Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Jeta është për të dy” - me interpretimet e këngëtarit Orlin Goranov

Foto: BGNES
Burrë elegant me një timbër të butë, i cili interpreton kompozime pop-rok dhe në të njëjtën kohë realizon role të repertorit të tenorit në skenën e operës. Në Bullgari këto fjalë mund të thuhen vetëm për këngëtarin Orlin Goranov.

Këngëtari Orlin Goranov ka lindur në qytetin e Berkovicës më 8 gusht të vitit 1957. Atij i është dhënë titulli “Qytetar nderi i Berkovicës”. Kur ka qenë fëmijë, ka kënduar në korin “Bodra smjana” dhe më vonë në Ansamblin e ushtrisë. Megjithëse babai i tij ka qenë mjek dhe Orlin Goranov ka ëndërruar të merret me shkenca humanitare, sot ai thotë: “Po të kisha pesë jetë të tjera, përsëri do të këndoja, më jep kënaqësi. Këngët sjellin qetësi në shpirt.” Të tilla janë si interpretimet e Marija Nejkovës dhe vjershat e Dimitër Toçevit, ashtu dhe kënga “Jeta është për të dy” në interpretimin e mrekullueshëm të Orlin Goranovit. “Madje të mos jem në këtë jetë, kërkoje dashurinë time në një kërcell luleje pranverore”. Kënga është e dashur për disa breza bullgarësh dhe këndohet deri më sot. Është krijuar në vitin 1981 dhe ka dy interpretime të tjera, të cilat i kanë bërë muzikantët e rinj.

Orlin Goranovi ka një karrierë të suksesshme edhe si këngëtar në duet. Vite me radhë ai ka kënduar me Kristina Dimitrovën. Kanë një album të përbashkët “Unë dhe ti”, i cili është lëshuar në tregun e muzikës në vitin 2000. Ndër hitet e këngëtarit janë duetet e tij me interpretueset Toni Dimitrova, Neli Rangelova, Mariana Popova. Në vitin 2007 u lëshua CD-ja e përbashkët “Orlin Goranov dhe miq” nga seria “Koleksioni i artë”. Hiti i tij i fundit me Mariana Popovën titullohet “Dëgjomë”. Kënga u prezantua në ceremoninë e dhënies së çmimeve vjetore të BG radios për vitin 2010.

Si interpretues pop Orlin Goranovi ka fituar shumë çmime nga konkurset kombëtare dhe ndërkombëtare. Ndër to janë çmimet e para nga Konkursi për rininë për këngë argëtuese Sofje 1987 dhe nga Festivali për hite në Dresden 1981. Orlin Goranovi ka marrë çmimin e madh për këngë argëtuese në edicionin e 30 të festivalit të njohur bullgar “Orfeu i artë ”, gjithashtu dhe çmimin e posaçëm të Lidhjes së shkrimtarëve bullgarë.

Këngëtari Orlin Goranov është i njohur edhe me shfaqjet e tij në skenën e operës. Gjatë vitit 1990 ai mbaroi Akademinë Kombëtare në Sofje dhe këndonte në disa shfaqje opere në Bullgari dhe jashtë. Publiku bullgar e pa Orlin Goranovin në një rol tjetër artistik – ai luajti rolin e presidentit në filmin bullgar “Misioni Londër”, regjisori i të cilit është Dimitër Mitovski. Në kohën e fundit filmi u popullarizua shumë në Bullgari. Ai është krijuar sipas romanit të Alek Popovit. Premiera e filmit u dha gjatë muajt prill të këtij viti, kurse nga shatori do të mund të shihet ne sallat e kinematografisë në Angli.

Orlin Goranovi jeton dhe punon me dëshirë të madhe dhe entuziazëm. Ka një familje të mirë, kurse vajza e tij Zhaklin ka studiuar në Vjenë. Para një viti këngëtari u dallua me intelekt dhe dituri në emisionin e popullarizuar televiziv “Vota e besimit”. Ai mbeti i parë 11 javë me radhë.

Po të doni të dëgjoni disa prej interpretimeve më të njohura të këngëtarit bullgar Orlin Goranov, klikoni AUDIO!

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Elena Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për çfarë është një vizë e tipit C?

Radio Bullgaria në një seri botimesh jep informacion për të ndihmuar mysafirët e vendit tonë nga jashtë. Vizat janë një çështje për të cilën interesohen njerëzit që udhëtojnë nëpër botë. Përgjigja varet nga cili vend dhe për sa kohë do të vizitojnë,..

botuar më 24-08-01 7.20.PD

Sinodi i Shenjtë doli me pozitë për ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike

Evropa e krishterë është e gjallë dhe përpjekjet për ta dekristianizuar dhe dehumanizuar nuk do të kenë sukses, thuhet në qëndrimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare në lidhje me hapjen e Olimpiadës në Paris. “E gjithë bota..

botuar më 24-07-30 4.22.MD

Nxënësit bullgarë fituan 4 medalje në Olimpiadën Ndërkombëtare të Kimisë

Nxënësit bullgarë fituan 4 medalje në Olimpiadën Ndërkombëtare të Kimisë në Arabinë Saudite, të mbajtur nga 21 deri më 30 korrik. Ata fituan një medalje ari, një bronzi dhe dy argjendi. Ari u fitua nga nxënësi i klasës së dymbëdhjetë, Viktor..

botuar më 24-07-30 9.23.PD