Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prezantimi i shkëlqyer i Cvetanë Pironkovës në Uimbëlldën

Foto: BGNES

Tenistja bullgare Cvetana Pironkova përfundoi pjesëmarrjen e vet në kampionatin në të Hapur të Britanisë së Madhe duke humbur në gjysmëfinale nga rusja Vera Zvonarjova nën numrin 21 me 1:2 sete. Me arritjen e vet në gjysmëfinalet Pironkova fitoi 250 000 paund dhe 900 pikë, me të cilën do të regjistrojë klasifikimin rekord në top 35 të klasifikimit të WTA pas “Uimbëlldënit”. Ajo u bë tenistja e parë , e cila është në garë për emrin e Bullgarisë, e cila arriti deri në gjysmë finalin e turneut nga Helmeta e Madhe.
Në rrugën e vet drejt këtij suksesi fantastik Cvetana Pironkova mënjanoi njëra pas tjetrës 3 ruse. Tenistja më e mirë bullgare hyri në qendër të vëmendjes të komentuesve sportiv akoma pas fitores së saj në tetë finalet mbi francezen Marion Bartoli nën numrin 11, kurse fitorja e saj në çerekfinale në kortin qendror “Oll Inglland kllëb”, mbi kampionet për 5 herë të turneut dhe e vënë nën numrin 2 amerikania Vinës Uiljams i detyroi gazetarët sportiv të brohorasin: “gjë fantastike, kush është kjo vajzë”. Pironkova nuk është një emër i ri në tenis, është profesionaliste që nga viti 2002, ajo tanimë kishte fitore mbi tenistet nga top 10, por starti i saj është nga pozita 82 në Uimbëlldën nuk e vinte në qendër të vëmendjes. Që të mund të arrijë deri në momentin e vet sublim-gjysmëfinalen e turneut dhe prognoza emociononte e “Dejli melit”: “Duhet të mësoheni me mendimin se, Cvetana Pironkova do të kthehet në Uimbëlldën akoma vite të tëra me radhë.”

Ja dhe pak të dhëna , për të ditur se kush është kjo vajzë. Cvetana Pironkova ka lindur më 13 shtator 1987 në qytetin e Plovdivit, qyteti i dytë për nga madhësia në Bullgari. Sporti është në gjakun e saj. Babai saj Kirill Ençev , i cili është trejnjeri i saj personal është kampion republikan në kanu, kurse nëna e saj Radosveta Çinkova është kampione në not, motra e saj Elisaveta po kështu luan tenis. Vëllai i saj Enço është sparing partneri i saj dhe e shoqëron në pjesën më të madhe të turneve në të cilat merr pjesë. Ajo është mbesë e Enço Pironkovit një piktor i njohur bullgar, nga i cili ka trashëguar dashurinë ndaj pikturës. Me tenis merret që 4 vjeçe. Cvetana Pironkova është një pjesë e pandarë nga skuadra bullgare për Fed Këp.

A mundej 22 vjeçja Pironkova të mënjanoi dhe rusen e katërt në turne-nën numrin 21 Vera Zvonarjova, mbi të cilën ajo kishte një fitore të shënuar dhe të arrijë deri në final me motrën më të vogël Serena? Deri në rysëm final bullgarja nuk kishte humbur set. Ajo fitoi dhe setin e parë kundra ruses, por mbase...çdo gjë i erdhi pak më shumë bullgares dhe ajo u s’mbraps me 1:2 nga Zvonarjova. Vet Cveti kishte deklaruar se nuk e ka pritur këtë sukses. Por ekziston një maksimë- suksesi lind sukses dhe ajo duhet të mësohet me këtë, sepse tani që të gjithë do të presin akoma dhe akoma prej saj.

Në ditën kur kampionati Botëror i futbollit dominon mbi të gjitha shfaqjet e tjera sportive, kurse Bullgaria nuk është e përfaqësuar, fansit të uritur për suksese sportive bullgare i mbetet të zgjedh për shembull midis Argjentinës dhe Gjermanisë...22 vjeçja Cvetana Pironkova me prezantimin e saj unikal në Uimbëlldën i detyroi të gjithë të ndihen shumë të emocionuar dhe të lumtur. Sukses Cveti dhe një guxim më të madh për më tutje! 
 
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Rosica Dençeva

Tenistja e re bullgare Rosica Dençeva arriti në çerekfinalet në Floridë

Tenistja e re Rosica Dençeva u kualifikua në çerekfinalet për singel dhe çifte në turneun “Eddie Herr” në Floridë (SHBA), në grupmoshat nga 12 deri në 18 vjeç. Dençeva u rendit nën Nr. 1 në skemën singel. Bullgarja u kualifikua edhe për..

botuar më 21-12-02 11.50.PD
Grigor Dimitrov

Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov i bëri një dhuratë një shkolle të mesme në qytetin e tij të lindjes

Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov i bëri një dhuratë shkollës së mesme për mësimin e gjuhëve të huaja “Prof. Dr. Asen Zllatarov” në qytetin e tij të lindjes Haskovo. Tenisti që jeton në Monako ka dhënë 15 mijë euro, ka konfirmuar..

botuar më 21-12-01 11.29.PD

Maria Petrova: Qëllimi im i madh është ta kthej artin në gjimnastikën ritmike

Në ditët e zgjedhjeve ne  mendojmë për bashkimin e kombit tonë. Dhe ajo që na ka bërë gjithmonë të jemi bashkë janë sukseset e sportistëve vendas, ndër të cilët janë padyshim gjimnastet ritmike. Gjatë kësaj vere vajzat nga ansambli ynë u ngjitën..

botuar më 21-11-23 7.15.PD
Подкасти от БНР