Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Breshri në besimet popullore

Në Bullgari më shpesh breshri bie në fillim të verës. Dhe pikërisht në këtë periudhë janë përqendruar shumica prej riteve dhe festave për mbrojtjen nga breshri.
Foto: BGNES
Të gjitha besimet popullore e shpjegojnë breshrin si një dënim i Zotit për mëkatet njerëzore - sidomos për shkeljet e fshehta të moralit patriarkal. Dhe kur dikush nuk e kuptonte këtë shenje dhe nuk pendohej për mëkatet e tij të gjithë e qesëndisin “Breshri bie mbi dhinë ndërsa ajo e ngre bishtin”.

Po kështu me ndjenje humori një përrallë tregon si një familje fshatare ishte ndëshkuar për lakminë e saj dhe për provën të gënjejë me një breshër falso. Një herë një grua gjeti një poç me flori, të fshehur nën një trëndafil të egër. Kur e solli në shtëpi, burri i saj mendoi ta fshehë nën drithin në hambar. Por për të mos parë gruaja ku do të fshehë poçin me flori, fshatari i tha se po vjen një re me breshër dhe i urdhëroi të fshihet në një gropë në oborr. E mbuloi gropën me një rrogoz dhe për të imituar zhurmën e breshrit hodhi mbi të drithë dhe pulat nisën ta qukin mbi kokën e gruas. Por njëra prej pulave e quku fort me sqep në syrin dhe e verboi. Prandaj ky breshër, edhe pse falso është quajtur “i përgjakur”. Por hakmarrja nuk ishte vetëm kaq. Pas pak kohe gruaja e zbuloi poçin me flori të fshehur në hambar, e mori dhe ia dha një poçari qe të blejë prej tij enë te reja prej balte. Por pastaj i theu të gjitha këto enët. Në fund edhe gruaja edhe burri mbetën me duar bosh.

Në Bullgari më shpesh breshri bie në fillim të verës. Dhe pikërisht në këtë periudhë janë përqendruar shumica prej riteve dhe festave për mbrojtjen nga breshri. Ato lidhen me datat në kalendarin kishtar t’i kushtuara të paktën tre shenjtorëve, të cilët e kanë fuqinë të ndalin ose të sjellin breshër. Sipas kronologjisë i pari dhe më kryesori është German, i cili festohet më 12 maj. Në mesin e qershorit vijnë festat e akoma dy shenjtorëve të tjerë të tillë – të Vartholomeut më 11 qershor dhe të Eliseut më 14 qershor. Thonë, se njeriu i cili nuk i respekton do të ndëshkohet me breshër. Menjëherë pas tyre vjen Dita e Vidas, më 15 qershor. Ajo ka qenë motra e shenjtorëve dhe prandaj, sipas besimit popullor, shkon për të parë çfarë bela kanë bërë vëllezërit e saj. Në grupin e shenjtorëve që sjellin ose ndalojnë breshrin përfshihet dhe Shën Ilia – sunduesi më i fuqishëm, sipas besimeve popullore bullgare, i stuhive që vijnë nga qielli. Festa e tij bie në korrik. Në disa rajone besojnë se edhe Shën Elena derdh breshër nga mëngët e saj. Kjo liste aq e gjatë e shenjtorëve që zotërojnë fuqinë të sjellin apo të ndalin breshrin tregon sa shumë frikë kanë pasur fshatarët nga reshjet asgjësuese të akullta gjatë verës. Prandaj shumë herë gjatë vitit kanë bërë provë ti bëjnë më të mëshirshëm këta shenjtorë.

“Breshri bie edhe në magjet e bukës” – kështu thoshin njerëzit kur shihnin të mbjellat e asgjësuara nga breshri. Por në se kishin fat qe arat e tyre të mos ishin të prishura plotësisht thoshin “Breshri nuk e bën urinë”. Për të parandaluar breshrin qysh në kohën e Krishtlindjeve me rite të posaçme fshatarët kanë “ftuar” në tryezën festive Shën Germanin, duke e betuar të mos vijë në verë. Në Pashkët kanë futur në dhe një vezë të kuqe qe ti ruajë arat nga breshri. Frika nga breshri si hakmarrje i ka bërë njerëzit qe të mos shkelin moralin tradicional. Kurse njeriu që ka shfaqur bujari ndaj njerëzve në nevojë ka pasur shpresë se breshri do të kalojë anas arave të tij. Për raste të tilla quhet: Breshri bie deri në mezhdën” – do më thënë deri në atë rrip toke që i ndan arat dhe kthehet në një kufi i veçantë midis mëkatarit dhe njeriut të drejtë – kështu mendonin paraardhësit tanë.

Përgatiti në shqip: Gjullka Ilieva
По публикацията работи: Rumjana Panajotova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tradita e daullexhinjve ose ndryshe kush i zgjon myslimanët gjatë Ramazanit

Dita e Arafatit është dita e fundit nga ditët e shenjta për myslimanët në muajin e Ramazanit. Në Islam, kjo është dita më fisnike e vitit, dhe lidhet me privimet e rënda 30-ditore - "agjërimin". Ngrënja e bukës dhe pirja e lëngjeve dhe e ujit bëhet vetëm..

botuar më 24-04-09 9.05.MD

Në Rodopet tingulli i gajdes është një magji, për të cilën tregon një muze lokal

Një kompozim skulpturor në fshatin е malit Rodopa - Shiroka Llëka lavdëron gajdexhinjtë dhe këngëtarët vendas, të famshëm në mbarë vendin dhe më gjerë. Quhet “Gajdexhiu”, dhe së fundmi në fshat u prezantua një roman me të njëjtin titull. Fshati..

botuar më 24-03-31 10.45.PD

Kukeri, pleq, babugeri, çaushi... Fshati Turija pret lojëra maskarade

Fshati nënballkanik Turija mirëpret mbi një mijë pjesëmarrës në lojërat e maskaradës "Pleqtë në Turija". Në edicionin e sivjetshëm të festivalit më 30 mars do të marrin pjesë 28 grupe me kukeri (njerëz të maskuar) nga e gjithë Bullgaria. Çdo vit..

botuar më 24-03-30 8.05.PD