Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Panorama sportive

Spanja fitoi Botërorin 2010
Foto: BTA
Spanja është kampione botërore! Me triumf të skuadrës kombëtare spanjolle përfundoi Kampionati i 19 botëror i futbollit në Republikën e Afrikës së Jugut. Në finalin në Johanesburg nxënësit e Visente dell Boske u imponuan me gol të Iniestes në minutën e 116 mbi holandezët. Ndeshja qe e denjë për final, më në veçanti gjatë pjesës së dytë dhe në shtesat. Kampionati në Republikën e Afrikës së Jugut në fakt është i dyti për nga rezultati më i dobët në histori. Në 64 ndeshjet u realizuan 145 gola ose nga 2,27 gola në ndeshje. Vetëm në Itali gjatë vitit 1990 ka pasur më pak gola - mesatarisht nga 2,21 në takim. Përpara 4 vjetëve në Gjermani golat qenë me 2 më shumë-147. Mondiali 2010 është në pozitë të tretë për nga numri i spektatorëve - mesatarisht nga 49 mijë në ndeshje, ku i le vend vetëm Amerikës 1994-69 mijë mesatarisht në takim dhe të Gjermanisë gjatë vitit 2006-52 mijë mesatarisht në ndeshje.
Me fitoren e Spanjës, Evropa tanimë kryeson Amerikën Jugore me 10:9 tituj botëror. Por në ranglistën e përjetshme të kampionateve botërore të futbollit në krye vazhdon të jetë Brazili, i pasuar nga Gjermania dhe Italia. Bullgaria është në pozitën e 30.

Përveç se me kampionatin Botëror të futbollit në Republikën e Afrikës së Jugut, ku Bullgaria mjerisht nuk ishte e përfaqësuar, gjatë këtyre ditëve emocionet e tifozëve sportivë tek ne janë të lidhur dhe me Ligën botërore të volejbollit. Përpara dy takimeve vendimtare gjatë javës në Varna midis Bullgarisë dhe Brazilit në grupin “A” forcat midis të dyja skuadrave u barazuan - që të dyja skuadrat kishin shans për kualifikim për finalet në Argjentinë: kampioni botëror Brazili si prijës në grup, kurse Bullgaria si një skuadër më e mirë e dytë nga faza në grup. Bullgarët kishin nevojë vetëm për sukses, që të mund të klasifikohen për gjashtëshen finale. Pavarësisht nga prioriteti që kishin bullgarët si mikpritës, djemtë e trajnerit Silvano Prandi humbën që të dyja takimet dramatike me 1:3 dhe 2:3 gjejmë. Dhe në të dyja ndeshjet forcat qenë të barabarta, por shansi ishte në anën e brazilianëve, të cilët dhe nga ana psikike ishin skuadra më e qëndrueshme. Në Beograd skuadra e Serbisë u imponua mbi Italinë me 3:2 set, pasi humbiste ndeshjen me 0:2. Gjatë këtij rezultati drejtuesi italian i nxori titullarët e vet dhe në këtë mënyrë u lejojë mikpritësve të kthejnë ndeshjen. Ata e shfrytëzuan rastin dhe nxorën fitore me 3:2 set, kurse me këtë dhe kualifikimi për fazën finale të turneut në Argjentinë.

Skuadra kombëtare e volejbollit e Bullgarisë për femra u klasifikua për finalet e Ligës evropiane, të cilët do të luhen në kryeqytetin turk Ankara më 24 dhe 25 korrik. Pjesëmarrjen e vet në katërshen finaliste, vajzat e Dragan Neshiçit i siguruan vetes fitore gjatë ditës së diel në mbrëmje në qytetin Gabrovo kundër Britanisë së Madhe me 3:0 sete. Serbia fitoi dhe ndeshjen e vet të dytë në Rumani dhe vazhdon të jetë në krye të grupit me një përkatësi më të mirë të seteve nga Bullgaria. Fituesi përfundimtar në grupin “A” do të përcaktohet gjatë ditëve të ardhshme të pushimit kur në qytetin Gabrovo janë dy ndeshjet vendimtare midis dy liderëve Bullgaria dhe Serbia, por pavarësisht nga kjo klasifikimi i bullgareve për finalet është i sigurt.

© Foto: BGNES

Sebastian Ljob (djathtas) fitoi “Rally Bullgaria”, e cila për herë të parë ishte pjesë nga Rally kampionati botëror (WRC).

Kampioni botëror për 6 herë me radhë Sebastian Ljob fitoi në “Rally Bullgaria”, etapa e 7 nga Rally kampionati botëror, kurse me këtë shtoi dhe përparësinë në garën tek pilotët dhe kryesoi fitoren rekorde të radhës për Sitroen.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Grigor Dimitrov

Tenisti Grigor Dimitrov është gati të kthehet në TOP 20

Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov kapërceu shtatë vende deri në 21, falë gjysmëfinales së tij në turneun e Serisë Masters në Indian Wells, ku ai mundi me sukses Daniil Medvedev dhe Hubert Hurkach para se të humbte nga kampioni i ardhshëm..

botuar më 21-10-18 3.51.MD
Borjana Kalejn

Borjana Kalejn me medalje të arta për lojën e saj me top dhe rreth në Rumani

Më 17 tetor Borjana Kalejn fitoi medalje të arta në finalet me top dhe rreth të Kupës Botërore të vargut Challenge në qytetin rumun Cluj. Bullgaria, e cila para kësaj zuri vendin e parë edhe në shumëgarësh, mori një rezultat prej 26,650 pikësh në..

botuar më 21-10-18 10.13.PD
Grigor Dimitrov

Për herë të parë Grigor Dimitrov do të luajë në gjysmëfinale në Indian Wells

Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov vazhdon lojën e tij të mirë në turneun Masters në Indian Wells. Në një ndeshje nga çerekfinalet, bullgari tregoi shpirt luftarak dhe përsëri, pasi në raundin e 16 arriti të bëjë një kthesë në ndeshjen këtë..

botuar më 21-10-15 9.17.PD