Dita e Arafatit është dita e fundit nga ditët e shenjta për myslimanët në muajin e Ramazanit. Në Islam, kjo është dita më fisnike e vitit, dhe lidhet me privimet e rënda 30-ditore - "agjërimin". Ngrënja e bukës dhe pirja e lëngjeve dhe e ujit bëhet vetëm para lindjes së diellit dhe pas perëndimit të diellit, ndërsa njeriu që i zgjon myslimanët në mëngjes - për "syfyr" - ka një vend të rëndësishëm në mbajtjen e agjërimit gjatë Ramazanit.
Çdo mëngjes gjatë agjërimit të rreptë, besimtarët myslimanë në fshatin Kaolinovo zgjohen nga tingulli i daulles dhe bekimet e daullexhinjve vendas. (Këta janë njerëzit që i bien daulles dhe zgjojnë besimtarët para lindjes së diellit.) Tradita e lashtë ruhet në fshatrat e Bullgarisë verilindore, ku mbizotëron popullsia myslimane. Daullexhinjtë e zgjedhur shkojnë shtëpi më shtëpi dhe nuk largohen derisa të shohin një dritë të ndezur. Kjo përsëritet çdo ditë deri në fund të muajit të shenjtë, i cili këtë vit përfundon më 9 prill. Ajshe Ljatif nga BNR-Shumen na takon me babë e bir, të cilët edhe këtë vit janë daullexhinj në fshatin Kliment.
“Po mundohemi ta ruajmë traditën tonë shekullore – thotë Behçet Ahmed, i cili së bashku me djalin e tij Ajxhan çdo mëngjes herët i zgjojnë besimtarët për syfyr.” Zgjohemi në orën 2 e gjysmë, fillojmë në orën 3 të mëngjesit dhe mbarojmë në orën 4:30 të mëngjesit, sepse atëherë është lindja e diellit - deri atëherë duhet ngrënë. Ka të moshuar që presin të dëgjojnë daullen që të ngrihen e të hanë në kohë. Për të qenë të saktë, jemi tre në fshat dhe secili prej nesh kalon nga 50-60 shtëpi. Kur je i lumtur, nuk është e vështirë, mësohesh, ne shkojmë edhe në punë. Na bën përshtypje që edhe njerëzit janë shumë të kënaqur nga ne”.
Në ditën e fundit të agjërimit të rreptë, daullexhinjtë zbukurojnë daullen e tyre dhe shkojnë nëpër familjet që janë zgjuar për t'i uruar ardhjen e festës, u këndojnë këngë, ndërsa njerëzit u japin para ose dhurata në shenjë mirënjohjeje.
Tashmë bëhen plot 7 vite, ku gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, Esma Mustafa gati çdo natë përgatit darkën e iftarit për rreth 30 persona. Produktet janë dhuruar nga myslimanët e fshatit. Besohet se kush ushqen të varfrit dhe besimtarët gjatë muajit të shenjtë, do të fitojë faljen e mëkateve, thotë Esma, e cila me shoqen e saj Zeiha shpenzojnë 4 orë për gatim:
"Kush vendos - jep "iftar". Njerëzit sjellin produktet e tyre - ne gatuajmë. Zakonisht bëhet një kurban, theret një qengj, na i sjellin copat e mishit dhe ne i gatuajmë këtu - shpjegon Esma. - Ne kemi një sobe të madhe të vjetër me dru, ndërsa në verë gatuajmë në stufë me gaz, ndonjëherë pas namazit të xhumasë bëhet edhe kurban për familjen, për shëndetin. Kemi edhe një dhomë ku shërbejmë ushqimin për rreth 40-50 njerëz. Ata që kanë mundësi - therin qengj. Ata që nuk kanë mundësi - përgatisin në shtëpi ushqimin: pilaf, sallatë me lakër ose çfarë të ketë mundësi dhe në fund diçka të ëmbël."
Dy gratë nga fshati Kliment e përgatisin qengjin për Kurban sipas një recete të vjetër – ashtu siç e gatuanin gjyshet dhe stërgjyshet e tyre:
"Mishi nuk marinohet - shpjegon Esma. - Pritet në copa si për një racion. Lahet, kullohet nga nata e mëparshme. Më pas hedhim vaj në një kazan të madh /40-60 litra /, e skuqim mishin mirë derisa të shterojë uji. I shtojme qepën e grirë dhe kur të zbutet shtojmë piper të kuq dhe dafinë. I shtojmë ujë të nxehtë dhe e lemë të ziejë rreth 3 orë. Ne fund shtojmë erëzat e tjera - piper të zi të tharë, speca të kuq, piper të kuq, rigon, nenexhik. Në fund hedhim pak miell dhe e leme te zieje edhe per 20 minuta derisa të përthithet mielli. Kjo është!"
Dita e Arafatit, ose ndryshe dita e fundit e agjërimit gjatë Ramazanit, këtë vit është më 9 prill. Sot nisin përgatitjet për festën e madhe të Ramazan Bajramit, e cila do të festohet nga data 10 deri më 12 prill. Tradita dikton që familjet të mblidhen së bashku në një tryezë të mbushur me gatime dhe ëmbëlsira të ndryshme.
Përpiloi: Elena Karkallanova /bazuar në intervistën e Ajshe Ljatif, BNR-Shumen/
Me 20 dhjetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Ignat Hyjmbajtësit. Sipas besimeve, dhimbjet e lindjes së Nënës së Zotit fillojnë nga kjo ditë. Edhe në këngët popullore thuhet:“Filluan dhimbjet e lindjes së nënës së Zotit”. Në kalendarin..
Tetë tradita autentike bullgare dhe aftësi të përcjella brez pas brezi nga pjesë të ndryshme të vendit u bënë pjesë e Listës Përfaqësuese Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale dhe kështu u bënë pjesë e "Thesareve të gjalla njerëzore" të..
Anabell Casaboff është një nga mijëra pasardhësit e bullgarëve në Argjentinë që nuk flasin gjuhën e gjyshërve të tyre, por Bullgaria është çdo ditë e pranishme në jetën e tyre. Ajo është një balerinë e mrekullueshme, kërcen dhe jep mësim baletin klasik, por..