata, që xhirojnë filma me metrazh të shkurtër. Në festival veprat e tyre prezantojnë edhe profesorë në akademi filmash ose krijues me përvojë të afirmuar profesionale. Shumë nga filmat janë të krijuar nga njerëz që merren me teatër, me fotografi, ose me arte figurative.”

Kinemaja sociale përbën pjesë të konsiderueshme të filmave të prezantuara në festival. Ajo përfshin filma për problemet në vendet afrikane, për marrëdhëniet midis Izraelit dhe Palestinës, për llojshmëria e madhe e mënyrës së jetesës.

Gjashtë janë programet e konkursit në kuadrin e festivalit – për filma artistikë dhe vizatimorë, për filma dokumentarë dhe televizivë, për klipe të reklamës dhe të muzikës. Më shumë hollësi për programin e festivalit sjell prapë Margarita Radeva:

“Spektatorët do të kenë mundësi të shikojnë një seleksionim të filmave të vjetër bullgarë të krijuesve të njohur dhe të dashur. Menduam dhe një program me filma nga vitet 30-të dhe 40-të të shekullit të kaluar. Ata janë ndër filmat më të vjetër të ruajtur bullgarë. Në një program tjetër do të prezantojmë filma dokumentarë, të cilët do të provokojnë interesin e publikut bullgarë me rëndësinë e temave të trajtuara. Për më tepër se tek ne nuk ka festival ndërkombëtar për filma dokumentarë.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një kuintet ndërkombëtar me Vasko Vasilev do të luajë në Kullën Eifel

Violinisti bullgar me famë botërore Vasko Vasilev dhe solistët nga Orkestra e Operës Mbretërore “Kovent Garden” do të mbajnë një koncert klasik akustik më 26 maj në sallën “Gustav Eiffel” të Kullës Eifel. Muzikantë nga 5 kombësi do të jenë së bashku në..

botuar më 24-05-17 3.12.MD
Doc. Natalija Njagollova

Doc. Natalija Njagollova nga Roma: Në Itali ka interes për të studiuar gjuhën bullgare

"La Sapienza" në Romë është një nga universitetet më të vjetra dhe më prestigjioze italiane, i themeluar në vitin 1303. Në ditët e sotme është universiteti më i madh në Evropë për nga numri i studentëve që studiojnë me kohë të plotë. Ashtu si në..

botuar më 24-05-14 7.20.PD

Hapet platforma BERON në internet për burimet në gjuhën bullgare

Agjencia Bullgare e Shkencave prezantoi një platformë për burimet në gjuhën bullgare në internet BERON. BERON është një shkurtim (nga shkronjat e para të Burimeve Gjuhësore Bullgare Online në bullgarisht), por gjithashtu na kujton enciklopedistin..

botuar më 24-05-11 10.20.PD