Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Panorama sportive

Cveti Pironkova e vazhdoi serinë e vet të mundjeve në “Uinbëlldën” dhe u klasifikua për tetë finalet në një nga tenis turnetë më prestigjioze në botë.
Foto: BGNES
Skuadrat e volejbollit të burrave dhe të grave të Bullgarisë dolën në krye të grupeve të veta përkatësisht në ligën Botërore dhe Evropiane.

Tenistja më e mirë bullgare Cvetana Pironkova vazhdon pjesëmarrjen e vet më të suksesshme në Uimbëlldën, do të ketë dhe tetë final kudra francezes Marion Bartoli.
Tek meshkujt Grigor Dimitrov arriti gjysmë finalen në Gjermani.

Petër Stojçev zuri vendin e dytë në rrethin nga Kupa Botërore në maratonën e notit në qytetin portugez Setuball.


Skuadra kombëtare bullgare e volejbollit fitoi dy fitore në shtëpi mbi grupin e Koresë së Jugut me 3:0 dhe 3:1 gjejmë në rrethin e katërt të Ligës Botërore. Shumë e diskutuar qe ndeshja e dytë, kur bullgarët sikurse e nënvleftësuan kundërshtarin e vet dhe jo vetëm që humbën në gjejmin e tretë, por dhe fituan mjaft vështirë në të katërtin. Por prapë së prapi në sajë të përpjekjeve të Matej Kazijskit dhe të kompanisë, Bullgaria mundi të marrë një aktiv të plotë nga rrethi i katërt dhe në ndeshjen e dytë si mikpritës nga Liga Botërore. Në të njëjtin grup A skuadra e Brazilit fitoi dy fitore, por vetëm 5 pikë si mik i Holandës. Në ndeshjen e parë brazilianët fituan me 3:1, kurse në të dytin nxorën fitoren dramatike me 3:2 gjejmë pasi humbën në dy pjesët e para. Në këtë mënyrë skuadrat e Bullgarisë dhe të Brazilit ndajnë vendin e parë në grup me një aktiv të njëjtë prej 19 pikëve.

Po vazhdon dhe prezantimi i suksesshëm i skuadrës kombëtare të grave në volejboll, e cila kryeson klasifikimin e përkohshëm të grupit të vet në botimin e sivjetshëm të Ligës Evropiane. Si mike të Serbisë bullgaret humbën ndeshjen e vet të parë me 2:3 gjejmë,por në të dytin morën një revansh bindës-3:2. Dhe akoma një lajm tjetër nga volejbolli. Kampionati i Bullgarisë tek meshkujt “CSKA” ra në grupin e parë të ligës Kampionike të Evropës gjatë stinës së ardhshme së bashku me kampionin rus “Zenit” Kazan, ai francez “Kan” dhe gjermani “Unterhahing”. Atuja u tërhoq në Vjenë në një ceremoni të posaçme. “Të kuqtë” përsëri si dhe vjet, janë në një grup së bashku me skuadrën ruse “Zenit”. Volejbollistët e trajnerit të atëhershëm Aleksandër Popov humbën si miq me 1:3, por fituan në sallën “Arena Samokov” me të njëjtin rezultat-3:1 dhe mundën të vazhdojnë përpara në tetë finalet. Skuadra “Kan” u bë nën kampione e Francës, pasi humbi në final nga “Tur”. Kurse “Unterhahing” është nën kampion i Gjermanisë.

Cveti Pironkova e vazhdoi serinë e vet të mundjeve në “Uinbëlldën” dhe u klasifikua për tetë finalet në një nga tenis turnetë më prestigjioze në botë. Bullgarja i doli ballë Regjina Kulikovës nga Rusia me 6:4, 2:0 dhe një refuzim nga rusja. Në këtë mënyrë bullgarja shënon një klasifikim rekord për të në turneun nga Helmeta e Madhe. Në rrethin tjetër Pironkova del kundra numrit të 11 në skemë Marion Bartoli nga Franca në ndeshjen për të rënë në çerekfinale.

Raketa e parë e Bullgarisë Grigor Dimitrov u klasifikua për rrethin e dytë të kualifikimeve të turneut në tenis në kortet e kuqe nga seritë “Çallënxhër” në qytetin gjerman Braunshvajg. Dimitrovi 19 vjeç fitoi pa vështirësi të shumta mbi argjentinasin Sebastian Prieto me 7:5, 6:0 për 52 minuta në startin e skemës paraprake. Kundërshtari tjetër i bullgarit do të jetë numër 3 në skemën Gabriell Truhijo-Soler nga Spanja. Gjatë javës së kaluar Dimitrov u prezantua në nivelin mjaft të lartë në një turne tjetër në Gjermani-në Marburg, ku arriti deri në gjysmëfinalet por humbi me 2:6, 6:7 kundra Simone Vanjoci nga Italia.

Petër Stojçev zuri vendin e dytë në garën për kupën Botërore në maratonën e notit në bregdetin Atlantik në qytetin portugez Setuball. 3 javë përpara kampionatit botëror në ujëra të hapura në qytetin kanadez Robervall, notari më i mirë bullgar njoftoi për formën e vet të shkëlqyer. Në një garë jashtëzakonisht dramatike në distancën olimpike prej 10 kilometrave Stojçev mbeti vetëm në 1 të dhjetë nga sekonda nga fituesi Tomas Llurc nga Gjermania, i cili dy herë ka qenë një kampion botëror. I tretë mbeti Sergjej Fesenko nga Azerbajxhani.

Përgatiti në shqip: N. Vasileva
По публикацията работи: V. Balltaxhijan


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kristian Vasilev

Vozitësi ynë Kristian Vasilev shkon në gjysmëfinale në Szeged

Kristian Vasilev do të garojë në një gjysmëfinale të skifit për kualifikimin Olimpik Evropian në Szeged (Hungari). Ai fitoi bindshëm ndeshjen e dytë pasi e përshkroi distancën 2000 metra për 6:53.08 minuta. Në vitin 2023, Kristian Vasilev humbi..

botuar më 24-04-25 5.38.MD
Hristo Prodanov

40 vjet nga ngjitja e parë bullgare në Everest

Sivjet shënohet 40 vjetori i ekspeditës së parë bullgare për t'u ngjitur në majën më të lartë të planetit - Everest. Më 20 prill 1984, majën e ngjiti pa maskë oksigjeni 41-vjeçari Hristo Prodanov në shpatin më të vështirë perëndimor. Ai arriti..

botuar më 24-04-20 6.25.PD

Pjesëmarrës nga 20 vende në Sofia Karate Open 2024 për Kupën e Presidentit

Presidenti Rumen Radev do të hapë turneun ndërkombëtar Sofia Karate Open 2024 – Kupa e Presidentit të shtunën, më 20 prill. Ngjarja sportive mbahet për herë të 11-të. Këtë vit, më shumë se 1500 pjesëmarrës nga 20 vende do të marrin pjesë në të. Turneu..

botuar më 24-04-20 5.20.PD